• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Share on FacebookShare on WhatsApp

Familjet që kërkojnë të marrin në kujdestari një fëmijë do t’u nënshtrohen verifikimeve mbi të ardhurat, banesën, shëndetin, historikun penal dhe marrëdhëniet familjare. Pas vendosjes së fëmijës, ato do të kontrollohen periodikisht nga shteti, përfshirë edhe nëpërmjet vizitave pa paralajmërim.

Rregullat e reja janë pjesë e paketës së vendimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave për kujdesin alternativ në familje.

Nuk bëhet fjalë për birësim

Kujdesi alternativ nuk është birësim. Familja kujdestare merr përsipër përkohësisht ose për një periudhë të gjatë përkujdesjen ndaj një fëmije, por nuk fiton statusin e prindit përmes birësimit.

Fëmija mund të vendoset në një familje kujdestare kur nuk mund të qëndrojë me familjen biologjike dhe ndaj tij është marrë një masë mbrojtjeje. Vendosja miratohet nga gjykata, ndërsa në raste emergjente mund të kryhet përkohësisht dhe më pas t’i dërgohet menjëherë gjykatës për miratim.

Skema përfshin fëmijët që kanë përjetuar dhunë, abuzim, neglizhencë, shfrytëzim ose trauma, si dhe ata me aftësi të kufizuara, nevoja komplekse apo probleme të rënda psikosociale.

Në kujdes alternativ mund të vendosen edhe vajzat shtatzëna ose vajzat nëna së bashku me fëmijët e tyre, kur kjo vlerësohet si zgjidhja më e përshtatshme për mbrojtjen e nënës dhe fëmijës.

Kujdesi mund të jetë emergjent deri në tre muaj, afatshkurtër deri në 12 muaj ose afatgjatë deri në moshën madhore, kur rikthimi në familjen biologjike apo birësimi nuk janë të mundur.

Familja kujdestare mund të jetë familje profesioniste e trajnuar, një familje e afërme e fëmijës, persona nga rrethi i ngushtë familjar ose një familje pa lidhje farefisnore që ofrohet vullnetarisht.

Aplikimi dhe kriteret

Aplikimi për t’u miratuar si familje kujdestare do të kryhet nëpërmjet portalit e-Albania. Aplikuesi duhet të jetojë në Shqipëri dhe të mos jetë mbi moshën e pensionit, me përjashtim të rasteve kur kujdesi ofrohet nga të afërmit e fëmijës.

Familja duhet të ketë të ardhura të qëndrueshme, mjete të mjaftueshme jetese dhe banesë të sigurt me kushte të përshtatshme. Do të verifikohet edhe mundësia për akses në arsim, shëndetësi dhe transport.

Aplikuesi dhe anëtarët e familjes duhet të jenë në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Të gjithë personat madhorë që jetojnë në familje duhet të japin pëlqimin me shkrim për marrjen e fëmijës në kujdestari.

Aplikuesi nuk duhet të jetë në hetim ose ndjekje penale, ndërsa asnjë anëtar i familjes nuk duhet të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë. Kontrolli përfshin dhunën në familje, trafikimin, narkotikët, veprat kundër fëmijëve dhe krimet seksuale.

Vlerësimi do të përfshijë intervista me anëtarët e familjes, vizita në banesë, raport social dhe psikologjik, dokumentacion mjekësor, dëshmi të gjendjes gjyqësore dhe referenca nga dy familje të komunitetit. Parashikohet edhe intervistë me inspektorin e zonës të Policisë së Shtetit.

Familjet që kalojnë vlerësimin duhet të ndjekin një program të detyrueshëm trajnimi. Certifikata është kusht për regjistrimin e tyre si familje kujdestare.

Kontrolle çdo dy javë

Gjatë tre muajve të parë pas vendosjes, fëmija do të monitorohet në familje të paktën një herë në dy javë. Më pas, kontrollet do të zhvillohen të paktën një herë në muaj ose më shpesh, sipas nivelit të rrezikut.

Vizitat mund të jenë të njoftuara ose të panjoftuara. Fëmija mund të merret në bisedë veçmas nga familja kujdestare, në kushte që garantojnë privatësinë dhe lirinë e shprehjes.

Në rast dhune, neglizhence, abuzimi, shfrytëzimi ekonomik, përdorimi të fëmijës për punë të ndaluara ose refuzimi të bashkëpunimit me institucionet, kujdesi mund të ndërpritet menjëherë.

Fëmija mund të ankohet vetë ose përmes mësuesit, psikologut, punonjësit social apo një organizate. Ankesat anonime pranohen kur lidhen me dhunë, abuzim, neglizhencë ose cenim të të drejtave, ndërsa bashkia duhet të marrë vendim brenda 15 ditëve.

Të dhënat mbi origjinën dhe historikun familjar të fëmijës, si dhe denoncimet apo dyshimet për abuzim, do të ruhen në regjistrin elektronik për 100 vjet nga data e lindjes së tij. /skyweb.al

Artikulli para

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

Artikulli pas

Jo vetëm shenjë e plakjes, flokët e thinjur lidhen edhe me mbrojtjen nga kanceri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik
Ekonomi

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
SHBA-ja hedh në treg rezervat strategjike të naftës për të mbajtur çmimet nën kontroll
Ekonomi

Operatorët parashikojnë një shtrenjtim tjetër të naftës pas rezervës së sigurisë, sa do të jetë çmimi

7 Tetor, 2026
Begaj uron Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente të Kosovës: Bashkë në çdo sfidë
Aktualitet

Begaj uron Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente të Kosovës: Bashkë në çdo sfidë

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
Jo vetëm shenjë e plakjes, flokët e thinjur lidhen edhe me mbrojtjen nga kanceri

Jo vetëm shenjë e plakjes, flokët e thinjur lidhen edhe me mbrojtjen nga kanceri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Lufta po ndryshon hartën e naftës, Lindja e Mesme s’do jetë me e njëjta, futet në lojë Izraeli
Ekonomi

Lufta po ndryshon hartën e naftës, Lindja e Mesme s’do jetë me e njëjta, futet në lojë Izraeli

Nga SkyWeb
29 Gusht, 2026
0

Vendet prodhuese të naftës në Lindjen e Mesme po investojnë miliarda dollarë në tubacione dhe terminale të reja, për të...

Lexo të plotë
Rama me fermerët në Dibër: Krijoni kooperativa si të BE, prodhoni veç e shisni bashkë

Rama me fermerët në Dibër: Krijoni kooperativa si të BE, prodhoni veç e shisni bashkë

25 Prill, 2026
Lufta në Iran, “çmend” naftën në Shqipëri, 206 lekë/ litri….dhe fundi nuk dihet

Lufta në Iran, “çmend” naftën në Shqipëri, 206 lekë/ litri….dhe fundi nuk dihet

23 Korrik, 2026
Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

20 Shkurt, 2026

AKU bllokon 24 ton misër me aflatoksinë në Shkodër

10 Mars, 2026

Të Fundit

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Ibrahimaj thotë se problemet janë zgjidhur dhe shumë shpejt hapen fondet IPARD

7 Tetor, 2026
Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr