• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Banorët e Martaneshit e kthejnë dëgjesën në protestë, kundër dhënies së tokave për fotovoltaikë

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
0
Banorët e Martaneshit e kthejnë dëgjesën në protestë, kundër dhënies së tokave për fotovoltaikë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dëgjesa publike e thirrur në Martanesh për çështjen e dhënies në përdorim të sipërfaqeve kullosore dhe pyjore përmes ankandit, është kthyer në një protestë të hapur të banorëve kundër planit që, sipas tyre, synon hapjen e rrugës për vendosjen e paneleve fotovoltaike në zonë.

Plas në Gjoricë të Bulqizës, banorët kundër dhënies me qira të kullotave nga bashkia te privatët

Me qindra banorë të mbledhur në takim dhe tensionet e shumta që në nisje, solli që përfaqësuesit e Bashkisë Bulqizë dhe sekretari i Këshillit Bashkiak, Klodian Reçi të largohen. Banorët shprehën zemërim për atë që e konsiderojnë mungesë totale transparence dhe një përpjekje për të vendosur fatin e tokave të përbashkëta pa konsultim me komunitetin.

Shumë prej tyre theksuan se nuk janë kundër investimeve, por kundër prekjes së kullotave dhe zonave që mbajnë gjallë blegtorinë dhe ekonominë familjare. Sipas banorëve, sipërfaqet që po diskutohen janë përdorur prej dekadash nga familjet e Martaneshit, të ndara sipas traditës dhe pa konflikte.

“Nuk duhet të preket asnjë centimetër tokë”, u shprehën disa prej pjesëmarrësve, duke theksuar se kullotat dhe tokat e trashëguara përbëjnë bazën e jetesës për dhjetëra familje që merren me bagëti.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura ishte fakti se, sipas banorëve, nuk ka pasur më parë asnjë dëgjesë të mirëfilltë publike dhe as sqarime konkrete se për çfarë do të përdoren 86 hektarët e përmendur në dokumentet që qarkullojnë. Dyshimet lidhen me mundësinë që këto toka të shfrytëzohen për sisteme fotovoltaike, çka sipas tyre do të sillte rrethimin e kullotave dhe daljen e tyre jashtë përdorimit për komunitetin.

Në rastin e Martaneshit, Bashkia e Bulqizës ka zhvilluar në fillim të vitit 2026 një ankand për dhënien në përdorim të 85.9 hektarëve nga fondi pyjor dhe kullosor në fshatin Melcu, me qëllim ndërtimin e aerogjeneratorëve dhe instalimin e paneleve fotovoltaike. Procedura u shpall në fund të dhjetorit 2025 dhe u zhvillua më 26 janar 2026, ku mori pjesë vetëm një operator ekonomik, kompania “ALB-ML Solar Energy Investment” sh.p.k., e cila u shpall fituese me një ofertë prej 11,467,600 lekësh në vit.

Përtej sipërfaqes prej 85.9 hektarësh të shpallur tashmë në ankand në Melcu, banorët e Martaneshit shprehen se dyshojnë për një plan më të gjerë që mund të përfshijë edhe qindra hektarë të tjerë në zonë.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët e Martaneshit lidhet me dyshimet se pas interesit për këto sipërfaqe qëndrojnë individë që ata i konsiderojnë të afërt me Partinë Socialiste dhe strukturat e pushtetit vendor e qendror. Kjo linjë u përforcua edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, e cila gjatë pranisë së saj në dëgjesë deklaroi se tokat po synohen nga firma dhe eksponentë të lidhur me pushtetin, me qëllim ndërtimin e paneleve fotovoltaike. Sipas saj, procesi po zhvillohet pa dëgjuar komunitetin dhe përfaqëson një tjetër goditje ndaj pasurive që banorët i kanë përdorur ndër breza.

Banorë të tjerë kërkuan që, nëse ka investime për energji diellore, ato të orientohen në zona të lira malore dhe jo në hapësirat që shërbejnë për stanet dhe bagëtitë. Sipas tyre, fusha pranë qytetit të Krastës dhe zonat përreth janë thelbësore për blegtorinë dhe përdorimin e përditshëm.

Ata paralajmëruan se mungesa e sqarimeve mund të krijojë konflikte serioze sociale, pasi shumë familje kanë nisur të rikthehen te blegtoria dhe përdorimi i kullotave.

Reagimi i sotëm në Martanesh vjen në një moment kur debate të ngjashme po zhvillohen edhe në zona të tjera të Bashkisë Bulqizë. Vetëm disa ditë më parë, edhe në Lejçan të Ostrenit dhe Gjoricë, dëgjesat publike u shoqërua me kundërshti të forta nga banorët ndaj planeve për dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore.

Kjo me të njëjtin shqetësim: frikën se pas ankandeve për tokat fshihet synimi për projekte fotovoltaike që do të nxirrnin jashtë funksionit kullotat tradicionale dhe do të dëmtonin drejtpërdrejt ekonominë familjare. /bulqizaime.al

Etiketat: bulqizemartanesh
Artikulli para

Nis shtrenjtimi i biletave të avionëve, tani valixhet po kushtojnë më shumë pas luftës në Iran

Artikulli pas

IMAZHE TË RËNDA/ ‘Piranjat’ denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’ që zhvaste njerëzit kërcënon gazetaren dhe kameramanin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur
Aktualitet

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

3 Tetor, 2026
Nga Ron Yeffet te Ard Veliu, kontrollet që u kryen me urdhër të SPAK. Dyshime për trafik armësh
Aktualitet

Nga Ron Yeffet te Ard Veliu, kontrollet që u kryen me urdhër të SPAK. Dyshime për trafik armësh

2 Tetor, 2026
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

2 Tetor, 2026
Gazetarja “fik” Gaz Bardhin: Jeni në përplasje me Ballukun se ju “zhveshi” në Fier, ju la me gjysmë deputeti!
Aktualitet

Gazetarja “fik” Gaz Bardhin: Jeni në përplasje me Ballukun se ju “zhveshi” në Fier, ju la me gjysmë deputeti!

2 Tetor, 2026
Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë
Aktualitet

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia
Aktualitet

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
IMAZHE TË RËNDA/ ‘Piranjat’ denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’ që zhvaste njerëzit kërcënon gazetaren dhe kameramanin

IMAZHE TË RËNDA/ 'Piranjat' denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’ që zhvaste njerëzit kërcënon gazetaren dhe kameramanin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të heqë lehtësimet e kreditimit të oligarkisë
Aktualitet

FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të heqë lehtësimet e kreditimit të oligarkisë

Nga SkyWeb
21 Nëntor, 2025
0

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi publikisht Bankës së Shqipërisë që të mos luajë me standardet e mbikqyrjes dhe të zhbëjë...

Lexo të plotë
Në Shqipëri jetojnë gati 39 mijë të huaj, 60% e tyre për të punuar

Në Shqipëri jetojnë gati 39 mijë të huaj, 60% e tyre për të punuar

6 Gusht, 2026
Mbyllet “lufta” për “plaçkën” e Bechettit në Kalivaç, kush i bleu hekurishtet e HEC-it që nuk u mbarua kurrë

Mbyllet “lufta” për “plaçkën” e Bechettit në Kalivaç, kush i bleu hekurishtet e HEC-it që nuk u mbarua kurrë

2 Prill, 2026
TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

5 Dhjetor, 2025
Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i madh i turizmit mesdhetar

Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i madh i turizmit mesdhetar

29 Maj, 2026

Të Fundit

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

3 Tetor, 2026
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci

“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci

2 Tetor, 2026
Inflacioni në Eurozonë ngjitet në 3.8%, energjia shton presionin mbi BQE-në

Inflacioni në Eurozonë ngjitet në 3.8%, energjia shton presionin mbi BQE-në

2 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

2 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr