• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria shënon një tjetër hap përpara në zhvillimin e infrastrukturës digjitale, falë rezultateve të One Albania, renditur mes operatorëve që kanë shënuar progresin më të lartë në disa prej treguesve kryesorë të eksperiencës 5G.

One Albania është renditur mes kompanive “5G Global Rising Star” nga Opensignal, një prej kompanive të njohura ndërkombëtare për matjen e eksperiencës reale të përdoruesve në rrjetet celulare.

Vlerësimi merr rëndësi të veçantë pasi 5G në Shqipëri është ende një teknologji e re. Frekuencat në brezin 3.5 GHz iu dhanë operatorëve vetëm në nëntor 2024.

Që prej nisjes së 5G-së, One Albania ka ndërmarrë një program të gjerë modernizimi të rrjetit. Në janar 2025, kompania dhe grupi 4iG njoftuan një investim prej mbi 50 milionë eurosh, në bashkëpunim me Ericsson, për pajisjet dhe zhvillimin e rrjetit të ri, përfshirë teknologjinë 5G Standalone. Rezultatet e fundit të Opensignal tregojnë se ky investim po shoqërohet tashmë me përmirësim të matshëm të eksperiencës së përdoruesve.

One Albania është klasifikuar si “5G Global Rising Star” në tri elemente të rëndësishme të funksionimit të rrjetit: Besueshmëria, eksperienca në gaming dhe komunikimi përmes aplikacioneve zanore.

Rezultati më i lartë është regjistruar te 5G Reliability, treguesi që mat sa e qëndrueshme dhe e besueshme është lidhja gjatë përdorimit të përditshëm.

One Albania ka shënuar një rritje prej 121.8 pikësh. Ky është rezultati më i lartë mes operatorëve të përfshirë në këtë renditje në grupin e tregjeve me sipërfaqe nën 200 mijë kilometra katrorë.

Edhe në kategorinë 5G Games Experience, One Albania renditet e dyta për përmirësimin vjetor, me 10.5 pikë më shumë. Ky tregues mat reagimin dhe qëndrueshmërinë e rrjetit gjatë përdorimit të aplikacioneve që kërkojnë komunikim të shpejtë dhe vonesa minimale.

Elementi i tretë është 5G Voice App Experience, ku One Albania ka përmirësuar rezultatin me 4.1 pikë, duke u renditur e dyta në grupin e saj. Treguesi mat cilësinë e komunikimit përmes aplikacioneve si WhatsApp, FaceTime dhe Telegram, duke vlerësuar vonesat, ndërprerjet dhe cilësinë e zërit.

Përmirësim është regjistruar edhe te mbulimi. One Albania ka fituar 1.5 pikë në 5G Coverage Experience, duke u renditur mes 15 operatorëve me rritjen më të madhe në tregjet me sipërfaqe nën 200 mijë kilometra katrorë.

Për Shqipërinë, rezultatet mbartin një rëndësi që shkon përtej renditjes së një operatori. Ato tregojnë se investimet e viteve të fundit në 5G po fillojnë të reflektohen në cilësinë reale të infrastrukturës së telekomunikacionit që përdorin qytetarët dhe bizneset.

Vlerësimi i Opensignal përbën një konfirmim të pavarur ndërkombëtar të përmirësimit të rrjetit të One Albania, veçanërisht në një nga elementet më të rëndësishme për të ardhmen e 5G-së: Besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e lidhjes.

Raporti ka analizuar miliarda matje të eksperiencës reale të përdoruesve, të mbledhura nga 1 janari deri më 29 qershor 2026. Për të bërë krahasime më të drejta, operatorët janë ndarë sipas sipërfaqes së vendeve ku operojnë.

Shqipëria është pjesë e grupit të tregjeve nën 200 mijë kilometra katrorë, së bashku me vende si Austria, Belgjika, Danimarka, Holanda, Zvicra, Koreja e Jugut dhe Singapori. Në këtë mënyrë, rezultatet e Opensignal konfirmojnë se 5G në Shqipëri nuk po zgjerohet vetëm në mbulim, por po përmirësohet edhe në besueshmëri dhe në eksperiencën konkrete që merr përdoruesi. /skyweb.al

Etiketat: 5gone albaniaOpen signal
Artikulli para

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

Artikulli pas

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik
Ekonomi

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
SHBA-ja hedh në treg rezervat strategjike të naftës për të mbajtur çmimet nën kontroll
Ekonomi

Operatorët parashikojnë një shtrenjtim tjetër të naftës pas rezervës së sigurisë, sa do të jetë çmimi

7 Tetor, 2026
VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik
Ekonomi

Kanabisi mjekësor nën vëzhgim 24 orë, çfarë parashikon VKM

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse turistët tani janë gati të paguajnë për të gatuar darkën e tyre?
Turizëm

Pse turistët tani janë gati të paguajnë për të gatuar darkën e tyre?

Nga SkyWeb
23 Tetor, 2025
0

Një trend i ri po transformon mënyrën si përkufizohet luksit në turizëm: gjithnjë e më shumë udhëtarë të pasur po...

Lexo të plotë
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

18 Shtator, 2026
BE në mbrojtje të pasagjerëve, urdhër kompanive ajrore për çmimet e biletave

BE në mbrojtje të pasagjerëve, urdhër kompanive ajrore për çmimet e biletave

8 Maj, 2026
Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit

13 Mars, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

A e dini se nga Tirana mund të fluturoni ne më shumë se 80 destinacione? Zgjerim i mëtejshëm gjatë verës

29 Prill, 2026

Të Fundit

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr