• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Nëntor, 2026
në Turizëm
A A
Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së
Share on FacebookShare on WhatsApp

Paketat turistike në Shqipëri rrezikojnë të shtrenjtohen me 10–15% gjatë vitit 2027, si pasojë e rritjes së TVSH-së për akomodimin, zhvlerësimit të euros dhe shtimit të kostove të operimit.

Paralajmërimi vjen nga Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, i cili në një intervistë për revistën “Monitor” shprehet se ndryshimet e parashikuara në Paketën e re Fiskale mund të dobësojnë konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar.

Sipas tij, rritja e TVSH-së për akomodimin nga 6% në 10% do të rëndojë veçanërisht mbi hotelet që kanë lidhur tashmë kontrata me operatorët ndërkombëtarë për sezonin e ardhshëm.

Këto struktura nuk mund t’i ndryshojnë çmimet e dakordësuara dhe për rrjedhojë do të detyrohen ta përballojnë vetë koston shtesë, duke reduktuar fitimet.

Ndërkohë, për rezervimet individuale dhe kontratat e reja, barra fiskale pritet të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet që do të paguajnë turistët.

“Duke i marrë së bashku këta dy faktorë, vlerësoj se çmimet e akomodimit mund të rriten me 10-15%, ku një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje lidhet me efektin e kursit të këmbimit”, deklaron Kasa për “Monitor”.

Ai paralajmëron se Shqipëria rrezikon të humbasë një nga avantazhet kryesore që e ka bërë tërheqëse për turistët e huaj: çmimet relativisht të ulëta.

Sipas Kasës, shtrenjtimi i shërbimeve mund të ndikojë edhe në investimet e reja, pasi bizneset do të kenë më pak hapësira financiare për zgjerimin e aktivitetit.

Përfaqësuesi i industrisë turistike thekson gjithashtu se viti 2026 pritet të mbyllet me rezultate më të dobëta se parashikimet fillestare.

Ai i referohet të dhënave të INSTAT-it, sipas të cilave hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me rreth 4%, një ritëm që e konsideron nën pritshmëritë e sektorit.

Për të shmangur rëndimin e mëtejshëm të situatës, Unioni Turistik Shqiptar kërkon vendosjen e një norme të unifikuar TVSH-je prej 10% për të gjithë zinxhirin e shërbimeve turistike, përfshirë akomodimin, transportin, shërbimet SPA dhe bar-restorantet brenda strukturave të certifikuara.

Sipas Kasës, kjo do ta bënte sistemin fiskal më të thjeshtë dhe më të parashikueshëm, duke ndihmuar Shqipërinë të ruajë konkurrueshmërinë përballë destinacioneve të tjera të rajonit.

Artikulli para

Rama para socialistëve: S’jam peng i askujt, ministrat i zgjedh vetë!

Artikulli pas

Sa cigare në ditë konsumoni? Numri i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për demencë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Europës
Turizëm

Ministria e Turizmit krijon Platformën Kombëtare për Pikat Turistike, rregulla të reja për shtigjet

13 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Turizëm

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë
Turizëm

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike
Turizëm

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sa cigare në ditë konsumoni? Numri i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për demencë

Sa cigare në ditë konsumoni? Numri i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për demencë

Të Përzgjedhura

Brezi “Baby Boomers” mbush 80 vjeç. Pse pleqëria e tyre është kaq ndryshe?
Shëndet

Brezi “Baby Boomers” mbush 80 vjeç. Pse pleqëria e tyre është kaq ndryshe?

Nga Editor
14 Prill, 2026
0

Brezi i njohur si “Baby Boomers”, i cili ka ndikuar fuqishëm zhvillimet shoqërore dhe ekonomike për dekada, po hyn në...

Lexo të plotë
NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

18 Shkurt, 2026
Të dhënat e tua personale po qarkullojnë në internet. Ja si t’i mbrosh përmes Google

Të dhënat e tua personale po qarkullojnë në internet. Ja si t’i mbrosh përmes Google

4 Mars, 2026
Lajm i keq për shqiptarët? Qeveria britanike propozim të ri për të luftuar emigracionin e paligjshëm

Lajm i keq për shqiptarët? Qeveria britanike propozim të ri për të luftuar emigracionin e paligjshëm

20 Shtator, 2025
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Shtyhet për vitin 2028 taksa e re mbi pasuritë e paluajtshme

6 Tetor, 2025

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr