• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në Tiranë, rruga më e shpejtë për të kuptuar ritmin e ekonomisë nuk kalon domosdoshmërisht nga statistikat e prodhimit industrial, por nga sportelet e këmbimit valutor dhe tryezat e thesarit të bankave.

Për dekada me radhë, monedha e përbashkët europiane ka funksionuar si një valutë paralele në Shqipëri—një mjet kursimi për familjet dhe një njësi matëse për pasuritë e paluajtshme. Megjithatë, shifrat e fundit nga Banka e Shqipërisë sugjerojnë se ajo që dikur ishte një dukuri e heshtur, tashmë është shndërruar në një vërshim likuiditeti.

Nga viti 2021 deri në fund të vitit 2025, vëllimi vjetor i tregtimit në tregun vendas të këmbimit valutor është pothuajse dyfishuar, nga rreth 8.2 miliardë euro në rreth 16.2 miliardë euro. Dhe ky ritëm nuk po ngadalësohet.

Vetëm në tre tremujorët e parë të vitit 2026, sasia e valutës së tregtuar në bankat dhe zyrat valutore të vendit arriti në rreth 14.45 miliardë euro, duke tejkaluar totalin e plotë të të gjithë vitit 2024. Në një ekonomi me përmasa modeste si ajo shqiptare, një rritje e tillë tregon më shumë sesa thjesht një treg valutor më dinamik; ajo sinjalizon një ndryshim të thellë strukturor.

Çdo vit, grafiku i tregut valutor në Shqipëri vizaton një dhëmbëzim të parashikueshëm, por me amplituda gjithnjë e më të mëdha. Kulmi arrihet rregullisht në tremujorin e tretë, kur brigjet e Adriatikut dhe Jonit mbushen me pushues dhe valixhet e emigrantëve kthehen në shtëpi.

Në tremujorin e tretë të vitit 2026, tregu valutor këmbeu rreth 5.7 miliardë euro—gati trefishi i vëllimit të regjistruar në verën e vitit 2021. Megjithatë, t’ia atribuosh këtë fenomen vetëm turizmit do të ishte një thjeshtim i tepruar.

Prej disa vitesh tashmë Shqipëria është përfshirë nga një debat i ndezur mbi atë që po ndodh në tregun e valutës dhe kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë, autoriteti monetar i vendit, thotë se vëllimi i këmbimeve në tregun valutor nuk është i fryrë artificialisht, por mbetet në linjë me vëllimin i aktivitetit të ligjshëm tregtar duke e argumentuar këtë me grafikun që pasqyron të dy treguesit.

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në

Kjo është një mënyrë të pari. Fakti që tregu valutor zgjerohet gjatë pikut të sezonit turistik e lidh fluksin e këmbimeve me atë të hyrjes së valutës nga turizmi. Megjithatë ky grafik ka një dobësi të madhe metodologjike, që e bën të pamjaftueshëm për të përjashtuar paratë informale nga ekuacioni. Grafiku tregon se sa euro tregtohen, por nuk gjurmon origjinën e tyre.

Një mënyrë tjetër të pari, është të krahasohen vëllimin e valutës së tregtuar me flukset reale hyrëse të valutës së deklaruar në Bilancin e Pagesave. Të dhënat tregojnë se hendeku mes të dyjave është dyfishuar në katër vitet e fundit.

Në vitin 2025, tre burimet kryesore formale të hyrjes së valutës—eksportet e mallrave dhe shërbimeve, remitancat dhe kapitali i ri real nga investimet e huaja —arritën së bashku në 11.96 miliardë euro. Kjo lë një diferencë prej rreth 4.24 miliardë eurosh—gati dyfishi i hendekut të vitit 2021 (2.15 miliardë euro)—që qarkullon në tregun valutor përtej prurjeve të reja formale.

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në

As ky grafik nuk tregon domosdoshmërisht se në treg po këmbehen euro që vijnë jashtë flukseve të ligjshme. Rritja e hendekut mes valutës së tregtuar dhe asaj që hyn mund të jetë po aq mirë një fenomen i brendshëm: shqiptarët që braktisin kursimet e vjetra “nën jastëk” apo në depozita përballë një leku që sa vjen e forcohet. Kursi i këmbimit është një enigmë me shumë të panjohura, dhe të shohësh vetëm volumin bruto të transaksioneve është si të matësh zhurmën e një motori pa hapur kofanon.

Edhe argumenti më i fortë i qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë—ai i shtimit të flukseve valutore—nuk e shpjegon dot plotësisht ecurinë e kursit. Nëse heqim dorë nga vëllimet e sporteleve dhe vëmë përballë bilancin neto të valutës (diferencën e pastër mes çdo euroje që hyn dhe çdo euroje që del nga ekonomia) me vetë çmimin e euros, aritmetika zyrtare sërish nuk përputhet.

Për vite me radhë, sidomos gjatë periudhës 2019–2021, kursi ka lëvizur në drejtim të kundërt me bilancin e deklaruar. Gjatë atyre tre viteve, Shqipëria kishte deficit neto të valutës: në vitin 2020 nga vendi dolën 259 milionë euro më shumë sesa hynë në rrugë zyrtare, ndërsa në 2021 hendeku negativ ishte 191 milionë euro.

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në

Sipas teorisë klasike që mbështesin autoritet sot, euro duhet të ishte forcuar, ose të paktën duhet të kishte ndalur dobësimin. Megjithatë, në treg ndodhi e kundërta: euroja zbriti nga 127.59 lekë në vitin 2018 në 122.46 lekë në vitin 2021. Kjo rënie e pashpjeguar nga bilancet zyrtare u jep të drejtë kritikëve që argumentojnë se tregu vendas po furnizohej me euro jashtë radarëve të Bilancit të Pagesave, kryesisht përmes kanalit të ndërtimit dhe kursimeve informale.

Në fund, shifrat e pastruara të Bankës së Shqipërisë e lënë debatin të ndarë në dy epoka. Nëse rënia e hershme e euros përpara vitit 2022 mbetet një enigmë e pazgjidhur pa praninë e flukseve joformale, vitet e fundit tregojnë se ekonomia shqiptare po gjeneron vërtet mbi një miliard euro tepricë neto në vit.

Për bankën qendrore, ky bollëk valutash është sa një bekim që mban nën kontroll inflacionin nga importet, aq edhe një sfidë klasike e “sëmundjes holandeze”, ku eksportuesit vendas humbasin konkurrueshmërinë përballë një monedhe kombëtare tepër të fortë dhe një sektori shërbimesh e ndërtimi që gëlltit kapitalin.

Ndërsa vëllimi i eurove në treg dyfishohet çdo katër vjet, prova e vërtetë e politikëbërësve nuk është më thjesht tërheqja e valutës, por kanalizimi i saj drejt sektorëve që prodhojnë vlerë afatgjatë, përpara se batica të fillojë të tërhiqet. /kapitali.al

Etiketat: euro
Artikulli para

Ministria e Turizmit krijon Platformën Kombëtare për Pikat Turistike, rregulla të reja për shtigjet

Artikulli pas

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për t’u ushqyer, europianët për të jetuar

13 Nëntor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LISTA/ Kadastra kërkon pronarët e 1 818 pronave: Na shkruani t’ju mbyllim Legalizimin!

13 Nëntor, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Qeveria përgatit ndryshimin e skemës së pensioneve, ekonomisti paralajmëron: Mund të preket indeksimi i pensioneve të larta

13 Nëntor, 2026
Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Të Përzgjedhura

Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë
OP-ED

Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

Nga SkyWeb
18 Maj, 2025
0

Arben Malaj Ish anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë (2016-2019) Milton Friedman, nobelist në ekonomi në 1976, do...

Lexo të plotë
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që “fshehin” të dhënat

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që “fshehin” të dhënat

12 Janar, 2026
Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

RCC thotë se historia dhe politika mbeten pengesat kryesore të bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet e rajonit

31 Janar, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

Një vrimë në ujë! Tik Tok-u u rihap, por algoritmi është i njëjtë, Shqipëria s’ka marrëveshje me platformën, qeveria: Po negociojmë

6 Shkurt, 2026
VENDIMI/ Kostot e fluturimeve të Kryeministrit do të jenë sekret

VENDIMI/ Kostot e fluturimeve të Kryeministrit do të jenë sekret

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr