• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri, çfarë vendosi sot qeveria

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri, çfarë vendosi sot qeveria
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka ndërhyrë sot në një nga vendimet kyçe për pronat publike në jug të vendit, duke ndryshuar VKM nr.297, datë 20.4.2016, dhe duke i hapur rrugën ndryshimit të pronësisë së Rezidencës Qeveritare në Sarandë.

Në vitin 2016, kjo pronë i ishte kaluar Bashkisë Sarandë me kushte të qarta dhe kufizuese: përdorim publik për programe arsimore dhe ndërtimin e një eko-kampusi, ndërsa ishte vendosur shprehimisht se ndalohej ndryshimi i destinacionit, tjetërsimi apo dhënia në përdorim të tretëve, raporton skyweb.al.

Vendimi i sotëm e rrëzon këtë barrierë.

Vendimi i sotem
Vendimi i sotem

Qeveria ka hequr pikërisht këtë pikë dhe, paralelisht, ka futur në dokument referencën për zhvillimin e projektit “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”, duke i hapur praktikisht derën një transformimi të plotë të pronës.

Kjo lëvizje nuk vjen në vakum.

Më herët, Fondi Shqiptar i Zhvillimit kishte hartuar një projekt të detajuar për këtë zonë, që parashikon ndërtimin e një hoteli, një restoranti dhe një strukture akomoduese në formën e apart-hotelit, duke e kthyer gjithë kompleksin në një destinacion turistik dhe kulturor…sipas FSHZ.

Rezidenca ndodhet në “Kodrën e Gjashtës”, një nga zonat më strategjike dhe panoramike të Sarandës, dhe shtrihet në rreth 3 hektarë.

Objekti, një vilë e periudhës komuniste e përdorur për pushime dhe takime të niveleve të larta shtetërore, konsiderohet një nga asetet më të rëndësishme publike në zonë.

Sipas dokumenteve të projektit, synohet krijimi i një “Eco-Smart Campus”, që ndërthur turizmin, edukimin dhe aktivitetet kulturore, por në praktikë përfshin edhe zhvillime të mirëfillta komerciale. Plani parashikon restaurimin e vilës ekzistuese duke ruajtur identitetin historik, ndërsa rreth saj ndërtohen struktura të reja për akomodim, shërbime dhe aktivitete sociale.

Heqja e ndalimit për tjetërsim e bën këtë skenar jo vetëm të mundur, por të afërt.

Një pronë që deri dje ishte e bllokuar për përdorim publik, sot lirohet nga kufizimet ligjore dhe futet në një logjikë zhvillimi ku përfshirja e privatit bëhet e pashmangshme. /skyweb.al

Etiketat: rezidenca qeveritaresarande
Artikulli para

Merr udhë dhe SH.A-ja e AKSHI-t pas super skandalit, qeveria i ndan 7 milionë euro Albanian Digital Solution

Artikulli pas

“A e do faturën?” Nafta mbi 200 lekë, por tregtarët s’lëshojnë kupon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“A e do faturën?” Nafta mbi 200 lekë, por tregtarët s’lëshojnë kupon

“A e do faturën?” Nafta mbi 200 lekë, por tregtarët s’lëshojnë kupon

Të Përzgjedhura

Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan
Ekonomi

Valutat e huaja dobësohen përballë Lekut

Nga Editor
12 Maj, 2026
0

Dollari amerikan ka shënuar sërish rritje në kursin e këmbimit këtë mëngjes, duke u forcuar krahasuar me një ditë më...

Lexo të plotë
Raporti i BB: Ekonomia e Shqipërisë është rritur, por nuk ka gjeneruar punësimin e duhur

Raporti i BB: Ekonomia e Shqipërisë është rritur, por nuk ka gjeneruar punësimin e duhur

31 Tetor, 2025
I besuari i Frida Krifcës, Reni Ashiku pyetet në SPAK për fondet IPARD: Gati prangat për hajdutët e parave që BE-së për fermerët

I besuari i Frida Krifcës, Reni Ashiku pyetet në SPAK për fondet IPARD: Gati prangat për hajdutët e parave që BE-së për fermerët

26 Shkurt, 2026
Edhe pulat nga Tajlanda, 197 tonë mish përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

Edhe pulat nga Tajlanda, 197 tonë mish përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

26 Shtator, 2026
“Historia kërkon kurajë”, Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje

“Historia kërkon kurajë”, Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje

24 Gusht, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr