• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kontrolli i mbështetjes që shteti u jep bizneseve propozohet të kalojë nga strukturat e Ministrisë së Ekonomisë te Autoriteti i Konkurrencës. Një projektligj i hedhur për konsultim publik parashikon ndryshimin e institucionit që shqyrton nëse këto përfitime jepen në përputhje me ligjin.

Bëhet fjalë për subvencione, grante dhe lehtësi fiskale që përbëjnë ndihmë shtetërore. Këto masa ulin kostot ose mbështesin financiarisht kompanitë përfituese, duke u dhënë një avantazh ndaj bizneseve të tjera. Kontrolli synon të sigurojë që ky avantazh të jetë i ligjshëm dhe të mos shtrembërojë konkurrencën në treg.

Në praktikë, institucionet shtetërore do të vazhdojnë të hartojnë dhe të japin mbështetje për bizneset, ndërsa vlerësimin e saj do ta bëjë Konkurrenca. Relacioni që shoqëron projektligjin e lidh ndryshimin me nevojën për të ndarë kontrolluesin nga institucionet që japin ndihmën.

Problemi është evidentuar edhe nga Komisioni Europian. Në raportin e vitit 2025, ai konstatoi se pavarësia e Komisionit të Ndihmës Shtetërore ende nuk ishte garantuar për shkak të lidhjes së tij me ministrinë. Raporti kërkonte gjithashtu më shumë staf dhe rezultate më të forta në kontrollin e ndihmave.

Projektligji parashikon që Konkurrenca të mos kërkojë apo marrë udhëzime nga Këshilli i Ministrave, ministritë, dhënësit e ndihmës ose palë të tjera gjatë shqyrtimit, hetimit dhe vendimmarrjes.

Pas transferimit të kompetencave, Komisioni i Konkurrencës do të shqyrtojë skemat e mbështetjes dhe ndihmat për kompani të veçanta. Kur konstatohet ndihmë e paligjshme ose në kundërshtim me rregullat, ai do të mund të urdhërojë pezullimin, ndryshimin apo kthimin e saj.

Kompetenca për të kërkuar kthimin e ndihmave ekziston edhe në ligjin aktual. Megjithatë, sipas raportit europian të vitit 2025, komisioni ekzistues deri atëherë nuk e kishte përdorur.

Një tjetër ndryshim është përfshirja e bujqësisë dhe peshkimit në fushën e këtij ligji. Kjo do t’i nënshtrojë skemat e mbështetjes në këta sektorë rregullave të kontrollit të ndihmës shtetërore.

Autoriteti i Konkurrencës do të raportojë çdo vit në Kuvend, brenda 30 qershorit, për zbatimin e rregullave dhe ndihmat e dhëna.

Transferimi parashikohet të përfundojë brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Pas këtij afati, Komisioni i Ndihmës Shtetërore do të pushojë së funksionuari. Nisma mbetet në konsultim publik deri më 3 nëntor 2026 dhe zbatimi varet nga miratimi i saj. /skyweb.al

Artikulli para

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

Artikulli pas

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN kërkon rritjen e interesave dhe ndryshimin e moshës së pensionit, paralajmëron qeverinë për buxhetin e vitit 2027

21 Nëntor, 2026
Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet
Ekonomi

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

20 Nëntor, 2026
Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë
Ekonomi

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

20 Nëntor, 2026
Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 
Ekonomi

Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 

20 Nëntor, 2026
Vaji i ullirit nën kosto, fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë
Ekonomi

Vaji i ullirit nën kosto, fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë

20 Nëntor, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

Të Përzgjedhura

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri
Ekonomi

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri

Nga Editor
7 Prill, 2026
0

Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në garën rajonale për të tërhequr nomadë digjitalë, profesionistë të huaj dhe kapital...

Lexo të plotë
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

12 Nëntor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

21 Janar, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

SKEMA/ Zgjatet mosha e pensionit për gratë, ndryshime dhe për burrat në 2026

3 Janar, 2026

Të Fundit

Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së

Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së

21 Nëntor, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN kërkon rritjen e interesave dhe ndryshimin e moshës së pensionit, paralajmëron qeverinë për buxhetin e vitit 2027

21 Nëntor, 2026
Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

20 Nëntor, 2026
Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

Panik në tregje, zhduken 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve! Frika nga flluska e inteligjencës artificiale trondit tregjet

20 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr