• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Maj, 2025
në OP-ED
A A
Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Arben Malaj

Ish anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë (2016-2019)

Milton Friedman, nobelist në ekonomi në 1976, do të theksonte se “Inflacioni është fenomen monetar”. Kjo nënkupton se arritja dhe mbajtja e tij në një nivel të ulët si dhe ulja e inflacionit të lartë duhet të fillojnë me politikat monetare.

Por, çfarë ndodh kur politikat monetare bien në konflikt me qëllimet politike? Gerhard Schroder, ish-kancelari i Gjermanisë në vitet 1978-2005, do të apelonte se çdo debat midis politikanëve rreth politikës monetare është kundërproduktive. Politikanët në pushtet u imponohen BQ të ulin koston e parasë.

Kjo sepse ulja e kostos së parasë në ekonomi rrit kërkesën për mallra dhe shërbime duke ndihmuar që rritja ekonomike të rrit të ardhurat dhe punësimin. Politikanët në opozitë bëjnë presion publik mbi BQ të mos ulin interesin/koston e parasë para dhe gjatë të zgjedhjeve. Ata argumentojnë se uljet e kostos së parasë u lehtësojnë fitoren maxhorancave dhe penalizojnë opozitën.

Studiuesit e recesioneve ekonomike argumentojnë se rritja ekonomike që nuk vjen nga rritja reale e të ardhurave të disponueshme të individëve dhe bizneseve, por nga ulja e kostos së parasë nuk do të ishte rritje e shëndetshme për ekonominë.

Trump, duke folur një ditë pasi Rezerva Federale, siç kishin pritur gjerësisht tregjet financiare, mbajti të pandryshuar normën e saj kryesore të huamarrjes, tha se ulja e normave të interesit do të ishte “si karburant për avionë” për ekonominë” por Powell nuk dëshiron ta bëjë këtë”.

Një situatë kritike është aktualisht për FED në SHBA. Lufta e tarifave ka rritur inflacionin në rreth 2.6 për qind nga 2 përqind, që është objektivi i politikës monetare të FED. Këtë rritje të inflacionit, kryesisht për shkak të gjithë pasojave direkte dhe indirekte të luftës së tarifave, presidenti Trump synon ta zbus duke kërcënuar shefin e FED që të përshpejtojë uljet e normave të interesit dhe përmasat e uljeve të mos jenë të mos jenë me 0.25 si në rastin e fundit, jo vetëm të FED nga 4.5 në 4.25 përqind.

Arsyeja kryesore pse FED dhe shumë BQ në botë nuk po nxitohen të ulin koston e parasë në ekonomi edhe kur presionet janë kërcënuese janë rritur ndjeshëm (Poëell) kundër guvernatorëve ka të bëjë vetëm me faktin se në kushtet kur papunësia ka arritur nivelin kritik prej 4.2%, çdo ulje e kostos së parasë në ekonomi duke rritur kërkesën pergjithshme do të rrisë ritmin e rritjes ekonomike dhe natyrshëm do të rris kërkesën për fuqi punëtore.

Kërkesa për fuqi punëtore përballë një oferte fuqie punëtore të kufizuar në rreth 5 % do të sjellë një rritje të kostos së punës, e cila do të rris koston dhe çmimet e mallrave dhe shërbimeve.

Kjo do të sjellë efekte negative të rritjes së inflacionit për shkak të spirales midis rritjes së kostos punës dhe rritjes së cmimeve. Rritja e kostos së punës, tejnxeh motorin e ekonomisë. Në kuptimin figurativ, kur motori i makinës/ekonomisë nxehet, shoferi/Banka Qendrore duhet ta heqë këmbën nga gazi, në mënyrë që temperatura e motorit të bjerë dhe makina/ ekonomia të mos digjet.

Një ekonomi e mbinxehur është ajo që zgjerohet me një ritëm që është i paqëndrueshëm. Treguesi parë i mbinxehjes së ekonomisë krahason nivelin aktuale të prodhimit ekonomik me vlerësimet e prodhimit potencial.

Nëse prodhimi aktual është mbi prodhimin potencial, kjo mund të shkaktojë mbinxehje. Rritjet e larta të pagave dhe çmimeve, rritjet e mëdha të kreditimit, rritjet në importe për të përmbushur kërkesën, rritjet e huamarrjeve mund të jenë si burim ashtu edhe shenja paralajmeruese e mbinxehjes së ekonomisë. Kjo mund të çojë në flluska asetesh, veçanërisht në tregjet e banesave, si ka ndodhur edhe në Shqipëri.

Flluskat e aseteve i bëjnë familjet të ndihen më të pasura. Investimet financiare euorike te ushqyera nga kostoja e lirë e parasë dhe euforizmi i tepëruar, hedhin farën e krizave të ardhme financiare. Sipas studjuesve mbinxehja ndodh kur ekonomia arrin kufijtë e kapacitetit të saj për të përmbushur të gjithë kërkesën nga individët, firmat dhe qeveria. Por mbinxehjet mund të rezultojnë në recesion të dëmshëm.

Kur ekonomia mbinxehet, disa prodhues nuk janë në gjendje të furnizojnë të gjitha mallrat që kërkojnë konsumatorët. Kjo mund të çojë në rritje më të shpejtë të çmimeve. Përballja dhe Kontrolli i Mbinxehjes Ekonomike nuk është i lehtë.

Midis qershorit 2004 dhe qershorit 2006, Bordi i Rezervës Federale (FRB) e rriti normën e interesit 17 herë si një mjet gradual për të ngadalësuar ekonominë e mbinxehur të Amerikës. Megjithatë, dy vjet më vonë, inflacioni në SHBA arriti në 5.6 përqind. Kjo rritje e shpejtë e çmimeve u pasua nga një recesion paralizues, i cili pa inflacionin të binte nën zero brenda gjashtë muajsh. Që nga Lufta e Dytë Botërore, shkalla e papunësisë në përgjithësi ra nën 5% në vitet menjëherë para recesioneve. Kjo përfshin vitet që çuan në Recesionin e Madh.

Simptomat e ekonomive të mbinxehura përfshijnë nivele jonormalisht të larta të besimit të konsumatorit që e ushqejnë riskun e recesioneve të ardhme. Shkaqe të tjera të një ekonomie të mbinxehur përfshijnë flluskat e aseteve dhe tronditjet e jashtme ekonomike.

Një shembull i këtyre të fundit janë tronditjet e naftës që ndodhën gjatë pjesës më të madhe të viteve 1970 dhe 1980. Ato rezultuan në recesione me periudha dhe intensitet të ndryshëm, ndërsa fatura e importit të naftës në Amerikë u rrit.

Shpërthimi i flluskës dotcom në vitin 2001 rezultoi në një recesion. Kriza financiare e vitit 2008 ishte rezultat i një flluskë e pasurive të paluajtshme. Ajo pati implikime të gjera, dhe rezultoi në një recesion të zgjatur që në nivel global. Recesioni i Madh gjatë fundit të viteve 2000 u parapri nga një ekonomi e mbinxehur. Shkalla e papunësisë ra vazhdimisht deri në vitin 2007, duke kulmuar në një normë prej 4.6% nën normën normale 5 përqind.

Ndërkohë, norma e interesit, e cila kishte qenë në rritje të vazhdueshme, arriti kulmin në 5.25% në vitin 2006, kur Ben Bernanke u bë Kryetar i Rezervës Federale dhe pak para krizës. Inflacioni gjithashtu arriti kulmin në 4.3% në të njëjtën kohë. Rezerva Federale e mbajti kostot e huamarrjes afatshkurtër në rangun 4.25%-4.50%.

Shefi i FED Jerone Poëell qartson vendim e FED kur thekson se: “Ulja e normave të interesit zakonisht nxiste ekonominë, por në një kohë inflacioni mbi objektivin, duke vepruar kështu mund të lëshojë gjithashtu një spirale në rritje të presioneve të çmimeve”. Por ndërsa transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti e politikave monetare e Bankave Qendrore duhet të rritet, por pa kërcënuar dhe cënuar pavarësinë vendim-marrëse të tyre.

Panorama

Artikulli para

Si të gjeni makina me qira të lira, teknika për të kursyer para

Artikulli pas

Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave
OP-ED

Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave

12 Tetor, 2026
Si po rrit Banka e Shqipërisë çmimet përmes blerjes masive të eurove që kanë “mbytur” tregun
Ekonomi

Si po rrit Banka e Shqipërisë çmimet përmes blerjes masive të eurove që kanë “mbytur” tregun

12 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE
OP-ED

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE
Aktualitet

Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Nuk ka kohë për të humbur kohë me BE
OP-ED

Nuk ka kohë për të humbur kohë me BE

8 Tetor, 2026
Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian
OP-ED

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin

Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin

Të Përzgjedhura

Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional
Aktualitet

Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional

Nga Editor
5 Maj, 2026
0

Në qytetin Baden ka nisur një projekt i pazakontë që po sfidon konceptin tradicional të transportit publik. Një autobus i...

Lexo të plotë
Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik

Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik

10 Shtator, 2025
Të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

Të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

24 Shtator, 2025
ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

12 Maj, 2026
Vodafone Albania prezanton zgjidhje teknologjike nëndihmë të bujqësisë

Vodafone Albania prezanton zgjidhje teknologjike nëndihmë të bujqësisë

29 Prill, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr