• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pagesat me telefon po zënë vendin e kartës, por cash-i nuk po zhduket

Editor Nga Editor
19 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
Pagesat me telefon po zënë vendin e kartës, por cash-i nuk po zhduket
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të dhënat e reja tregojnë se konsumatorët po mbështeten gjithnjë e më shumë te telefoni celular për të kryer pagesa, në vend që të mbajnë me vete karta bankare, sipas BBC.

Dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar ishin të regjistruar vitin e kaluar në të paktën një shërbim pagesash me celular, sipas një raporti vjetor të UK Finance, organizatës së sektorit bankar.

Përdorimi i telefonit për të kryer pagesa është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Kanë kaluar një dekadë që nga lançimi i Apple Pay në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa përdorimi i parave cash vazhdon të bjerë, të dhënat sugjerojnë se ritmi i rënies po ngadalësohet dhe se kartëmonedhat dhe monedhat do të mbeten një mënyrë e rëndësishme pagese për shumë njerëz edhe pas një dekade.

Konsumatorët po ruajnë gjithnjë e më shumë të dhënat e kartave në telefonat ose orët e tyre inteligjente dhe po kryejnë pagesa pa kontakt, të mbrojtura me verifikim përmes njohjes së fytyrës ose gjurmës së gishtit, në vend që të fusin një kod PIN.

Nëntë në 10 përdorues të portofolëve elektronikë kanë të regjistruar kartën e tyre të debitit si mënyrën e paracaktuar të pagesës në telefon, ndërsa pjesa tjetër kanë regjistruar kartën e kreditit. Kjo tregon se telefonat po përdoren për pagesat e përditshme, veçanërisht nga konsumatorët më të rinj, megjithëse edhe grupmoshat më të mëdha po e rrisin përdorimin. Më shumë se 80% e personave të moshës 16 deri në 34 vjeç kryejnë rregullisht pagesa me celular, krahasuar me 22% të personave mbi 65 vjeç.

“Të dhënat tona më të fundit tregojnë se Mbretëria e Bashkuar tashmë është një ekonomi kryesisht digjitale sa i përket kryerjes dhe marrjes së pagesave”, tha Adrian Buckle, drejtues i kërkimeve në UK Finance.

Paratë cash nuk kanë “vdekur” ende

Raporti “Tregu i Pagesave në Mbretërinë e Bashkuar”, i publikuar një herë në vit, tregon se kartat e debitit, përfshirë ato të regjistruara në telefona ishin mënyra kryesore e pagesës vitin e kaluar.

Ato përbënin 54% të të gjitha pagesave të kryera në vitin 2025. Rreth 39% e pagesave u kryen pa kontakt.

Çeqet duhej të hiqeshin gradualisht deri në vitin 2018, derisa deputetët detyruan sektorin të ndryshonte qëndrim vite më parë.

Në vend të kësaj, përdorimi i tyre është tkurrur në vetëm 0.2% të pagesave të kryera në Mbretërinë e Bashkuar, me gjithsej 77 milionë çeqe të lëshuara vitin e kaluar.

Sipas parashikimeve të UK Finance, paratë cash nuk pritet të zhduken në të njëjtën mënyrë.

Kartëmonedhat dhe monedhat u përdorën në 3.9 miliardë transaksione, ose në 8% të të gjitha pagesave vitin e kaluar. Kjo shifër pritet të përgjysmohet në 4% të të gjitha pagesave në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035, ose rreth dy miliardë transaksione.

Megjithatë, disa njerëz vazhdojnë të kenë një preferencë të fortë për përdorimin e parave cash.

“Në vend që Mbretëria e Bashkuar të shndërrohet në një shoqëri pa para cash gjatë dekadës së ardhshme, vendi do të kalojë drejt një ekonomie ku cash-i do të jetë më pak i rëndësishëm se më parë, por do të mbetet gjerësisht i vlerësuar dhe ende i preferuar nga disa njerëz”, thuhet në raport.

Gati 50 milionë njerëz përdorën bankomatet vitin e kaluar.

Nick Quin, nga Link, organizata që mbikëqyr rrjetin e bankomateve në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Tërheqjet e parave cash po bien në çdo pjesë të vendit. Gjithnjë e më shumë njerëz e shohin më të leverdishme dhe preferojnë të paguajnë me karta pa kontakt dhe portofolë elektronikë në telefonat inteligjentë, por miliona njerëz ende mbështeten te cash-i çdo ditë.

“Njerëzit me të ardhura më të ulëta mbështeten më shumë ose tërësisht te paratë cash për të menaxhuar buxhetin e tyre, prandaj detyra jonë është të mbrojmë aksesin te cash-i për aq kohë sa njerëzit kanë nevojë për të.”

/skyweb.al

Etiketat: cashpagesa me kartepagesetelefon
Artikulli para

Lufta dhe valët e të nxehtit kërcënojnë rritjen globale të çmimeve, produktet që preken më shumë

Artikulli pas

Kostot globale të huamarrjes arrijnë nivele rekord, nën presionin e naftës, AI-së dhe inflacionit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Kadastra pezullon deri në 21 ditë shërbimet për pronat në Durrës! Preken 45 zona kadastrale

18 Nëntor, 2026
“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen
Ekonomi

“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen

18 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kostot globale të huamarrjes arrijnë nivele rekord, nën presionin e naftës, AI-së dhe inflacionit

Kostot globale të huamarrjes arrijnë nivele rekord, nën presionin e naftës, AI-së dhe inflacionit

Të Përzgjedhura

PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta
Aktualitet

Nis sot aplikimi për universitetet, maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë

Nga SkyWeb
27 Korrik, 2026
0

Maturantët në të gjithë vendin nisin sot plotësimin e formularit A2 në portalin U-Albania, duke hapur kështu fazën e aplikimeve...

Lexo të plotë
“Barku i birrës” lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e zemrës te meshkujt

“Barku i birrës” lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e zemrës te meshkujt

6 Dhjetor, 2025
Diagnostikohet me Alzhaimer piloti i famshëm i “Mrekullisë Hudson”, historia e pabesueshme e uljes së avionit në lumë

Diagnostikohet me Alzhaimer piloti i famshëm i “Mrekullisë Hudson”, historia e pabesueshme e uljes së avionit në lumë

15 Korrik, 2026
DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

1 Nëntor, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Interesat e larta dhe praktikat agresive të mbledhjes së pagesave të pashlyerja, institucionet financiare jobanka fituan 58 milionë euro gjatë 2024

10 Korrik, 2025

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr