• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Ministria e Turizmit krijon Platformën Kombëtare për Pikat Turistike, rregulla të reja për shtigjet

Editor Nga Editor
13 Nëntor, 2026
në Turizëm
A A
CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Europës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po ndërmerr një hap të ri drejt organizimit dhe zhvillimit të turizmit natyror, përmes një rregulloreje të re që synon standardizimin e administrimit të shtigjeve turistike në të gjithë vendin.

Ministria përgjegjëse për turizmin ka miratuar kuadrin e ri rregullator, i cili përcakton mënyrën se si do të regjistrohen, kategorizohen, mirëmbahen dhe kontrollohen itineraret turistike. Qëllimi kryesor është garantimi i një eksperience më të sigurt për vizitorët, si dhe rritja e cilësisë së ofertës turistike shqiptare.

Në bazë të rregullores, të gjitha shtigjet do të përfshihen në një Regjistër Kombëtar dhe do të klasifikohen në katër nivele: shtigje të lehta, shtigje malore me vështirësi mesatare, shtigje malore të vështira dhe rrugëkalime alpine. Për përcaktimin e kategorisë do të merren parasysh kushtet e terrenit, pjerrësia, ekspozimi ndaj rreziqeve natyrore dhe niveli i vështirësisë gjatë ecjes.

Një risi tjetër është ngritja e Platformës Kombëtare të Shtigjeve Turistike, e cila do të shërbejë si një pikë referimi për turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Në këtë platformë do të publikohen të dhëna të detajuara për itineraret, duke përfshirë distancën, kohëzgjatjen e ecjes, shkallën e vështirësisë, atraksionet përgjatë rrugës, burimet e ujit dhe shërbimet mbështetëse.

Gjithashtu, përdoruesit do të kenë akses në informacione mbi kushtet e motit, rreziqet e mundshme dhe çdo kufizim apo mbyllje të përkohshme të shtigjeve.

Rregullorja vendos detyra të përcaktuara për institucionet që do të jenë përgjegjëse për administrimin e këtij rrjeti, ndërsa sinjalistika do të unifikohet sipas standardeve të përbashkëta kombëtare. Po ashtu, specialistët që angazhohen në projektimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e shtigjeve do të duhet të ndjekin procese trajnimi dhe certifikimi.

Në rastet kur identifikohen rreziqe për sigurinë e turistëve apo për mbrojtjen e mjedisit, autoritetet do të kenë të drejtë të ndërhyjnë përmes vendosjes së kufizimeve, ndryshimit të itinerarit ose mbylljes së përkohshme të tij.

Me këtë rregullore synohet krijimi i një rrjeti më të organizuar dhe më të sigurt të shtigjeve turistike, duke i dhënë një shtysë të mëtejshme zhvillimit të turizmit malor dhe atij të aventurës në Shqipëri. /skyweb.al

Etiketat: Shtigjet turistike
Artikulli para

Pse ngritja është pjesa më e rrezikshme e fluturimit? Ish-pilotja shpjegon skenarin për të cilin përgatiten ekuipazhet

Artikulli pas

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

Editor

Editor

Nga Kategoria

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Turizëm

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë
Turizëm

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike
Turizëm

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet
Turizëm

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

Të Përzgjedhura

AI shkon në ekstrem, a duhet të vendosë pamja e fytyrës se kë punësojnë kompanitë?!
Ekonomi

AI shkon në ekstrem, a duhet të vendosë pamja e fytyrës se kë punësojnë kompanitë?!

Nga SkyWeb
8 Dhjetor, 2025
0

Një debat i ri etik po zhvillohet në botën akademike dhe korporative: a mund, dhe a duhet, të përdoret analiza...

Lexo të plotë
Kandidati i SHBA për ambasador në Tiranë raporton në Senat: Do të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

Kandidati i SHBA për ambasador në Tiranë raporton në Senat: Do të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

20 Maj, 2026
Rama: Në Parqet Kombëtare do të ndërtojmë ballkone panoramike

Rama: Në Parqet Kombëtare do të ndërtojmë ballkone panoramike

25 Nëntor, 2025
Pezullimi i Ballukut, Ylli Manjani thotë se GJKKO ka lënë vendin pa qeveri: Ndërhyrje brutale në punët e ekzekutivit

Pezullimi i Ballukut, Ylli Manjani thotë se GJKKO ka lënë vendin pa qeveri: Ndërhyrje brutale në punët e ekzekutivit

20 Nëntor, 2025
Mjegulla e dendur pushton Rrugën e Kombit, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit

Mjegulla e dendur pushton Rrugën e Kombit, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit

25 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr