• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndet

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Editor Editor
27 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Humbja e peshës nuk lidhet vetëm me sasinë e ushqimit që konsumojmë, por edhe me energjinë që trupi shpenzon gjatë ditës. Për të reduktuar kilogramët e tepërt, organizmi duhet të marrë më pak kalori sesa shpenzon. Ky proces njihet si deficit kalorik dhe konsiderohet parimi bazë i dobësimit.

Sipas Harvard Health Publishing, një pikënisje e mundshme është krijimi i një deficiti prej rreth 500 kalorish në ditë. Megjithatë, kjo sasi nuk është e përshtatshme për të gjithë, pasi nevojat për energji ndryshojnë në varësi të moshës, gjinisë, peshës trupore dhe nivelit të aktivitetit fizik.

Ekspertët theksojnë se humbja e shpejtë e peshës nuk është domosdoshmërisht tregues i rezultateve të shëndetshme. Kufizimi i tepruar i kalorive mund të shkaktojë humbje të masës muskulore, lodhje dhe uri të vazhdueshme, duke e bërë më të vështirë ruajtjen e rezultateve në afatgjatë.

Për një dobësim gradual, ritmi i rekomanduar zakonisht është rreth 0.5 deri në 0.9 kilogramë në javë, megjithëse objektivi duhet të përshtatet sipas karakteristikave individuale.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë edhe ushtrimet fizike, veçanërisht ato të forcës, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore. Rekomandohen të paktën dy seanca të tilla në javë, të shoqëruara me një regjim ushqimor të ekuilibruar, që përfshin proteina, fruta, perime, drithëra integrale dhe yndyrna të shëndetshme.

Një tjetër faktor që duhet marrë parasysh është se nevojat e organizmit për energji ndryshojnë me rënien në peshë. Për këtë arsye, kur pesha mbetet e pandryshuar për disa javë, mund të jetë e nevojshme të rivlerësohet plani ushqimor, në vend që të reduktohen në mënyrë drastike kaloritë.

Ndërkohë, lodhja e vazhdueshme, nervozizmi dhe mendimet e shpeshta për ushqimin mund të jenë sinjale se kufizimi kalorik është më i madh nga sa mund të përballojë organizmi.

Specialistët rekomandojnë që deficiti kalorik të përshtatet me nevojat individuale dhe të mos shoqërohet me privime ekstreme. Konsultimi me një dietolog ndihmon në hartimin e një plani ushqimor që mundëson humbjen graduale të yndyrës, ruajtjen e masës muskulore dhe marrjen e lëndëve ushqyese të nevojshme. /skyweb.al

Etiketa: kalori
Artikulli para

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Artikulli pas

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?
Shëndet

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat
Shëndet

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
Përzierja e drogave po kthehet në normë, paralajmëron agjencia evropiane
Shëndet

Përzierja e drogave po kthehet në normë, paralajmëron agjencia evropiane

27 Nëntor, 2026
Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve
Shëndet

Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

27 Nëntor, 2026
Përdorimi i antidepresantëve nga baballarët para konceptimit të shtatzanisë ndikon tek fëmijët, çfarë zbulon studimi i ri
Shëndet

Përdorimi i antidepresantëve nga baballarët para konceptimit të shtatzanisë ndikon tek fëmijët, çfarë zbulon studimi i ri

27 Nëntor, 2026
Ndryshimi i mënyrës si e vini foshnjën në gjumë mund t’i shpëtojë jetën
Shëndet

Ndryshimi i mënyrës si e vini foshnjën në gjumë mund t’i shpëtojë jetën

26 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Të Përzgjedhura

Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Ekonomi

Rikthehet shtrenjtimi i çmimeve të naftës, deklarata e Trump nuk i mjafton tregjeve

SkyWeb
24 Mars, 2026
0

Çmimet e naftës u rikthyen në rritje të martën, pas rënies së fortë një ditë më parë, ndërsa tensionet mes...

Lexo të plotë
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve, kush përfiton 

23 Tetor, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën

Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën

2 Mars, 2026
Industria ajrore përballet me mungesë dritaresh, kompanitë marrin masa kursimi

Industria ajrore përballet me mungesë dritaresh, kompanitë marrin masa kursimi

3 Gusht, 2026

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In