• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

Editor Nga Editor
24 Nëntor, 2026
në Turizëm
A A
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në Ministerialin e Turizmit, të mbajtur në Tiranë në prag të Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes që do të zhvillohet më vonë këtë javë, u lançua Mekanizmi Rajonal për Turizmin në

Përfaqësuesit e nivelit të lartë dhe partnerët ndërkombëtarë përgjegjës për turizmin nga Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor u takuan sot në Tiranë në Takimin Ministror për Turizmin, të mbajtur në kuadër të programit që i paraprin Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes më vonë këtë javë. Ata diskutuan hapat e ardhshëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal në turizëm dhe lançuan Mekanizmin Rajonal të Turizmit të BP6, të koordinuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC). Takimi u fokusua në ndërtimin e një identiteti dhe promovimin e përbashkët rajonal, udhëtimin më të lehtë dhe turizmin me shumë destinacione, si dhe në menaxhimin e qëndrueshëm të destinacioneve, të dhënat për turizmin dhe aftësitë.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, prezantoi prioritetet rajonale për brendimin dhe promovimin e turizmit si pjesë e sesionit të ndërhyrjeve kryesore.

“Operatorët turistikë tashmë ‘e shesin rajonin tonë’ në mënyrën se si vizitorët shpesh e përjetojnë atë – si një udhëtim të vetëm. Detyra jonë tani është ta bëjmë atë udhëtim më të lehtë për t’u planifikuar, më të lehtë për t’u përshkuar dhe më të lehtë për t’u promovuar së bashku. Mekanizmi Rajonal i Turizmit na jep një instrument për t’i kthyer prioritetet e përbashkëta në veprim të përbashkët dhe për të ofruar rezultate që vizitorët, bizneset dhe komunitetet lokale mund t’i ndiejnë realisht,” tha Kapetanović gjatë fjalës së tij.

Turizmi përbën rreth 13% të BPV-së së rajonit, duke përfshirë biznese dhe komunitete shumë përtej destinacioneve kryesore. Kapetanović theksoi se bashkëpunimi më i fuqishëm rajonal mund t’i japë rajonit shkallë më të madhe, vazhdimësi dhe dukshmëri në tregjet ndërkombëtare.

“Brendimi rajonal nuk ka të bëjë me atë që të dukemi njësoj. Ka të bëjë me atë që dallimet tona të bëhen më të lehta për t’u zbuluar. Pas një viti, duhet të jemi në gjendje të tregojmë se çfarë është bërë më e lehtë për udhëtarët, çfarë mundësish të reja mund të shfrytëzojnë bizneset dhe çfarë po sjell bashkëpunimi rajonal në praktikë,” përfundoi Kapetanović.

Mekanizmi Rajonal i Turizmit të BP6, i koordinuar nga RCC, i miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit muajin e kaluar dhe i lansuar në Takimin Ministror të sotëm, i ofron Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor një mekanizëm rajonal për t’i kthyer prioritetet e përbashkëta të turizmit në veprim të përbashkët. RCC do të lehtësojë koordinimin dhe zbatimin e tij. Mekanizmi do të mbështesë brendimin dhe promovimin e përbashkët, rrugët dhe përvojat e ndërlidhura rajonale, menaxhimin më të mirë të destinacioneve, si dhe bashkëpunimin në të dhëna dhe aftësi.

Takimin Ministror e hapën Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, dhe Mona Björklund, Drejtoreshë e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme për Lëvizshmëri dhe Transport (DG MOVE) në Komisionin Evropian.

Artikulli para

Ekspozimi ndaj pesticideve rrezikon fertilitetin, ekspertët ngrenë alarmin

Artikulli pas

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

Editor

Editor

Nga Kategoria

Si do ta ndryshojë inteligjenca artificiale turizmin? Çfarë pritet të ndodhë me mënyrën si planifikojmë dhe rezervojmë pushimet
Turizëm

Si do ta ndryshojë inteligjenca artificiale turizmin? Çfarë pritet të ndodhë me mënyrën si planifikojmë dhe rezervojmë pushimet

23 Nëntor, 2026
Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri
Turizëm

“Getaway”: Vjosa, një destinacion që ndërthur aventurën, natyrën dhe historinë e jugut të Shqipërisë

23 Nëntor, 2026
Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri
Turizëm

Revista britanike rekomandon Shqipërinë për një udhëtim ekskluziv pesëditor në verën e vitit 2027

16 Nëntor, 2026
Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së
Turizëm

Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së

15 Nëntor, 2026
CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Europës
Turizëm

Ministria e Turizmit krijon Platformën Kombëtare për Pikat Turistike, rregulla të reja për shtigjet

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

Të Përzgjedhura

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

Nga SkyWeb
6 Tetor, 2025
0

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë rreth 300 milionë euro taksa shtesë mbi naftën, për të financuar krijimin e rezervës së...

Lexo të plotë
Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt

PËRGJIMET/ Daniel Shima, jo më pak se ish-shefja e tij Mirlinda. “Ta kishim futur atë të Albës”, dyshi i AKSHI-t qepte tenderët për Gerond Meçen

28 Prill, 2026
WhatsApp forcon rregullat për thirrjet nga numrat e panjohur

WhatsApp forcon rregullat për thirrjet nga numrat e panjohur

9 Maj, 2026
Diagnoza e kancerit mund t’i shtyjë njerëzit drejt krimit

Diagnoza e kancerit mund t’i shtyjë njerëzit drejt krimit

2 Mars, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Kursi i këmbimit, si paraqiten valutat kryesore

5 Nëntor, 2025

Të Fundit

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

24 Nëntor, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

24 Nëntor, 2026
Rriten rastet e gonorresë rezistente ndaj antibiotikëve në Evropë

Ekspozimi ndaj pesticideve rrezikon fertilitetin, ekspertët ngrenë alarmin

24 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Pa drita e ujë për faj të ndërtuesit, ndryshon ligji! Kush përfiton nga përjashtimi

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr