• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Shtator, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare planifikon ndërtimin e një aeroporti sezonal në jug të vendit, pas hapjes së aeroportit të Vlorës, ndërsa synon të bëjë funksional edhe aeroportin e Kukësit.

Plani u bë publik nga kryeministri Edi Rama gjatë Samitit të Euronews për Turizmin, të zhvilluar në Bruksel.

Rama nuk dha detaje për vendndodhjen, kostot apo afatet e aeroportit të ri sezonal, por e paraqiti projektin si pjesë të zgjerimit të infrastrukturës ajrore për përballimin e rritjes së turizmit.

“Kemi një aeroport me rritjen më të shpejtë në Europë. I kemi lënë fqinjët pas për të pestin ose të gjashtin vit. Kemi lënë pas edhe aeroportin e Beogradit”, deklaroi kryeministri, duke iu referuar Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Sipas tij, pas aeroportit të Vlorës po punohet për një tjetër aeroport në jug, i cili do të përdoret kryesisht gjatë sezonit turistik.

Rama foli gjithashtu për aeroportin e Kukësit, të cilin e përshkroi si aeroportin e katërt të vendit, por që aktualisht nuk po funksionon në nivelin e synuar nga qeveria.

“Tani do të hapim një aeroport të ri në Vlorë dhe po punojmë për një aeroport tjetër sezonal në jug. Është edhe një i katërt në zonën malore, por nuk po punon ashtu siç do të donim”, tha ai.

Kryeministri e lidhi zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale me objektivin për të tërhequr turistë nga tregje gjithnjë e më të largëta.

Sipas tij, Shqipëria numëronte rreth 2 milionë hyrje turistike në fillim të procesit të transformimit të sektorit, ndërsa vitin e kaluar u regjistruan 12 milionë vizitorë të huaj.

Rama përmendi rritjen e turistëve nga Japonia, Shtetet e Bashkuara, Amerika Latine, Kina, Izraeli dhe vendet e Lindjes së Mesme.

“Objektivi ynë është bota, sepse po zbulojmë se të gjitha pjesët e saj po marrin pjesë në këtë rritje”, deklaroi kryeministri.

Samiti në Bruksel mblodhi politikëbërës, investitorë, drejtues të industrisë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet e turizmit, inovacionin digjital, ndryshimin e kërkesave të udhëtarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Artikulli para

Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

Artikulli pas

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik
Ekonomi

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
SHBA-ja hedh në treg rezervat strategjike të naftës për të mbajtur çmimet nën kontroll
Ekonomi

Operatorët parashikojnë një shtrenjtim tjetër të naftës pas rezervës së sigurisë, sa do të jetë çmimi

7 Tetor, 2026
VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik
Ekonomi

Kanabisi mjekësor nën vëzhgim 24 orë, çfarë parashikon VKM

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Grabitësi i zbrazi çanten klientes në sportel dhe arkën e bankës, policia arreston rojen pas grabitjes te OTP Bank

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Shqipëri u regjistruan rreth 99 mijë makina të reja në 2025-ën
Ekonomi

DPSHTRR nxjerr nga qarkullimi mbi 2500 mjete të vjetra

Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
0

Mbi 126 mijë mjete janë testuar në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin gjatë katër muajve të parë...

Lexo të plotë
Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

8 Korrik, 2025
Studimi: Rënia e temperaturave rrit rrezikun e arrestit kardiak

Studimi: Rënia e temperaturave rrit rrezikun e arrestit kardiak

16 Shtator, 2026
Shqiptarët jetojnë “të dalë ku të dalë”, të fundit në rajon për sigurimin e jetës: Pse kjo nuk shkon

Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin

15 Korrik, 2025
Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit

Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit

10 Gusht, 2026

Të Fundit

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr