• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shtyhet për vitin 2028 taksa e re mbi pasuritë e paluajtshme

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që fillimisht ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite dhe pritet të nisë në vitin 2028.

Sipas Monitor, Ministria e Financave po përgatit një projektligj i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026 dhe do të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga viti 2028.

Shtyrja lidhet me nevojën për konsultime dhe përgatitje të mëtejshme për ndërtimin e një sistemi modern taksimi që do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.

Projektligji i mëparshëm, i publikuar për konsultim në vitin 2023, parashikonte që taksimi i ri të fillonte për ndërtesat në vitin 2026 dhe për truallin e tokën bujqësore në vitin 2028.

Sipas këtij drafti, niveli i taksës do të varionte nga 0,1% në 0,2% për ndërtesat rezidenciale (aktualisht 0,05%), nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat tregtare (aktualisht 0,2%) dhe nga 0,15% në 0,25% për ndërtesat bujqësore dhe industriale.

Drafti i ri nuk parashikon ndryshim të koeficientëve të taksës për ndërtesat, truallin dhe tokën bujqësore të propozuar në vitin 2023, të cilat afronin nivelin e taksës shqiptare me atë të vendeve të rajonit.

Sipas relacionit të vitit 2023, synohej kalimi nga një sistem taksimi i bazuar në sipërfaqe, në një sistem të ri që takson pasuritë mbi bazën e vlerës së tregut, si për ndërtesat ashtu edhe për tokën. Vlera e pronave do të përcaktohej sipas një harte të re me çmime mesatare referuese, të ndara sipas destinacionit të pronës, rezidenciale, shërbimi apo bujqësore duke u mbështetur në kontratat e shitblerjeve dhe çmimet reale të tregut.

Edhe pse formula e re parashikonte zbritje 50% të vlerës për banesën e parë, dyfishimi i shkallës së taksës nga 0,05% në 0,1–0,2% do të sillte rritje të detyrimeve. Sipas dokumentit “Reforma e taksës së pasurisë 2024–2028” të Ministrisë së Financave, detyrimet për ndërtesat rezidenciale do të rriteshin nga 18 deri në 50%, ndërsa për dyqanet deri në 28%.

Aktualisht, shkalla e taksës është 0,05% për ndërtesat që përdoren për banim dhe 0,2% për ato që shfrytëzohen për veprimtari ekonomike, ndërsa për ndërtimet e papërfunduara zbatohet 30% e shkallës përkatëse.

Sipas projektligjit të vitit 2023, shkalla e re e taksës do të ishte:

  • Nga 0,1% në 0,2% për pronat rezidenciale;
  • Nga 0,15% në 0,25% për pronat tregtare;
  • Nga 0,15% në 0,25% për pronat bujqësore dhe industriale;
  • 30% e shkallës për ndërtimet e papërfunduara.

Sistemi i ri synon të afrojë Shqipërinë me praktikat e vendeve të rajonit, por gjithashtu pritet të rrisë ndjeshëm detyrimet për qytetarët dhe bizneset, pasi për herë të parë taksa do të bazohet në vlerën reale të tregut të pronës./skyweb.al

Artikulli para

Ethet e arit pushtojnë botën, çmim REKORD si kurrë më parë

Artikulli pas

Nis viti i ri akademik, më pak studentë të regjistruar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron
Aktualitet

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP
Ekonomi

Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri
Ekonomi

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nis viti i ri akademik, më pak studentë të regjistruar

Nis viti i ri akademik, më pak studentë të regjistruar

Të Përzgjedhura

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Ushqimet po prodhohen më shtrenjtë, çmimet e fabrikave mbeten 30% mbi vitin 2021

Nga SkyWeb
4 Shtator, 2026
0

Çmimet e prodhimit në Shqipëri vijojnë të qëndrojnë në nivele shumë më të larta krahasuar me vitin 2021, ndërsa industria...

Lexo të plotë
Teknologjia kundër kohës, përpjekjet e Kinës për të zgjatur jetën

Teknologjia kundër kohës, përpjekjet e Kinës për të zgjatur jetën

14 Nëntor, 2025
A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

23 Prill, 2026
“Ishulli i Trump”, media franceze: Si e zbuluan Sazanin Kushner dhe Ivanka

“Ishulli i Trump”, media franceze: Si e zbuluan Sazanin Kushner dhe Ivanka

5 Dhjetor, 2025
Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale?

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale?

6 Mars, 2026

Të Fundit

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr