• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit në Shqipëri, duke mbetur shkaku kryesor i sëmundjeve onkologjike tek gratë. Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se pamja epidemiologjike e kësaj sëmundjeje ndjek të njëjtat prirje si në nivel global.

Sipas raportit, aktualisht në vend jetojnë rreth 5,000 gra që vuajnë nga kanceri i gjirit, ndërsa gjatë vitit 2024 janë regjistruar 805 raste të reja tek femrat dhe 14 tek meshkujt. Krahasuar me vitin 2015, incidenca e sëmundjes është rritur me 23%, ose rreth 2.1% çdo vit.

Rreziku për t’u diagnostikuar me kancer gjiri shtohet ndjeshëm pas moshës 50 vjeç, duke arritur kulmin në grupmoshën 50–70 vjeç.

Të dhënat tregojnë se shtimi i rasteve vjen kryesisht nga kjo grupmoshë, me një rritje mesatare prej 3.6% në vit, ndërsa tek gratë nën 50 vjeç është vënë re një ulje prej 1.9%.

Mosha mesatare në momentin e diagnostikimit ka shkuar nga 55 vjeç në vitin 2015 në pothuaj 59 vjeç në vitin 2024, duke reflektuar plakjen e popullsisë dhe afrimin e Shqipërisë me trendet demografike të vendeve të Bashkimit Evropian.

Rritje të ndjeshme ka shënuar edhe numri i mamografive të kryera në vend: nga rreth 5,000 në vitin 2014, ato kanë kaluar në mbi 25,000 gjatë viteve 2022–2024.

Si rezultat, mbulimi i popullsisë target me depistim ka arritur rreth 25%.

Depistimi për kancerin e gjirit ofrohet falas përmes sistemit publik shëndetësor. Mjekët e familjes dhe infermierët luajnë rol kyç në informimin e grave për rrezikun, në kryerjen e kontrollit klinik dhe në udhëzimin e tyre për mamografi.

Gratë e grupmoshës 50–60 vjeç, si edhe ato me rrezik të shtuar, ftohen të kryejnë mamografi çdo dy vjet, në mungesë të simptomave.

Vetëm përmes mamografive të lëvizshme, çdo vit identifikohen mbi 10 raste të dyshuara për kancer gjiri, ndërsa rreth 50 gra diagnostikohen herët falë depistimit.

Sipas ekspertëve të ISHP, këto të dhëna theksojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe ndërgjegjësimit publik për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një faktor vendimtar që rrit ndjeshëm mundësitë e trajtimit dhe shërimit të plotë. /skyweb.al

Artikulli para

Shqipëria në SEPA, Sejko: Transferta me komisione shumë më të ulta

Artikulli pas

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi
Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

Të Përzgjedhura

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur prej 12 vitesh, ari bën kthesën e madhe për poshtë: Çfarë po ndodh në tregje

Nga SkyWeb
22 Tetor, 2025
0

Çmimi i arit dhe argjendit u stabilizua të mërkurën, pas një rënieje të fortë që tronditi tregjet një ditë më...

Lexo të plotë
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Shoqata e Siguruesve apel për sigurinë rrugore: Mesatarisht 11 aksidente në ditë në Shqipëri

16 Mars, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Përpunuesit e Qumështit kërkojnë lehtësira nga qeveria ndërkohë që tregu është mbytur nga importi dhe qumështi pluhur

18 Nëntor, 2025
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

6 Qershor, 2026
Në mes të sezonit turistik, qeveria urdhëron ndërprerjen e punimeve në zonat bregdetare dhe turistike

Në mes të sezonit turistik, qeveria urdhëron ndërprerjen e punimeve në zonat bregdetare dhe turistike

2 Gusht, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr