• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndet

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Editor Editor
27 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me uljen e temperaturave dhe shtimin e virozave respiratore, kollitja, teshtimat dhe dhimbjet e fytit janë ndër shqetësimet më të shpeshta të kësaj periudhe. Por simptomat e ftohjes së zakonshme, gripit dhe Covid-19 shpesh ngjajnë me njëra-tjetrën, duke e bërë të vështirë identifikimin e virusit.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, një nga dallimet kryesore lidhet me mënyrën se si shfaqen simptomat. Ftohja e zakonshme zakonisht fillon gradualisht dhe prek kryesisht hundët dhe fytin. Ajo shoqërohet me teshtima, dhimbje fyti, kollë dhe ndonjëherë ndjesi presioni në veshë. Në shumicën e rasteve, simptomat janë të lehta dhe nuk pengojnë vazhdimin e aktiviteteve të përditshme.

Ndryshe ndodh me gripin, i cili shfaqet më papritur dhe zakonisht shoqërohet me temperaturë, të dridhura, dhimbje muskujsh, dobësi dhe lodhje të theksuar. Kolla është shpesh e thatë dhe gjendja e përgjithshme mund të jetë aq e rënduar sa personi të ketë nevojë për pushim në shtrat.

Ndërkohë, Covid-19 mund të shfaqet me simptoma të ngjashme me gripin, por një nga shenjat që mund të ndihmojë në identifikimin e tij është humbja e nuhatjes ose shijes. Në disa raste mund të shfaqen edhe diarre dhe shqetësime të tjera gastrointestinale.

Megjithatë, specialistët theksojnë se simptomat e këtyre infeksioneve mbivendosen dhe vetëm nga shenjat klinike nuk mund të përcaktohet gjithmonë se për cilin virus bëhet fjalë.

Për të lehtësuar simptomat, rekomandohet pushimi, hidratimi i vazhdueshëm dhe përdorimi i medikamenteve si paracetamoli ose ibuprofeni, nëse nuk ka kundërindikacione. Ndërsa vitamina C nuk ka prova të forta se parandalon apo shkurton ftohjen, vitamina D rekomandohet gjatë muajve me më pak ekspozim ndaj diellit.

Edhe supa e ngrohtë mund të ndihmojë në qetësimin e fytit dhe plotësimin e lëngjeve të humbura. Sa i përket sprejve për zhbllokimin e hundëve, përdorimi i shpeshtë mund të shkaktojë efekt të kundërt, duke përkeqësuar bllokimin e tyre.

Këshilla për personat me simptoma të infeksioneve respiratore është të qëndrojnë në shtëpi, të pushojnë dhe të shmangin kontaktet me të tjerët. Kërkimi i ndihmës mjekësore është i rëndësishëm në rastet kur shfaqen vështirësi në frymëmarrje, kur personi ka sëmundje bashkëshoqëruese ose kur simptomat nuk përmirësohen pas tre javësh. /skyweb.al

Etiketa: covidftohjagripi
Artikulli para

Tjetër kompani ajrore drejt falimentimit, urdhërohet kthimi i 12 avionëve gjigant

Artikulli pas

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?
Shëndet

Përzierja e drogave po kthehet në normë, paralajmëron agjencia evropiane
Shëndet

Përzierja e drogave po kthehet në normë, paralajmëron agjencia evropiane

27 Nëntor, 2026
Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve
Shëndet

Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

27 Nëntor, 2026
Përdorimi i antidepresantëve nga baballarët para konceptimit të shtatzanisë ndikon tek fëmijët, çfarë zbulon studimi i ri
Shëndet

Përdorimi i antidepresantëve nga baballarët para konceptimit të shtatzanisë ndikon tek fëmijët, çfarë zbulon studimi i ri

27 Nëntor, 2026
Ndryshimi i mënyrës si e vini foshnjën në gjumë mund t’i shpëtojë jetën
Shëndet

Ndryshimi i mënyrës si e vini foshnjën në gjumë mund t’i shpëtojë jetën

26 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Të Përzgjedhura

Flet Artur Shehu: Pronat në Zvërnec i kemi me letra që nga koha e Zogut
Aktualitet

Flet Artur Shehu: Pronat në Zvërnec i kemi me letra që nga koha e Zogut

SkyWeb
5 Qershor, 2026
0

Artur Shehu ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me pronën prej qindra hektarësh në zonën e Nartës, ku...

Lexo të plotë
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

5 Maj, 2026
Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

7 Tetor, 2025
Kompania ajrore i shpall “luftë” karikuesve të jashtëm, rregullat e reja nga 1 maji

Kompania ajrore i shpall “luftë” karikuesve të jashtëm, rregullat e reja nga 1 maji

28 Prill, 2026

Pasi falimentoi, qeveria planifikon shlyerjen e dhjetëra milionë eurove borxh të Air Albania-s?

21 Mars, 2026

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In