• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

Editor Nga Editor
4 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë publike përgjigjet e tij ndaj Toni Gogut, lidhur me transferimin në burg, protestat dhe drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në shënimet e publikuara, Veliaj drejton akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, mohon përfshirjen në organizimin dhe financimin e protestave dhe shprehet se nuk do të delegojë më drejtimin e bashkisë.

Në përgjigjen e parë, Veliaj ndalet te transferimi i tij, të cilin e konsideron një përpjekje për ta izoluar nga familja dhe për ta intimiduar. Ai shprehet se nuk do të përkulet, pavarësisht vendit ku mund të dërgohet.

“Çfarë ‘nderi’ duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?”, shkruan Veliaj, duke iu referuar kryeministrit Rama.

Ai mohon gjithashtu pretendimet se është organizator apo financues i protestave të zhvilluara në Tiranë.

“Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm”, shprehet ai.

Veliaj kundërshton edhe akuzat për synimin e rrëzimit të rendit kushtetues nga burgu, duke ironizuar pretendimet për përfshirje në akte terrorizmi. Sa i përket protestave dhe dëmtimeve në kryeqytet, ai thotë se nuk do të dëmtonte qytetin që ka drejtuar.

“Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. Më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia”, shkruan Veliaj.

Në pjesën e dytë të përgjigjeve për Gogun, kryebashkiaku ndalet te drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe refuzimi për t’ia deleguar më këtë përgjegjësi dikujt tjetër. Ai pretendon se gjatë 18 muajve që drejtimi ishte deleguar, nuk janë realizuar investime të rëndësishme. Ndërsa pas rikthimit të tij, sipas Veliajt, janë zhbllokuar gjashtë shkolla dhe janë dhënë mbi 1,500 kredi të buta.

“Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm”, argumenton ai.

Veliaj kritikon gjithashtu mënyrën e promovimit të emrave në Bashki dhe në Partinë Socialiste, duke vlerësuar disa prej personave të përmendur për drejtimin e institucionit. Për Arbrin, ai shprehet se nuk ka kundërshtime personale, por thekson se nuk do ta delegojë më drejtimin.

“Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më”, shkruan Veliaj.

Në pjesën e tretë, Veliaj flet per Plarent Ndrecën, duke shpjeguar marrëdhënien e tij me të dhe takimin e fundit në burg. Ai pretendon se për 20 muaj nuk ka pasur mundësi të këshillohet me persona të tjerë dhe se Ndreca ka qenë ndër të paktët që i kanë qëndruar pranë.

“Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot”, shkruan Veliaj.

Ai tregon se takimi përfundoi në mesnatë, pasi Ndreca i solli dy libra dhe më pas u largua, ndërsa vetë Veliaj u kthye në qeli me paterica. Në fund, ai shprehet se i ka uruar të mira, por nuk pranon përfshirjen në afera të paligjshme.

 

Artikulli para

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

Artikulli pas

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?
Aktualitet

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

4 Nëntor, 2026
TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali
Aktualitet

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

4 Nëntor, 2026
Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres
Aktualitet

Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres

4 Nëntor, 2026
Pse polakët po braktisin masivisht Anglinë
Aktualitet

Pse polakët po braktisin masivisht Anglinë

4 Nëntor, 2026
Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit
Aktualitet

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Ushqimet që hanë njerëzit "vulosen" nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Të Përzgjedhura

“Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni mesdhetar me rritjen më të shpejtë në Evropën Jugore
Aktualitet

Qeveria tërhiqet për investimet strategjike, Ibrahimaj: Po hartojmë ligj të ri

Nga Editor
10 Qershor, 2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se qeveria po harton një ligj të ri për investimet...

Lexo të plotë
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

Fluksi i turistëve, mbi 31 mijë fluturime nga dhe drejt Tiranës deri në fund të qershorit

31 Korrik, 2025
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Dollari bie, forcohet Franga, si paraqitet Euro në kursin e këmbimit

18 Dhjetor, 2025
Aeroporti i Dublinit heq kufizimin e 100 ml lëngje në avion

Aeroporti i Dublinit heq kufizimin e 100 ml lëngje në avion

19 Shtator, 2025
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës, sa do shiten

25 Prill, 2026

Të Fundit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

4 Nëntor, 2026
Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr