• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria bën ligj për Inteligjencën Artificiale, masa të rrepta për identifikimin automatik dhe kontrollin e punonjësve nga punëdhënësit

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Share on FacebookShare on WhatsApp

Lajmi i mirë është se Shqipëria po bën një ligj për Inteligjencën Artificiale, shumë i nevojshëm në kohërat e sotme kur AI ka pushtuar hapësirën digjitale. Lajmi i keq është se zbatueshmëria e ligjit do të jetë nën koordinimin e AKSHI-t, institucioni që e “ndriti” me tenderët skandalozë dhe vjedhjen masive.

Qeveria ka nxjerrë për konsultim projektligjin “Për Inteligjencën Artificiale”, i cili synon të vendosë rregulla për zhvillimin, hedhjen në treg, përdorimin dhe kontrollin e sistemeve të AI-së në Shqipëri.

Projektligji është ndërtuar mbi modelin e Aktit Europian për Inteligjencën Artificiale dhe synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregullat e Bashkimit Europian. Në thelb, ligji kërkon të ndajë përdorimet normale dhe të dobishme të AI-së nga ato që mund të dëmtojnë sigurinë, të drejtat themelore, të dhënat personale apo funksionimin e institucioneve.

Sipas relacionit shpjegues që ka konsultuar skyweb.al, projektligji parashikon rregulla për sistemet e AI-së me rrezik të lartë, ndalimin e disa praktikave të papranueshme, detyrime për ofruesit dhe përdoruesit, transparencë, dokumentim teknik, mbikëqyrje njerëzore, kontroll institucional dhe sanksione administrative.

Një nga pjesët më të rëndësishme të ligjit është ndalimi i disa përdorimeve të rrezikshme të Inteligjencës Artificiale. Projektligji ndalon sistemet që manipulojnë sjelljen e njerëzve, që shfrytëzojnë dobësitë e personave për shkak të moshës, aftësisë së kufizuar apo gjendjes sociale dhe ekonomike, si edhe sistemet që krijojnë forma të “vlerësimit social” të qytetarëve.

Po ashtu, ndalohet përdorimi i AI-së për të nxjerrë në përfundim emocionet e personave në vendin e punës dhe në institucionet arsimore, përveç rasteve kur kjo bëhet për qëllime mjekësore ose sigurie.

Ligji vendos rregulla edhe për identifikimin biometrik, pra teknologjitë që mund të njohin njerëzit përmes fytyrës, gjurmëve apo të dhënave të tjera biometrike.

Përdorimi i identifikimit biometrik në kohë reale në hapësira publike për qëllime të zbatimit të ligjit lejohet vetëm në raste të kufizuara, si kërkimi i viktimave të rrëmbimit, trafikimit, personave të zhdukur, parandalimi i një kërcënimi të menjëhershëm për jetën apo identifikimi i personave të dyshuar për vepra të rënda penale.

Edhe në këto raste, përdorimi kërkon autorizim paraprak nga gjykata. Në raste emergjente, përdorimi mund të nisë pa autorizim paraprak, por kërkesa duhet të paraqitet brenda 24 orëve. Nëse autorizimi refuzohet, përdorimi ndërpritet dhe të dhënat e mbledhura fshihen, përveç rasteve kur ruajtja kërkohet nga procedura penale.

Projektligji krijon edhe kategorinë e sistemeve të AI-së me rrezik të lartë. Në këtë kategori përfshihen sisteme që mund të përdoren në fusha të ndjeshme si biometria, infrastruktura kritike, arsimi, punësimi, shërbimet publike, drejtësia, siguria dhe fusha të tjera ku vendimet automatike mund të ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët.

Për këto sisteme kërkohet menaxhim i rrezikut, dokumentacion teknik, cilësi e të dhënave, transparencë, mbikëqyrje njerëzore dhe monitorim pas vendosjes në treg. Kjo do të thotë se një sistem AI që përdoret për vendime të rëndësishme nuk mund të funksionojë si “kuti e zezë”, pa përgjegjësi dhe pa mundësi kontrolli.

Ligji prek edhe përmbajtjet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale. Në projektligj futet koncepti i “deepfake”, pra përmbajtje audio, video, imazh apo tekst e krijuar ose manipuluar nga AI, që mund të duket si reale.

Përdoruesit që krijojnë ose shpërndajnë përmbajtje të tilla duhet të bëjnë të qartë se materiali është gjeneruar ose manipuluar artificialisht.

Kjo pjesë është e rëndësishme sidomos për median, politikën, fushatat elektorale dhe rrjetet sociale, ku përmbajtjet e rreme të krijuara me AI mund të përdoren për manipulim publik, sulme ndaj personave apo deformim të informacionit.

Projektligji parashikon edhe krijimin e sandbox-eve rregullatore. Këto janë mjedise të kontrolluara ku kompani, startup-e apo institucione mund të zhvillojnë dhe testojnë sisteme të reja AI nën mbikëqyrje. Qëllimi është që inovacioni të mos bllokohet, por të zhvillohet brenda një kornize sigurie dhe përgjegjësie.

Një pjesë tjetër e rëndësishme lidhet me kontrollin institucional. Autoriteti i mbikëqyrjes së tregut do të ketë të drejtë të kërkojë dokumente, të kryejë inspektime, auditime teknike dhe organizative, të kërkojë akses në algoritme, dokumentacion teknik dhe regjistra, si edhe të intervistojë personat përgjegjës.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të mbikëqyrë përpunimin e të dhënave personale në sistemet e AI-së dhe do të ketë kompetencë për kontrolle, hetime administrative dhe sanksione në rast shkeljesh.

Por pjesa më delikate e projektligjit lidhet me rolin e AKSHI-t.

Projektligji përcakton AKSHI-n si autoritet koordinues teknik dhe si Strukturë për Inteligjencën Artificiale. AKSHI do të jetë pikë e vetme kontakti për AI-në, do të hartojë standarde dhe udhëzime teknike, do të administrojë infrastrukturën digjitale shtetërore që mbështet sistemet e AI-së dhe do të mbështesë institucionet publike në zbatimin e ligjit.

Po ashtu, AKSHI do të hartojë raport vjetor për zbatimin e ligjit dhe do t’ia paraqesë Këshillit të Ministrave. Institucioni do të marrë pjesë edhe në Bordin Kombëtar për Inteligjencën Artificiale dhe do të sigurojë sekretariatin teknik të tij.

Kjo e bën AKSHI-n një nga hallkat më të rëndësishme të ligjit, edhe pse jo autoritetin e vetëm përgjegjës. Zbatimi do të ndahet edhe me autoritetin e mbikëqyrjes së tregut, autoritetin njoftues dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Projektligji parashikon edhe gjoba për shkeljet. Për mosrespektimin e ndalimeve të praktikave të Inteligjencës Artificiale, gjoba shkon nga 5 milionë deri në 40 milionë lekë. Për personat juridikë ose ndërmarrjet, masa mund të shkojë deri në 7 për qind të xhiros vjetore të vitit paraardhës, nëse kjo shumë është më e lartë se kufiri maksimal i gjobës.

Në letër, projektligji është një hap i rëndësishëm. Shqipëria ka nevojë për rregulla të qarta mbi AI-në, sidomos në një kohë kur teknologjia po përdoret në media, administratë, arsim, biznes, shërbime publike, siguri dhe komunikim politik.

Por problemi kryesor mbetet besimi te zbatimi.

Një ligj për Inteligjencën Artificiale nuk është vetëm dokument teknik. Ai prek të dhënat personale, vendimet publike, algoritmet, kamerat, sistemet biometrike, përmbajtjet sintetike dhe mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me shtetin dhe tregun.

Pikërisht për këtë arsye, fakti që AKSHI merr rol qendror teknik në koordinimin e ligjit ngre pikëpyetje të forta politike dhe institucionale. Institucioni që duhet të mbështesë zbatimin e standardeve të reja të AI-së është i njëjti institucion që në perceptimin publik lidhet me një nga skandalet më të mëdha të tenderëve të teknologjisë.

Në fund, ligji mund të jetë i nevojshëm dhe i mirë në parim. Por vlera e tij do të matet nga mënyra se si do të zbatohet, kush do ta mbikëqyrë realisht dhe nëse qytetarët do të mbrohen nga abuzimi me teknologjinë, apo thjesht do të krijohet një tjetër strukturë formale mbi të njëjtën administratë që ka prodhuar skandale. /skyweb.al

Etiketat: Inteligjenca artificialeligji
Artikulli para

IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria” me 11 000 euro për hedhje dherash në mënyrë të paligjshme në Dhërmi

Artikulli pas

Cilat janë shijet e akulloreve më të preferuara në Evropë, çfarë duan shqiptarët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Cilat janë shijet e akulloreve më të preferuara në Evropë, çfarë duan shqiptarët

Cilat janë shijet e akulloreve më të preferuara në Evropë, çfarë duan shqiptarët

Të Përzgjedhura

Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur
Ekonomi

Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur

Nga SkyWeb
11 Shkurt, 2026
0

Nga Altax.al* Në fillim të vitit 2026, euro ka zbritur në nivele historike kundrejt lekut (96.5–96.7 lekë), duke prodhuar një...

Lexo të plotë
Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

26 Shtator, 2026
Rumania rrëzon dy dronë brenda 24 orëve në hapësirën e saj ajrore

Rumania rrëzon dy dronë brenda 24 orëve në hapësirën e saj ajrore

25 Korrik, 2026
Falimenton kompania ajrore, mijëra pasagjerë bllokohen në aeroporte

Falimenton kompania ajrore, mijëra pasagjerë bllokohen në aeroporte

29 Shtator, 2025

AKU bllokon 24 ton misër me aflatoksinë në Shkodër

10 Mars, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr