• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 29 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

Editor Nga Editor
29 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
0
Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një projekt hekurudhor që do të lidhte Gjirokastrën me Janinën dhe portin e Igumenicës është rikthyer në diskutim në Greqi, dhjetë vjet pas hartimit të studimit të parë. Grupi i Punës për Zhvillimin dhe Promovimin Turistik të Prefekturës së Janinës ka propozuar përditësimin e studimit të vitit 2016 për linjën Igumenicë–Janinë–Kakavijë–Gjirokastër. Mediat nw Greqi raportojnw se synimi është që projekti të rivlerësohet mbi kostot e sotme, kërkesën për transport dhe fizibilitetin ekonomik. Burimet greke saktësojnë se bëhet fjalë për një propozim për rishqyrtimin e projektit dhe jo ende për një vendim për ndërtimin e tij.

Ideja nuk është e re. Një studim zyrtar u hartua në vitin 2016 në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Territorial Europian Greqi–Shqipëri dhe u publikua në vitin 2018. Traseja e studiuar niste nga Porti i Igumenicës, kalonte në Parkun Industrial të Igumenicës, Universitetin dhe Aeroportin e Janinës, vijonte drejt Kakavijës dhe përfundonte në Gjirokastër. Studimi përfshinte projektimin paraprak të trasesë, përllogaritjen e kostove dhe analizën e fizibilitetit.

Sipas dokumentacionit, për segmentin prej rreth 73 kilometrash parashikoheshin dy tunele të mëdha me gjatësi totale 10.3 kilometra, nëntë tunele të realizuara me gërmim të hapur, me gjatësi totale 4.6 kilometra, si dhe 26 ura të vogla rrugore dhe hekurudhore. Propozimi i rikthyer në tryezë parashikon që linja të shqyrtohet si për transport pasagjerësh, ashtu edhe për transport mallrash. Një prej objektivave është lidhja e Shqipërisë së Jugut dhe Janinës me portin e Igumenicës, duke krijuar një korridor të ri ndërkufitar transporti.

Pala propozuese kërkon gjithashtu koordinim me Shqipërinë për vazhdimin e linjës drejt Gjirokastrës dhe identifikimin e fondeve kombëtare dhe europiane që mund të financojnë projektin. Hapi i parë, megjithatë, mbetet përditësimi i studimit të vitit 2016. Vetëm pas rivlerësimit teknik, ekonomik dhe të flukseve të pritshme të pasagjerëve e mallrave mund të përcaktohet nëse projekti do të kalojë drejt realizimit./Scan.tv

Etiketat: tren
Artikulli para

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

Artikulli pas

Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora
Aktualitet

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

29 Shtator, 2026
Skuteri i parë elektrik u shpik më shumë se 100 vjet më parë
Aktualitet

Skuteri i parë elektrik u shpik më shumë se 100 vjet më parë

29 Shtator, 2026
Shqipëria, ndër vendet ku përdoret më pak Inteigjenca Artificiale
Aktualitet

Shqetësime për sigurinë, OpenAI shtyn publikimin e modelit të ri të ChatGPT

29 Shtator, 2026
Rekord, 5 milion robotë punojnë në fabrika në botë
Aktualitet

Rekord, 5 milion robotë punojnë në fabrika në botë

29 Shtator, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Qafështamë, Policia dhe AMP në operacion për bimët narkotike: Kapen shumë parcela
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Qafështamë, Policia dhe AMP në operacion për bimët narkotike: Kapen shumë parcela

29 Shtator, 2026
Këta janë stacionet e trenave më të bukur në botë, 3 prej tyre në Europë
Aktualitet

Këta janë stacionet e trenave më të bukur në botë, 3 prej tyre në Europë

29 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit

Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Infeksionet në shtatzëni rrisin rrezikun e autizmit te fëmijët
Shëndet

Infeksionet në shtatzëni rrisin rrezikun e autizmit te fëmijët

Nga Editor
22 Shtator, 2026
0

Fëmijët me infeksione që u transmetuan gjatë shtatzënisë kanë rreth tri herë më shumë gjasa të diagnostikohen me autizëm më...

Lexo të plotë
Fermerët në vështirësi, lufta SHBA-Iran prek zinxhirin ushqimor global

Fermerët në vështirësi, lufta SHBA-Iran prek zinxhirin ushqimor global

28 Prill, 2026
“Adventurous Kate”: Shqipëria, destinacioni i plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike

“Adventurous Kate”: Shqipëria, destinacioni i plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike

3 Mars, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Rritja e pagave përkthehet në më shumë të ardhura tatimore në buxhet

6 Dhjetor, 2025
“Paqja fiskale”, bizneset i kanë shtetit 1.6 mld euro borxh

Shqiptarët paguan 720 milionë euro TAP në 10 muaj

28 Nëntor, 2025

Të Fundit

Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit

Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit

29 Shtator, 2026
Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

29 Shtator, 2026
Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

29 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr