• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

Editor Nga Editor
26 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Inteligjenca artificiale do të përdoret për të kontrolluar leximin e matësve të energjisë elektrike, me synimin për të reduktuar gabimet në regjistrimin e konsumit, për të identifikuar anomalitë dhe për të rritur saktësinë e të dhënave që përdoren për faturimin e abonentëve.

OSHEE Group ka planifikuar zhvillimin e funksionaliteteve të reja në Platformën e Matjes. Projekti synon modernizimin e sistemit që administron procesin e leximit të matësve në terren.

Një nga risitë kryesore është përdorimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjisë OCR për identifikimin automatik të numrave që shfaqen në matësit e energjisë. Gjatë procesit të leximit, punonjësit do të fotografojnë matësin, ndërsa sistemi do të krahasojë indeksin e identifikuar në fotografi me vlerën e regjistruar manualisht. Në rast mospërputhjeje, leximi do të evidentohet për verifikim të mëtejshëm.

Një tjetër mekanizëm kontrolli lidhet me përdorimin e koordinatave GPS. Platforma do të regjistrojë vendndodhjen, datën dhe orën e leximit, duke mundësuar identifikimin e rasteve kur të dhënat regjistrohen jashtë zonës së përcaktuar për punonjësin. Gjithashtu, sistemi do të ruajë gjurmueshmërinë e pajisjes mobile të përdorur gjatë procesit.

Kontrollet automatike do të shtrihen edhe te historiku i konsumit. Leximet që rezultojnë jashtë parametrave të përcaktuar, edhe kur përputhen me fotografinë e matësit, do të klasifikohen si anomali dhe do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse të verifikimit.

Modernizimi do të përfshijë edhe mekanizma analitikë për identifikimin e rasteve që mund të lidhen me humbjet teknike dhe joteknike të energjisë, si dhe përmirësimin e monitorimit të procesit të leximit.

Qëllimi është rritja e transparencës, reduktimi i gabimeve njerëzore dhe kufizimi i mundësive për abuzime gjatë regjistrimit të konsumit. Projekti nuk parashikon zëvendësimin e leximit në terren me matës inteligjentë, por forcimin e kontrollit digjital mbi këtë proces. /scan.tv

Etiketat: Fatura e energjiseoshee
Artikulli para

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Artikulli pas

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Me paratë e kursyera nga tenderët do të blejmë piktura
Ekonomi

Me paratë e kursyera nga tenderët do të blejmë piktura

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Të Përzgjedhura

Rama nga Librazhdi: Korridori VIII, aks strategjik për tregtinë dhe NATO-n, punimet vazhdojnë normalisht
Aktualitet

Rama nga Librazhdi: Korridori VIII, aks strategjik për tregtinë dhe NATO-n, punimet vazhdojnë normalisht

Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
0

Punimet për ndërtimin e Korridorit VIII po vijojnë në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij, ndërsa ndërhyrjet janë...

Lexo të plotë
Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

28 Shtator, 2026
SHBA vendos “orar” për cisternat në Hormuz: Vetëm dy kalime të mbrojtura në ditë

SHBA vendos “orar” për cisternat në Hormuz: Vetëm dy kalime të mbrojtura në ditë

12 Shtator, 2026
Papë me Inteligjencë Artificiale? Leone XIV: S’mund të bëhem avatar

Papë me Inteligjencë Artificiale? Leone XIV: S’mund të bëhem avatar

20 Shtator, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Interesat e larta dhe praktikat agresive të mbledhjes së pagesave të pashlyerja, institucionet financiare jobanka fituan 58 milionë euro gjatë 2024

10 Korrik, 2025

Të Fundit

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr