• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria në SEPA, Sejko: Transferta me komisione shumë më të ulta

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shqipëria në SEPA, Sejko: Transferta me komisione shumë më të ulta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në zonën evropiane të pagesave SEPA, një hap që do të ulë ndjeshëm kostot e transfertave ndërkombëtare, do të rrisë shpejtësinë e transaksioneve dhe do të garantojë më shumë siguri për përdoruesit.

Në ceremoninë e realizimit të transaksionit të parë SEPA, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e cilësoi këtë zhvillim një arritje madhore që e afron sistemin financiar shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Ai tha se vetëm gjatë vitit të parë, përfitimet e drejtpërdrejta pritet të arrijnë rreth 20 milionë euro, ndërsa në vitet pasuese efekti do të rritet progresivisht.

Sejko kujtoi se përvoja me sistemin AIPS Euro, që funksionon që prej vitit 2022, i ka kursyer tregut vendas afro 140 milionë euro, duke treguar qartë ndikimin pozitiv që pritet nga SEPA në uljen e kostove dhe përmirësimin e efikasitetit të pagesave.

Sipas tij, integrimi në SEPA sjell përfitime të menjëhershme për qytetarët dhe bizneset: tarifat për transfertat drejt vendeve evropiane janë deri në pesë herë më të ulëta se më parë; pagesat bëhen më shpejt, më thjeshtë dhe me standarde të larta sigurie; ndërsa një transaksion nga Tirana në Romë do të ketë koston e njëjtë me një pagesë brenda Shqipërisë.

Guvernatori theksoi se ky hap përfshin jo vetëm uljen e kostove, por edhe një ndikim më të gjerë shoqëror dhe ekonomik. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, rritja e përdorimit të pagesave dixhitale ndihmon në uljen e informalitetit, ndërsa emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga dërgimi më i lirë dhe më i sigurt i remitancave përmes kanaleve bankare të SEPA-s.

Në nivel rajonal, shtoi ai, dërgimi i fondeve midis bizneseve të Ballkanit Perëndimor ka qenë deri në dhjetë herë më i kushtueshëm se në vendet e BE-së, por me hyrjen në SEPA, këto tarifa afrohen me standardet evropiane.

“Ky integrim nuk është thjesht një përmirësim teknik, por një arritje strategjike që e bën tregun tonë financiar më konkurrues, rrit besueshmërinë e investitorëve dhe e vendos Shqipërinë në një rrugë të qartë drejt integrimit të plotë evropian,” tha Sejko.

Ai nënvizoi se sfida e radhës është që bankat, bizneset dhe qytetarët të përfitojnë maksimalisht nga ky standard, përmes digjitalizimit të mëtejshëm të pagesave dhe edukimit financiar të publikut.
Banka e Shqipërisë, shtoi ai, do të vijojë të mbështesë sektorin bankar dhe institucionet financiare për të promovuar aktivisht shërbimet SEPA dhe për të përmirësuar platformat dixhitale, në mënyrë që potenciali i këtij integrimi historik të shfrytëzohet plotësisht.

Artikulli para

Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet

Artikulli pas

Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

AIPS, afro 5.7 miliardë euro transferta mes bankave në Shqipëri

17 Tetor, 2026
Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet
Ekonomi

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN: Shqipëria nuk ka shfrytëzuar potencialin e rritjes ekonomike

16 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Bankat garantojnë se depozitat e qytetarëve janë të sigurta pavarësisht dëmtimit të disa sporteleve nga protestat

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

Të Përzgjedhura

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme
Ekonomi

Çmimet, si po shkrihet shtresa e mesme

Nga SkyWeb
23 Shtator, 2026
0

Për dekada, konsumatori i klasës së mesme ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë globale. Ai nuk blen vetëm...

Lexo të plotë
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Mbi 6,500 vende të lira pune në të gjithë vendin, profesionet më të kërkuara

15 Qershor, 2026
Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

11 Janar, 2026
Shqiptarët blenë 32 milionë euro kondicionerë në 5 muaj

Shqiptarët blenë 32 milionë euro kondicionerë në 5 muaj

13 Qershor, 2025
Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

7 Janar, 2026

Të Fundit

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr