• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“A e do faturën?” Nafta mbi 200 lekë, por tregtarët s’lëshojnë kupon

Editor Nga Editor
29 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“A e do faturën?” Nafta mbi 200 lekë, por tregtarët s’lëshojnë kupon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nafta kaloi pragun e 200 lekëve për litër dhe bashkë me të u rikthye edhe debati i vjetër mbi mënyrën si funksionon tregu i karburanteve në Shqipëri. Kriza në Lindjen e Mesme dhe luhatjet në bursat ndërkombëtare u përkthyen shpejt në çmimet më të larta në rajon në pikat e shitjes kudo në Shqipëri, duke rënduar buxhetet familjare.

Por problemi në vend nuk mbaron te kostoja në pompë. Përtej çmimit, në treg informaliteti mbetet i pranishëm dhe jo çdo transaksion lë gjithmonë gjurmë në sistemin fiskal.

“A e do faturën?” – kjo është pyetja që, sipas qytetarëve, dëgjohet shpesh sapo shitësi heq pompën nga automjeti.

Dhjetëra dëshmi të mbledhura nga Faktoje tregojnë se moslëshimi i faturës është kthyer në praktikë të zakonshme. Në disa raste, fatura nuk jepet nëse nuk kërkohet. Në të tjera, nuk jepet fare. Dhe kur jepet, nuk është gjithmonë e fiskalizuar.

“Doja të paguaja me kartë, por më thanë se POS-i nuk funksiononte. Paguajta cash dhe kërkova faturë në fund. Më dhanë një faturë të pafiskalizuar,” rrëfen një qytetar nga Tirana, ditën kur çmimi i naftës ishte 224 lekë për litër.

Fatura që mungon

Ligjërisht, çdo litër karburant i shitur duhet të shoqërohet me faturë fiskale. Sistemi i fiskalizimit online u ndërtua për të garantuar që çdo transaksion të raportohet në kohë reale tek administrata tatimore. Por praktika në terren sugjeron se mes ligjit dhe zbatimit ekziston ende një hendek.

Në një treg ku karburanti ndikon pothuajse çdo hallkë të ekonomisë, nga transporti te çmimet e produkteve bazë, mungesa e faturës ngre pikëpyetje jo vetëm mbi disiplinën fiskale, por edhe mbi shkallën reale të informalitetit në sektor.

Sipas ekspertit fiskal të qendrës ALTAX, Eduard Gjokutaj, moslëshimi i faturës nuk duhet parë si shkelje sporadike, por si tregues i dobësive institucionale në monitorimin e tregut.

“Nga këndvështrimi fiskal, moslëshimi i faturës krijon hapësirë për fshehje të xhiros reale dhe rrjedhimisht për evazion në TVSH dhe tatim-fitimin,” argumenton Gjokutaj.

Në një sektor me volum të lartë qarkullimi, edhe devijime të vogla në raportim mund të përkthehen në humbje të mëdha për buxhetin e shtetit. Sipas tij, problemi shkon përtej të ardhurave fiskale, pasi deformon konkurrencën dhe krijon avantazh të padrejtë për operatorët që shmangin faturimin.

Një shqetësim të ngjashëm ngre edhe ekspertja e ekonomisë, Fatmira Kola, e cila e konsideron këtë praktikë si pasojë të normalizimit të informalitetit.

“Në këtë realitet të rënduar, praktika e moslëshimit të faturës fiskale në pikat e karburantit nuk është vetëm abuzim: është një formë e pastër grabitjeje ekonomike ndaj qytetarëve dhe shtetit,” thotë ajo për Faktoje.

Sipas Kolës, vetë pyetja “a e doni faturën?” tregon se detyrimi ligjor është kthyer në zgjedhje opsionale. “Fatura nuk është opsion, është detyrim ligjor. Çdo litër i shitur pa faturë është një transaksion i padeklaruar, pra një humbje direkte për buxhetin e shtetit dhe një fitim i padrejtë për operatorin,” argumenton ajo.

“Në një treg me qarkullim kaq të madh, – shton ekspertja, – kjo praktikë mund të përkthehet në miliona euro evazion”.

Kola paralajmëron se pasojat ndihen edhe në konkurrencën mes operatorëve. “Bizneset që zbatojnë rregullat ndëshkohen, ndërsa ata që shmangin taksat përfitojnë. Në thelb, krijohet një treg i padrejtë, ku ndershmëria bëhet disavantazh,” përfundon ajo.

Sipas ekspertëve, konsumatori mbetet hallka më e pambrojtur.

Pa faturë, qytetari nuk ka provë për sasinë apo cilësinë e karburantit të blerë dhe humbet mundësinë për të bërë ankesë efektive. “Në thelb, moslëshimi i faturës në këtë sektor duhet parë si tregues i një problemi më të gjerë të disiplinës tatimore dhe të kapaciteteve të administrimit,” përfundon Gjokutaj.

“Denonconi” 

Luigj Aliaj, përfaqësues i Shoqatës së Hidrokarbureve, thotë se problemi i mos lëshimit të faturës nuk mund të përgjithësohet për të gjithë sektorin.

“Shqipëria ka rreth 1380 pika karburanti dhe ne nuk kemi anëtarë as 10 për qind të tyre. Por nëse ky fenomen ndodh, kanë përgjegjësi edhe klientët. Ligji thotë se po nuk të japin kupon, mos paguaj. Shitjet janë online dhe rezultati në kohë reale shkon në Tatime,” thotë Aliaj për Faktoje.

Ai shton se qytetarët duhet të denoncojnë rastet konkrete.

“Tatimet kanë qindra inspektorë në terren. Le të denoncojnë pikën që vepron kështu,” përfundon ai.

Në sektorin e karburanteve, ku qarkullimi financiar është i lartë dhe fitimet ndikohen nga diferenca të vogla çmimi, mungesa e fiskalizimit mund të ketë efekt të shumëfishtë.

Pasojat në buxhet

Sipas analizave fiskale të qendrës ALTAX, struktura e çmimit të naftës në Shqipëri dominohet nga taksat dhe kostot e tregtimit. Një pjesë e konsiderueshme e çmimit final përbëhet nga akciza, TVSH-ja, taksa e qarkullimit dhe tarifat e tjera që i shtohen kostos bazë.

Kjo do të thotë se çdo litër i shitur jashtë sistemit fiskal nuk prek vetëm të ardhurat e biznesit, por edhe arkën e shtetit. Fiskalizimi online duhej ta kishte minimizuar këtë problem. Sistemi është ndërtuar pikërisht për të raportuar në kohë reale çdo transaksion tek administrata tatimore. Por dëshmitë e qytetarëve tregojnë se ekzistojnë ende hapësira për shmangie.

Në mars, shqetësimi për abuzimet në sektor u ngrit publikisht edhe nga deputeti Erion Braçe.

“Kam disa video që mi kanë çuar qytetarë, ku dëgjohen shitësit në pompë duke pyetur: ‘A e do faturën?’ Po mirë, çfarë do të thotë kjo? Për çdo shitje pa faturë, ku raportohet dhe si tatohet?” deklaroi ai.

Ministria e Financave ka njoftuar ngritjen e një task force të përbashkët mes Tatimeve dhe Doganave për monitorimin e sektorit të hidrokarbureve. Task Forca synon kontrollin jo vetëm të dokumentacionit tatimor dhe doganor, por edhe verifikimin fizik të sasive të karburantit që tregtohen në pikat e shumicës dhe pakicës. Megjithatë, pyetja mbetet nëse kontrollet mund të frenojnë një praktikë që qytetarët thonë se e hasin shpesh./Faktoje

Etiketat: faturanafta
Artikulli para

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri, çfarë vendosi sot qeveria

Artikulli pas

11 lloje kanceri në rritje te të rinjtë, shkencëtarët zbulojnë një prej shkaqeve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Euro vazhdon rënien, ngrihet dollari

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë
Ekonomi

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

8 Qershor, 2026
Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës
Ekonomi

Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës

8 Qershor, 2026
Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar
Ekonomi

Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
11 lloje kanceri në rritje te të rinjtë, shkencëtarët zbulojnë një prej shkaqeve

11 lloje kanceri në rritje te të rinjtë, shkencëtarët zbulojnë një prej shkaqeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions
Ekonomi

KPP, “shuplakë” AKSHI-t për tenderin 6.2 mln euro të kamerave dhe skanerave në burgje: Anuloje dhe rishpalle me kritere të reja

Nga SkyWeb
21 Gusht, 2025
0

Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen me kushte të tjera të tenderit 6.2 milionë euro të shpallur...

Lexo të plotë
BE jep alarmin: Kafeja e Devolli Group Prince Caffe me substanca të rrezikshme. Çfarë janë Akrilamidet dhe sëmundjet që shkaktojnë, reagon kompania

BE jep alarmin: Kafeja e Devolli Group Prince Caffe me substanca të rrezikshme. Çfarë janë Akrilamidet dhe sëmundjet që shkaktojnë, reagon kompania

2 Janar, 2026
“Çdo grua mund të bëhet CEO e Rheinmetall”, përplasjes mes gjigantit gjerman të armëve dhe ukrainasve për kapacitetet e dronëve të Kievit

“Çdo grua mund të bëhet CEO e Rheinmetall”, përplasjes mes gjigantit gjerman të armëve dhe ukrainasve për kapacitetet e dronëve të Kievit

30 Mars, 2026
Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon

Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon

3 Mars, 2026
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

BSH jep alarmin për skemën e pensioneve: Duhen masa urgjente, popullsia po plaket

10 Nëntor, 2025

Të Fundit

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr