• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

Editor Nga Editor
3 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shitjet e kondicionerëve me funksion ngrohjeje në banesat evropiane u rritën me 11 për qind në gjysmën e parë të vitit 2026, pas rritjes së çmimeve të gazit të lidhur me luftën në Iran.

Kriza energjetike i ka dhënë një shtysë të re përpjekjeve të Bashkimit Evropian për t’u larguar nga lëndët djegëse fosile, ndërsa Komisioni Evropian po u kërkon qeverive të ulin taksat mbi energjinë elektrike.

Sipas Shoqatës Evropiane të Pompave të Nxehtësisë (EHPA), kjo ka të ngjarë të jetë një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e shitjeve të këtyre pajisjeve gjatë këtij viti. Shoqata ka argumentuar prej kohësh se përdorimi i tyre varet ndjeshëm nga çmimi i energjisë elektrike.

Të dhënat e reja të EHPA mbulojnë 12 vende evropiane: Austrinë, Belgjikën, Zvicrën, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Norvegjinë, Portugalinë dhe Suedinë.

Sipas të dhënave, rreth 1,16 milionë pajisje u shitën nga janari deri në qershor, krahasuar me 1,04 milionë gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2025.

Kjo përbën një ndryshim të rëndësishëm krahasuar me vitin 2024, kur shitjet ranë me 47 për qind në gjysmën e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Rënia erdhi pasi vala e instalimeve gjatë krizës energjetike të vitit 2022 filloi të zbehej.

Kondicionerët inverter me funksion ngrohjeje marrin energji termike nga ajri i jashtëm dhe e përdorin për të ngrohur ambientet e brendshme. Në verë, i njëjti sistem mund të funksionojë në të kundërt, duke larguar nxehtësinë nga banesa dhe duke e ftohur atë.

Kjo i bën ata një alternativë ndaj kaldajave me gaz, veçanërisht në kushtet e rritjes së çmimeve të energjisë.

Ndërprerjet e transportit detar nga Irani përmes Ngushticës së Hormuzit, një korridor jetik për tregtinë globale që përshkon rreth një të pestën e eksporteve botërore të naftës dhe gazit, kanë çuar çmimet e energjisë në nivele rekord.

“Evropa po i jep fund varësisë së saj nga një drogë toksike dhe e kushtueshme nga furnizues të dyshimtë – gazi”, deklaron Paul Kenny, drejtor i përgjithshëm i EHPA. “Sa më shpejt që energjia elektrike të bëhet zgjidhja më e përballueshme, aq më shpejt do të kalojmë drejt energjisë së pastër.”

Sipas EHPA, sistemet e ngrohjes me këtë teknologji janë tre deri në pesë herë më efikase në përdorimin e energjisë sesa kaldajat. Megjithatë, taksat mbi energjinë elektrike janë shpesh më të larta se ato mbi gazin në Evropë, për shkak të faktorëve historikë dhe politikave të ndërlikuara.

Kjo e bën më pak të leverdishëm për familjet kalimin drejt teknologjive elektrike, përfshirë kondicionerët me funksion ngrohjeje dhe automjetet elektrike.

Si mund të nxisë Plani i BE-së për Elektrifikimin përdorimin e kondicionerëve me ngrohje

Plani i BE-së për Elektrifikimin, i publikuar në korrik 2026, synon të ndryshojë këtë situatë përmes harmonizimit të taksave mbi energjinë elektrike dhe lëndët djegëse.

Plani përcakton gjithashtu objektivin e instalimit të katër milionë sistemeve të ngrohjes me këtë teknologji në vit në të gjithë Evropën deri në vitin 2030. Synimi tjetër është që energjia elektrike të përbëjë pothuajse gjysmën e konsumit të energjisë në BE deri në vitin 2040, nga rreth një e katërta që përbën aktualisht.

Komisioni Evropian vlerëson se përhapja e gjerë e teknologjive elektrike mund t’i kursejë Evropës rreth 200 miliardë euro në importe të lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2040.

EHPA veçon Holandën dhe Belgjikën si vende që kanë arritur të zhvendosin një pjesë të barrës fiskale nga energjia elektrike drejt lëndëve djegëse fosile. Danimarka, ndërkohë, ka ulur në mënyrë të veçantë taksat mbi energjinë elektrike për familjet që përdorin sisteme elektrike të ngrohjes.

Vende të tjera, si Franca, Gjermania dhe Italia, ofrojnë grante dhe subvencione për instalimin e sistemeve të tilla.

Megjithatë, një reformë më e gjerë fiskale në nivel të BE-së do të kërkonte konsensusin e të 27 shteteve anëtare, gjë që mbetet një pengesë e rëndësishme.

Etiketat: cmimigazikondicioner
Artikulli para

Shqipëria, destinacioni turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë francezë

Artikulli pas

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit
Ekonomi

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

18 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Ekonomi

Gati ligji për njohjen automatike të diplomave të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në BE! 

18 Nëntor, 2026
Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen
Ekonomi

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

18 Nëntor, 2026
Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

Të Përzgjedhura

“Paqja fiskale”, bizneset i kanë shtetit 1.6 mld euro borxh
Ekonomi

“Paqja fiskale”, bizneset i kanë shtetit 1.6 mld euro borxh

Nga SkyWeb
30 Prill, 2025
0

Në prag të zgjedhjeve, qeveria i propozoi biznesit “Paqen Fiskale” – një paketë që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim...

Lexo të plotë
Kompanitë celulare rrisin fitimet gjatë 2024

Kompanitë celulare rrisin fitimet gjatë 2024

14 Maj, 2025
Myzyri “kap mat” Pogajn/ Përmbysen tenderat 15 mln euro për spitalin të Korçës dhe lavanderinë e Shefqet Ndroqit

Myzyri “kap mat” Pogajn/ Përmbysen tenderat 15 mln euro për spitalin të Korçës dhe lavanderinë e Shefqet Ndroqit

21 Korrik, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

1 Gusht, 2025
Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026

Të Fundit

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

18 Nëntor, 2026
OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

18 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

Gati ligji për njohjen automatike të diplomave të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në BE! 

18 Nëntor, 2026
Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë

Ndryshojne paketat e cigareve, s’ka tym duhani deri 10 metra larg shkollave dhe spitaleve

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr