• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve: Do të jepet në bazë mujore

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve: Do të jepet në bazë mujore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan këtë të enjte një takim me pensionistët, ndërsa qeveria ka nisur shpërndarjen e bonusit veror prej 5 mijë lekësh.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj tha se pas reformës së pagave, fokusi kryesor i qeverisë është zhvendosur te pensionistët.

Sipas saj, që nga marrja e mandatit, rreth 70 miliardë lekë janë alokuar për bonuset e pensionistëve.

“Pensionet ishin diçka ku ne, që kur morëm mandatin, do të fokusoheshim. Që kur kemi marrë mandatin, janë rreth 70 miliardë lekë që kanë shkuar për bonuset e pensionistëve”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja tha se më parë qeveria nuk ka pasur mundësi të bëjë rritje domethënëse të pensioneve, ndaj është aplikuar indeksimi vjetor për të mbrojtur fuqinë blerëse nga rritja e çmimeve, si dhe bonusi tradicional i dhjetorit.

“Ne nuk kishim mundësi më parë që të bënim rritje domethënëse të pensioneve, por çdo vit bëjmë indeksimin e pensioneve, me qëllim që të ardhurat dhe fuqia blerëse e pensionistëve të mos ndikohet nga rritja e çmimeve. Kemi pasur çdo vit bonusin e pensioneve, që është dhënë në dhjetor”, tha ajo.

Ibrahimaj njoftoi se nga viti 2026 politika për pensionistët do të ndryshojë, duke kaluar drejt shpërndarjes së bonusit në bazë mujore, sipas kategorive.

Sipas ministres, synimi është që pensioni mesatar për ata që kanë vite të plota pune të shkojë në 400 euro, ndërsa për ata me vite të pjesshme pune të shkojë në 200 euro.

“Bonusin do ta japim në bazë mujore, sipas kategorive, në mënyrë që pensioni mesatar i atyre që kanë vite të plota pune të shkojë në 400 euro dhe pensioni mesatar i atyre që kanë vite të pjesshme pune të shkojë në 200 euro”, deklaroi Ibrahimaj.

Ajo shtoi se të ardhurat shtesë që do të vijnë nga rritja ekonomike do të rishpërndahen te pensionistët.

Nga sot ka nisur edhe shpërndarja e bonusit të ri për vitin 2026, në vlerën 5 mijë lekë.

Sipas Ibrahimajt, rreth 33 mijë pensionistë e kanë marrë bonusin që në ditën e parë, bashkë me pensionin.

“Janë rreth 33 mijë pensionistë që sot, bashkë me pensionin, kanë marrë bonusin e vlerës dhe rishpërndarjen e të ardhurave. Për këtë bonus, qeveria ka vënë në dispozicion 3.9 miliardë lekë”, u shpreh ministrja.

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Rikthimi i bujshëm i avionëve me helika

Artikulli pas

Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
Ekonomi

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë
Ekonomi

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15 Nëntor, 2026
Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim
Aktualitet

Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim

15 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta

Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta

Të Përzgjedhura

SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar
Aktualitet

SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

Nga SkyWeb
2 Korrik, 2025
0

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar paraditen e sotme në Fier, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë në zyrat...

Lexo të plotë
Ekspertët: Alkooli është shaktari kryesor i 62 sëmundjeve

Ekspertët: Alkooli është shaktari kryesor i 62 sëmundjeve

20 Maj, 2026
Pas indianëve dhe filipinasve, vietnamezët pritet të plotësojnë mungesën e fuqisë punëtore në Shqipëri

Pas indianëve dhe filipinasve, vietnamezët pritet të plotësojnë mungesën e fuqisë punëtore në Shqipëri

30 Korrik, 2026
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

Shqipëria tkurret me 29 000 banorë në vit, EUROSTAT thotë se kjo s’mund të ndodhë në vende që s’janë në luftë

22 Maj, 2026
Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s

14 Prill, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr