• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 16 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kostot globale të huamarrjes arrijnë nivele rekord, nën presionin e naftës, AI-së dhe inflacionit

Editor Nga Editor
19 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
0
Kostot globale të huamarrjes arrijnë nivele rekord, nën presionin e naftës, AI-së dhe inflacionit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kostot e huamarrjes afatgjatë në disa prej ekonomive më të mëdha të botës arritën nivele të reja rekord, për shkak të shqetësimeve mbi inflacionin, nivelet e borxhit publik dhe shpenzimet për Inteligjencën Artificiale (AI), sipas BBC.

Norma e interesit për huamarrjen e SHBA-së me afat 30-vjeçar arriti të martën në 5.33%, niveli më i lartë që nga qershori 2007, ndërsa borxhi afatgjatë i Mbretërisë së Bashkuar arriti në 5.85%. Lëvizje të ngjashme u vunë re edhe në Gjermani dhe Japoni.

Normat e interesit për obligacionet të cilat janë një formë borxhi njihen si yield-e dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në kostot e huamarrjes që konsumatorët paguajnë për hipotekat, kreditë për makina dhe kartat e kreditit.

Rritja e çmimeve të naftës është faktori kryesor pas kësaj rritjeje të fundit të yield-eve të obligacioneve, pasi investitorët druhen se inflacioni mund të rritet sërish ndjeshëm.

Nëse kjo ndodh, bankat qendrore mund të zgjedhin të rrisin normat e interesit për të frenuar inflacionin.

Të martën, çmimi i një fuçie nafte Brent, standardi global për çmimet e naftës, kaloi 90 dollarët, pas rritjes së tensioneve lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Rritja e fundit erdhi pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të bombardonte Omanin, një aleat i SHBA-së nëse ai “pengon” bisedimet me Iranin për rihapjen e rrugës ujore të Ngushticës së Hormuzit.

SHBA-ja dhe Omani kanë zhvilluar secili veçmas negociata me qeverinë iraniane për rihapjen e këtij kalimi strategjik, i cili është jetik për furnizimin global me naftë dhe për tregtinë e mallrave të tjera. Mbyllja në masë të madhe e ngushticës për gati gjashtë muaj, për shkak të luftës SHBA-Izrael me Iranin, ka shkaktuar ndërprerje në furnizimin me naftë, duke çuar në rritjen e çmimeve.

Përveç rritjes së kostos së karburantit për automjetet, çmimet e larta globale të naftës mund të sjellin rritje të çmimeve në të gjithë ekonominë, pasi kompanitë ua kalojnë konsumatorëve kostot më të larta me të cilat përballen, duke nxitur inflacionin.

Nafta është një faktor kyç në aktivitetin e biznesit. Në shumicën e rasteve, mallrat transportohen me kamionë ose furgonë.

John Canavan, analist kryesor në Oxford Economics, i tha BBC-së se rreziku i inflacionit nga çmimet më të larta të naftës, së bashku me nivelet e larta të borxhit publik dhe pasigurinë rreth shumave të mëdha që po investohen në AI dhe se kur këto investime do të japin rezultat, po kontribuojnë të gjitha në rritjen e kostove të huamarrjes.

Ai tha se kjo mund të çojë si pasojë në norma më të larta të interesit për hipotekat dhe në kosto më të larta të huamarrjes për kreditë e makinave për konsumatorët.

Yield-et më të larta, paralajmëroi ai, do të nënkuptonin se kompanitë mund të duhet të paguajnë më shumë për të marrë hua dhe mund t’ua kalojnë këtë kosto klientëve.

“Kjo i shtohet ndikimit të përgjithshëm inflacionist”, tha ai, duke shtuar se në planin afatgjatë rreziku është që inflacioni më i lartë të ngadalësojë rritjen ekonomike.

Investitorët në obligacione zakonisht kërkojnë kthime më të larta  ose yield-e më të larta, nëse inflacioni është i lartë ose nëse presin që ai të mbetet i lartë në të ardhmen. Qeveritë dhe kompanitë shesin obligacione, në thelb një premtim për shlyerjen e borxhit për të mbledhur para për shpenzime dhe, në këmbim, paguajnë interes.

Përveç frikës nga inflacioni, Canavan tha se në mbarë botën ka pasur një “kundërshtim” nga investitorët në tregun e obligacioneve ndaj politikave të përgjithshme financiare dhe planeve të shpenzimeve të një sërë qeverish.

Situata financiare e Mbretërisë së Bashkuar dhe nivelet e huamarrjes kanë bërë që kryeministri Andy Burnham t’u garantojë tregjeve të obligacioneve se është i përkushtuar t’u përmbahet kufijve ekzistues të huamarrjes së qeverisë, të njohur si rregullat fiskale.

Kostot e huamarrjes u rritën lehtë kur ai mori drejtimin e Partisë Laburiste nga Sir Keir Starmer këtë verë.

Përpara angazhimeve për rregullat fiskale, investitorët kishin vlerësuar se Burnham kishte më shumë gjasa të rriste huamarrjen publike tashmë të lartë të Britanisë, veçanërisht pas komenteve të tij vitin e kaluar se Mbretëria e Bashkuar duhej “të dilte nga kjo gjendje varësie ndaj tregjeve të obligacioneve”.

Ekonomistët e Capital Economics thanë në një shënim se rritjet më të mëdha të kostove të huamarrjes afatgjatë po shiheshin në “SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Itali dhe Japoni, ku, në shkallë të ndryshme, perspektiva fiskale është më problematike”.

Ata thanë se situata nuk përbënte një “krizë të tregut të obligacioneve”, por shtuan: “Ka arsye racionale që investitorët të kërkojnë kthime më të larta nga borxhi afatgjatë i qeverive: pasiguri më e madhe gjeopolitike dhe inflacioniste, pikëpyetje mbi politikën monetare të SHBA-së dhe pozicione fiskale të paqëndrueshme.”

Canavan tha se kostot e huamarrjes afatgjatë në SHBA po nxiteshin gjithashtu nga një “ritëm rekord” i huamarrjes së kompanive javët e fundit, kryesisht për zhvillimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së AI dhe qendrave të të dhënave. Megjithatë, për shkak të pasigurisë rreth qindra miliardë dollarëve që po investohen në AI, si dhe rreziqeve të mundshme, investitorët po kërkojnë kthime më të larta për paratë që japin hua.

“Yield-et po shqetësojnë njerëzit sepse sinjalizojnë një mjedis më të shtrënguar dhe huamarrja do të bëhet më e shtrenjtë”, tha Kim Forrest, drejtuese e investimeve në Bokeh Capital Partners.

“Sidomos në gjithë këtë histori të AI-së, ku koha se kur investimet do të shlyhen është e pasigurt. Kjo krijon një mjedis investimi nervoz.”

Etiketat: huamarja
Artikulli para

Pagesat me telefon po zënë vendin e kartës, por cash-i nuk po zhduket

Artikulli pas

Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?
Ekonomi

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!
Ekonomi

Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!

15 Shtator, 2026
Shtyhet Censi i Bujqësisë, Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive
Ekonomi

Shtyhet Censi i Bujqësisë, Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive

15 Shtator, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Ekonomi

Shqiptarët s’pyesin: Çmimi i karburanteve në kulm, por rriten shitjet e naftës, benzinës dhe gazit

15 Shtator, 2026
Metoda e blerjeve “5, 4, 3, 2, 1”: Si të mbushni në mënyrë efektive shportën e supermarketit pa shpenzuar kot
Ekonomi

Shqiptarët po konsumojnë, karburantet kryesojnë me 8.4% në rritjen e shitjeve me pakicë

15 Shtator, 2026
Artikulli pas
Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rikthimi i bujshëm i avionëve me helika
Aviacion

Rikthimi i bujshëm i avionëve me helika

Nga SkyWeb
2 Korrik, 2026
0

Një dizajn turbopropi (avion me helika), i krijuar rreth 35 vite më parë, po përjeton rilindjen falë Deutsche Aircraft. Modeli...

Lexo të plotë
FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne

FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne

14 Prill, 2026
“Time Out”: Udhëtim mbi det, për herë të parë, fluturime me hidroavion midis Shqipërisë dhe Greqisë

“Time Out”: Udhëtim mbi det, për herë të parë, fluturime me hidroavion midis Shqipërisë dhe Greqisë

19 Qershor, 2026
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Lufthansa nis kursimet, redukton fluturimet dhe heq avionët e vjetër

16 Prill, 2026
I nxehti ekstrem përfshin Evropën, alarm i kuq në disa shtete

I nxehti ekstrem përfshin Evropën, alarm i kuq në disa shtete

22 Qershor, 2026

Të Fundit

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

15 Shtator, 2026
“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

15 Shtator, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr