• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar

Editor Nga Editor
14 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Valët e të nxehtit nuk përbëjnë rrezik vetëm për shëndetin fizik. Ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave ekstreme mund të shoqërohet edhe me rritje të shtrimeve në spital për çrregullime të shëndetit mendor. Ky është përfundimi i një studimi të botuar në revistën shkencore Nature Health, i cili analizon më shumë se 2,6 milionë raste shtrimi në spitale në katër vende.

Në studimin me titull “Shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor të lidhura me ekspozimin e zgjatur ndaj të nxehtit ekstrem në disa vende”, të botuar më 10 korrik 2026, studiuesit Yanming Liu, et al., shqyrtuan të dhënat e 2.618.307 shtrimeve në spitale në Brazil, Kanada, Kili dhe Zelandën e Re.

Analiza përfshiu 852 zona gjeografike dhe mbuloi periudhën 2000–2019. Studiuesit përdorën një metodë statistikore të njohur si analizë rast-kontrolli e kryqëzuar në kohë, për të vlerësuar lidhjen ndërmjet ekspozimit ndaj valëve të të nxehtit dhe shtrimeve në spital për çrregullime mendore dhe të sjelljes.

Për qëllimet e studimit, valët e të nxehtit u përcaktuan kryesisht si periudha kur temperatura mesatare ditore tejkalonte percentilin 97,5 të temperaturave karakteristike për secilin vend, për të paktën katër ditë radhazi.

Rezultatet treguan se ekspozimi ndaj valëve të tilla shoqërohej me një rritje prej 3,3% të rrezikut relativ për shtrim në spital në të njëjtën ditë. Kur u morën në konsideratë edhe tetë ditët pas ekspozimit, rritja kumulative e rrezikut arrinte në 5,6%.

Një tjetër element i rëndësishëm i studimit është se lidhja nuk ishte e njëjtë për të gjitha grupmoshat. Efektet rezultuan më të forta te personat e moshuar dhe te banorët e zonave me dendësi më të ulët të popullsisë.

Këto rezultate sugjerojnë se ndikimi i temperaturave ekstreme në shëndetin mendor mund të jetë më i ndërlikuar nga sa mendohet zakonisht. Nxehtësia mund të shtojë ngarkesën mbi shërbimet shëndetësore edhe përmes përkeqësimit të gjendjeve ekzistuese psikike ose çrregullimeve të sjelljes.

Autorët theksojnë nevojën që përgatitja ndaj valëve të të nxehtit të përfshijë edhe shërbimet e shëndetit mendor. Paralajmërimet meteorologjike dhe planet e reagimit duhet të marrin në konsideratë veçanërisht grupet më të cenueshme, përfshirë të moshuarit dhe personat që kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor.

Megjithëse studimi nuk përfshiu vende evropiane dhe rezultatet e tij nuk mund të transferohen automatikisht te popullsia shqiptare, për Shqipërinë, gjetjet përbëjnë interes. Vitet e fundit, valët e të nxehtit janë bërë një sfidë e rëndësishme për shëndetin publik në vend.

Një kufizim i rëndësishëm është se studimi evidenton lidhje statistikore dhe jo domosdoshmërisht një marrëdhënie të drejtpërdrejtë shkakësore./Cogito

 

 

 

Artikulli para

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Aktualitet

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
Rama thotë në Asamblenë e PS se BE është më pranë se kurrë
Aktualitet

Rama thotë në Asamblenë e PS se BE është më pranë se kurrë

14 Nëntor, 2026
Nga mësuesit te specialistët e IT, cilët janë profesionet më të kërkuara në Evropë
Aktualitet

Nga mësuesit te specialistët e IT, cilët janë profesionet më të kërkuara në Evropë

14 Nëntor, 2026
Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online
Aktualitet

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Të gjithë shezlonget ishin zënë, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz në Greqi
Kryesore

Të gjithë shezlonget ishin zënë, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz në Greqi

Nga SkyWeb
11 Maj, 2026
0

Një turist gjerman ka fituar dëmshpërblim pasi paditi një agjenci turistike për shkak të shezlongëve të zënë vazhdimisht me peshqirë...

Lexo të plotë
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

23 Shkurt, 2026
Vizitorët e huaj po qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më shumë në shtator

Mbi 140 mijë shtetas të Malit të Zi fluturuan nga dhe drejt Tiranës gjatë 2025

21 Janar, 2026
Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

12 Qershor, 2026
“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

“Një tra në Llogara”, si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

4 Shtator, 2025

Të Fundit

Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar

Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar

14 Nëntor, 2026
Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr