• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Destinacioni final: Brenda morgut të aeroportit, udhëtimi i fundit i të vdekurit që niset të prehet ne vendlindje

Editor Nga Editor
6 Dhjetor, 2025
në Aviacion
A A
Destinacioni final: Brenda morgut të aeroportit, udhëtimi i fundit i të vdekurit që niset të prehet ne vendlindje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në aeroportin e Amsterdamit, një telefonatë në orën 5 të mëngjesit paralajmëron fillimin e ditës për Ben Vos, koordinatori i morgut të Schiphol. Një pasagjer që udhëtonte nga Azia ka ndërruar jetë gjatë fluturimit, dhe detyra e Vos është të sigurojë trajtimin e trupit dhe mbështetjen për të afërmit, shkruan CNN.

Morgu i Schiphol, i hapur që nga viti 1997, është ndër të paktët në Evropë me shërbim të plotë për trajtimin dhe transportin e trupave të udhëtarëve që ndërruan jetë jashtë vendit. Objekti është i madh, rreth 9,700 metra katrorë, dhe ka të gjitha mjetet e nevojshme për kujdesin pas vdekjes: dhoma të ftohta për ruajtjen e trupave, dhoma për pastrimin dhe ritualet fetare, një dhomë për autopsi dhe një sallë pritjeje për familjarët. Trupat transportohen nga avioni drejt morgut përmes një dalje direkte, pa u vënë re nga udhëtarët dhe pa ndërprerje të procedurave të sigurisë.

Çdo vit, morgu trajton rreth 2,500 raste, duke përfshirë qytetarë holandezë që vdesin jashtë vendit dhe të huaj që ndërruan jetë në Holandë dhe kthehen në vendet e tyre. Vos dhe ekipi i tij punojnë ngushtë me autoritetet, linjat ajrore, mjekë, agjenci qeveritare dhe përfaqësi diplomatike për të siguruar dokumentacionin dhe përgatitjen e trupave për transport. Ata kujdesen që çdo hap të kryhet me respekt dhe privatësi, duke ndihmuar familjet të përballojnë humbjen në një moment të vështirë.

Morgu është i përgatitur të respektojë ritualet fetare dhe zakonet e ndryshme. Disa familje, si ato afro-surinameze, organizojnë ceremonia me muzikë, këngë dhe festa që zgjasin disa orë, duke nderuar jetën e të ndjerit. Stafi i morgut bashkëpunon me priftërinj, rabinë, imamë dhe shërbimin e kapelanisë së aeroportit për të ofruar mbështetje dhe udhëzime.

Transporti i trupave jashtë vendit rregullohet nga standarde ndërkombëtare dhe udhëzime të linjave ajrore. Trupat vendosen në arkivole të siguruara dhe paketohen në mënyrë diskrete për transport ajror, duke ruajtur dinjitetin e të ndjerit dhe privatësinë e familjes. Kostoja e shërbimit zakonisht varion nga 5,000 deri në 10,000 euro dhe shpesh mbulohet nga sigurimi i udhëtimit.

Pavarësisht sfidave dhe orareve të pazakonta, për Vos dhe ekipin e tij shpërblimi më i madh është të ndihmojnë familjet në një nga momentet më të vështira të jetës:

“Kur gjithçka kryhet si duhet dhe familja ndjehet e mbështetur, kjo është kënaqësia më e madhe,” thotë ai. / Skyweb.al

Etiketat: aeroport
Artikulli para

Elon Musk: BE duhet të shpërbëhet, të kthehet sovraniteti i shteteve

Artikulli pas

Pemët e Krishtlindjes, përfitimet dhe sfidat mjedisore shkojnë përtej debatit “natyrale apo plastike”

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje
Aviacion

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pemët e Krishtlindjes, përfitimet dhe sfidat mjedisore shkojnë përtej debatit “natyrale apo plastike”

Pemët e Krishtlindjes, përfitimet dhe sfidat mjedisore shkojnë përtej debatit “natyrale apo plastike”

Të Përzgjedhura

Duhani po i bën shqiptarët më të varfër
Ekonomi

Duhani po i bën shqiptarët më të varfër

Nga Editor
12 Tetor, 2025
0

Konsumi i duhanit vazhdon të rëndojë ndjeshëm në xhepat e shqiptarëve. Sipas një studimi të publikuar nga “Development Solutions Associates”,...

Lexo të plotë
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

360 mijë pasagjerë nga rajoni përdorën TIA-n në 7-mujorin e parë të 2025-ës

4 Tetor, 2025
Një ushtrim i thjeshtë që mund të lehtësojë dhimbjen e shpinës

Një ushtrim i thjeshtë që mund të lehtësojë dhimbjen e shpinës

10 Nëntor, 2025
Qeveria shpall fituesin e koncesionit 1 miliardë euro në kulmin e fushatës zgjedhore

Qeveria shpall fituesin e koncesionit 1 miliardë euro në kulmin e fushatës zgjedhore

15 Prill, 2025
Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

30 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr