• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Një vrimë në ujë! Tik Tok-u u rihap, por algoritmi është i njëjtë, Shqipëria s’ka marrëveshje me platformën, qeveria: Po negociojmë

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Share on FacebookShare on WhatsApp

Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën TikTok nuk ka sjellë asnjë ndryshim thelbësor në funksionimin e platformës në Shqipëri, ndërsa premtimet për rishikimin e algoritmeve rezultojnë ende të parealizuara.

Edhe pse qeveria flet për “rivlerësim institucional” dhe “dialog konstruktiv”, faktet tregojnë se Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje konkrete me platformën.

Sipas shpjegimeve zyrtare, masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua si ndërhyrje parandaluese për mbrojtjen e sigurisë publike, sociale dhe digjitale, me fokus të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë. Qeveria argumenton se ndërprerja e aksesit shërbeu si mekanizëm presioni për të hapur dialog me TikTok dhe për të vendosur bazat e mekanizmave të rinj të sigurisë.

Megjithatë, pavarësisht rihapjes së platformës, autoritetet pranojnë se algoritmet mbeten të pandryshuara. Gjatë seancës së zhvilluar një ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimit për mbylljen e TikTok një vit më parë, përfaqësuesi i qeverisë deklaroi se ende nuk ekziston një marrëveshje me platformën për rishikimin e algoritmeve.

Kjo deklaratë e bën të qartë se mbyllja njëvjeçare jo vetëm që ka qenë joefektive, por nuk ka prodhuar as rezultatin kryesor që u justifikua publikisht në atë kohë: Ndryshimin e mënyrës se si algoritmet shpërndajnë përmbajtjen problematike.

Paralelisht, autoritetet thonë se po përgatisin një plan komunikimi dhe ndërgjegjësimi të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, me synim edukimin digjital dhe përdorimin e sigurt të platformave online.

Në praktikë, megjithatë, situata mbetet e pandryshuar: TikTok-u është rihapur, algoritmet funksionojnë njësoj si më parë dhe marrëveshja e shumëpërfolur nuk ekziston.

Një vit mbyllje, shumë deklarata dhe pak rezultate konkrete. /skyweb.al

Artikulli para

Zgjerohet skandali AKSHI, dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon dimensionet e frikshme të grupit kriminal

Artikulli pas

Drejtorët kinezë të Bankers Petroleum zhdukën 12 mln dollarë në një llogari të fshehtë muajin e kaluar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut
Aktualitet

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Drejtorët kinezë të Bankers Petroleum zhdukën 12 mln dollarë në një llogari të fshehtë muajin e kaluar

Drejtorët kinezë të Bankers Petroleum zhdukën 12 mln dollarë në një llogari të fshehtë muajin e kaluar

Të Përzgjedhura

Behgjet Pacolli u kallëzua në prokurori nga Valon Ademi
Aktualitet

Behgjet Pacolli u kallëzua në prokurori nga Valon Ademi

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2025
0

Konflikti për kuotat e aeroportit të Vlorës ka marrë të tjera përmasa. Një ditë më parë, portali Hashtag.al zbuloi se...

Lexo të plotë
Gratë kanë pension më të ulët se burrat në Europë

Gratë kanë pension më të ulët se burrat në Europë

25 Shkurt, 2026
Ndizet “lufta” Gerond Meçe – Ermal Beqiri për tenderat e AKSHI-it, pëplasje në KPP për kontratën 4 milionë euro të DOGANAVE: Në lojë dhe Grigor Joti

Ndizet “lufta” Gerond Meçe – Ermal Beqiri për tenderat e AKSHI-it, pëplasje në KPP për kontratën 4 milionë euro të DOGANAVE: Në lojë dhe Grigor Joti

17 Tetor, 2025
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

16 Dhjetor, 2025
“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

7 Gusht, 2026

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr