• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kolegjet e Bashkuara sabotojnë SPAK-un për zyrtarët e korruptuar: Vërtetoni pse duhet burgosur!

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Kolegjet e Bashkuara sabotojnë SPAK-un për zyrtarët e korruptuar: Vërtetoni pse duhet burgosur!
Share on FacebookShare on WhatsApp
Kolegjet e Bashkuara të Gjykata e Lartë ndryshuan pjesërisht praktikën unifikuese për caktimin e masave të sigurisë, në një vendim që vjen pas një serie arrestimesh të bujshme të zyrtarëve të lartë nga SPAK gjatë viteve të fundit.

Vendimi vendos detyrimin që gjykatat të shqyrtojnë në mënyrë reale masat alternative dhe të arsyetojnë në mënyrë të detajuar përse ato janë të papërshtatshme, përpara se të vendosin “arrest në burg”.

Kolegjet e Bashkuara vlerësuan se praktika e mëparshme, ku mjaftonte një arsyetim i përgjithshëm, nuk ishte në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe standardet e Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ky ndryshim vjen në një moment kur drejtësia shqiptare është përballur me dhjetëra raste të profilit të lartë, ku masa “arrest në burg” është përdorur gjerësisht ndaj ish-ministrave, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Në këtë kontekst, vendimi shihet si një rikalibrim i praktikës gjyqësore, por njëkohësisht ka ngritur pikëpyetje mbi efektin e tij në hetimet për korrupsion.

Sipas arsyetimit të Kolegjeve të Bashkuara, masa “arrest në burg” ka karakter përjashtimor dhe nuk mund të bazohet vetëm në natyrën e veprës penale apo në masën e dënimit. Gjykatat duhet të bëjnë një analizë të detajuar të rrethanave konkrete, përfshirë personalitetin, sjelljen dhe të dhënat familjare të personit nën hetim.

Një tjetër element kyç është fakti se barra e provës për nevojën e kësaj mase i takon prokurorisë. Gjykata ka detyrimin ta verifikojë këtë nevojë në çdo fazë të procedimit dhe nuk mund të mbështetet në mungesën e provave nga i pandehuri.

Në këtë klimë, vendimi po interpretohet nga një pjesë e ekspertëve si një përpjekje për të kufizuar përdorimin automatik të arrestit me burg, ndërsa nga të tjerë shihet si një zhvillim që mund të ndikojë në lehtësimin e gjendjes juridike të zyrtarëve të hetuar për korrupsion, duke rritur mundësinë e aplikimit të masave më të buta, ndërsa politika duket se ka ndikuar një vendim të tillë. /skyweb.al

Etiketat: gjykata e larte
Artikulli para

Bien çmimet e naftës në tregje ndërkombëtare

Artikulli pas

Shpallet fituesi për verifikimin e automatizuar për udhëtarët në Portin e Durrësit dhe Sarandës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit
Aktualitet

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit
Aktualitet

Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shpallet fituesi për verifikimin e automatizuar për udhëtarët në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Shpallet fituesi për verifikimin e automatizuar për udhëtarët në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Të Përzgjedhura

Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë
Shëndet

Kanceri te fëmijët: Shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

Nga Editor
13 Tetor, 2026
0

Edhe pse është një sëmundje e rrallë, kanceri mbetet shkaku kryesor i vdekjeve nga sëmundjet te fëmijët nën 15 vjeç...

Lexo të plotë
I pari në Shqipëri i listuar nga Forbes, biznesmeni Samir Mane tregon ndodhinë me përfaqësuesit e revistës

I pari në Shqipëri i listuar nga Forbes, biznesmeni Samir Mane tregon ndodhinë me përfaqësuesit e revistës

8 Prill, 2025
Pse amerikanët po “pushtojnë” farmacitë europiane për produktet e kujdesit të lëkurës

Pse amerikanët po “pushtojnë” farmacitë europiane për produktet e kujdesit të lëkurës

15 Gusht, 2026
Kompensim nga DIVA do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet

Kompensim nga DIVA do të përfitojnë edhe individët pa fëmijë; Tatimet sqarojnë si aplikohet

13 Shkurt, 2026
Këto ushtrime fizike ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës

Këto ushtrime fizike ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës

6 Prill, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr