• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

Editor Nga Editor
25 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një studim i ri shkencor hedh dritë mbi një nga veprat më të famshme të Vincent van Goghut, duke sugjeruar se piktura “Nata me yje” mund të jetë frymëzuar nga një konfigurim real i qiellit mbi Saint-Rémy të Francës, në agimin e 22 korrikut 1889.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports” nga studiues të Universitetit Kyung Hee në Seul, në bashkëpunim me kompaninë koreano-jugore “Sllab”, analizon pozicionet e Hënës, Venusit dhe yjeve për të krahasuar qiellin e asaj periudhe me elementet e paraqitura në pikturë.

Tradicionalisht, krijimi i veprës është lidhur me qershorin e vitit 1889, bazuar në një letër që Van Gog i kishte dërguar vëllait të tij, Teos, rreth datës 18 qershor. Megjithatë, faza e Hënës gjatë asaj periudhe nuk përputhet me gjysmëhënën e hollë të përshkruar në pikturë.

Për të shqyrtuar këtë mospërputhje, studiuesit ndërthurën simulimet astronomike me të dhënat historike të motit, matjet e pozicioneve të yjeve dhe analizën e korrespondencës së artistit. Ata përdorën gjithashtu skicat e mëparshme të peizazhit për të rindërtuar këndvështrimin e paraqitur në veprën e famshme.

Rezultatet tregojnë se në agimin e 22 korrikut 1889, Hëna në fazën e saj të fundit dhe planeti Venus mund të kenë qenë të dukshëm në një pozicion që përputhet, në vija të përgjithshme, me atë të paraqitur në pikturë. Edhe të dhënat meteorologjike sugjerojnë se kushtet atmosferike mund të kenë lejuar vëzhgimin e qiellit.

Një tjetër element që mbështet këtë hipotezë janë referencat e shpeshta të Van Goghut ndaj gjinkallave në letrat e tij, të cilat mund të lidhen me kushtet e ngrohta të verës. Përmes analizës gjeometrike, studiuesit evidentuan gjithashtu ngjashmëri mes pesë yjeve qendrorë të pikturës dhe një grumbullimi yjor.

Sipas gjetjeve, artisti mund të jetë mbështetur në një pamje reale astronomike gjatë krijimit të “Natës me yje”, duke ndërthurur vëzhgimin e natyrës me interpretimin e tij artistik.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se përputhjet e identifikuara nuk përbëjnë një konfirmim përfundimtar të datës së krijimit të veprës. Ato ofrojnë një hipotezë të re mbi frymëzimin e Van Goghut dhe marrëdhënien mes qiellit real dhe paraqitjes së tij artistike. /skyweb.al

 

Artikulli para

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

Artikulli pas

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro
Aktualitet

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm
Aktualitet

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit
Aktualitet

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë
Aktualitet

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Të Përzgjedhura

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë
Ekonomi

Lindjet në minimum historik, pse çiftet shqiptare shtyjnë fëmijën e parë

Nga SkyWeb
20 Qershor, 2026
0

Shqipëria po përballet me një rënie të fortë të lindjeve, ndërsa kostoja e jetesës po kthehet në një nga faktorët...

Lexo të plotë
Tekstilet e këpucët në krizë, punësimi në fason pëson tkurrje

Tekstilet e këpucët në krizë, punësimi në fason pëson tkurrje

8 Tetor, 2025
“Boeing” siguron kontratë 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

“Boeing” siguron kontratë 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

30 Dhjetor, 2025
Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum, si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut

Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum, si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut

22 Tetor, 2025
Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?

TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi

10 Qershor, 2026

Të Fundit

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr