• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shpallet fituesi për verifikimin e automatizuar për udhëtarët në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Editor Nga Editor
4 Maj, 2026
në Aktualitet, Ekonomi
A A
Shpallet fituesi për verifikimin e automatizuar për udhëtarët në Portin e Durrësit dhe Sarandës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Procedura për instalimin e sistemeve të automatizuara të kontrollit kufitar në dy prej porteve kryesore të vendit ka përfunduar, me shpalljen e fituesit nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Kontrata është fituar nga bashkimi i kompanive “Albascan” Sh.p.k dhe “Image & Communications Development” Sh.p.k, me një ofertë prej rreth 100 milionë lekësh, ose pak më shumë se 1 milion euro(pa TVSH), kundrejt një fondi limit prej rreth 1.4 milionë euro.

 

Projekti synon të shtrijë teknologjinë e verifikimit biometrik, e aplikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, edhe në Portin e Durrësit dhe atë të Sarandës, duke automatizuar procesin e kontrollit kufitar për udhëtarët në hyrje dhe dalje.

 

Sistemi i ri, i njohur si “Border Controller”, do të mundësojë kalimin përmes e-Gate-ve automatike, duke reduktuar kohën e pritjes dhe ndërhyrjen manuale. Teknologjia bazohet në leximin e pasaportës elektronike dhe krahasimin në kohë reale të të dhënave biometrike, për të konfirmuar identitetin e udhëtarit. Sistemi është projektuar të funksionojë në mënyrë lokale (on-premise), pa lidhje interneti dhe pa ruajtje të të dhënave pas përfundimit të verifikimit, duke synuar mbrojtjen e privatësisë dhe sigurinë e informacionit.

 

Sipas dokumenteve të tenderit, qëllimet e kontratës përfshijnë ndërtimin e sistemit “Border Controller” për automatizimin e verifikimit në dy portet, si dhe furnizimin dhe instalimin e pajisjeve përkatëse. Projekti parashikon zhvillimin e një aplikacioni të sigurt për verifikim biometrik që funksionon lokalisht, si dhe integrimin e pajisjeve hardware lexues dokumentesh, kamera, sensorë dhe mekanizma hyrje-dalje me një sistem qendror menaxhimi.

 

Një komponent i projektit është integrimi me sistemet qendrore të Policisë së Shtetit dhe platformat mbështetëse, përfshirë TIMS, e-Visa, FER dhe Interpol.

 

Kontrata përfshin gjithashtu trajnimin e përdoruesve dhe administratorëve, si dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes preventive dhe korrigjuese. Për udhëtarët, sistemi pritet të përkthehet në procedura më të shpejta dhe më pak radhë, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë në portet detare.

Procedura e prokurimit u shpall më 19 shkurt dhe u mbyll më 7 prill, ndërsa projekti parashikon mundësi zgjerimi në të ardhmen edhe në pika të tjera kufitare detare apo tokësore./Monitor

Artikulli para

Kolegjet e Bashkuara sabotojnë SPAK-un për zyrtarët e korruptuar: Vërtetoni pse duhet burgosur!

Artikulli pas

Pse etiketat në produktet ushqimore kanë ndikim të madh në shëndetin tonë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit
Aktualitet

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pse etiketat në produktet ushqimore kanë ndikim të madh në shëndetin tonë

Pse etiketat në produktet ushqimore kanë ndikim të madh në shëndetin tonë

Të Përzgjedhura

FOTO/ SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit, mjeti në emër të punonjëses së “Soft & Solutions”
Aktualitet

FOTO/ SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit, mjeti në emër të punonjëses së “Soft & Solutions”

Nga SkyWeb
26 Dhjetor, 2025
0

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar asete të konsiderueshme që dyshohet se u përkasin personave të përfshirë në dosjen...

Lexo të plotë
Si arriti bota të përdorë të njëjtat tabela rrugore? Historia e një marrëveshjeje mbi 100-vjeçare

Si arriti bota të përdorë të njëjtat tabela rrugore? Historia e një marrëveshjeje mbi 100-vjeçare

20 Tetor, 2026
Boeing përshpejton dorëzimin e 25 avionëve MAX-8  te Ryan Air pas tensioneve mes kompanive

Boeing përshpejton dorëzimin e 25 avionëve MAX-8 te Ryan Air pas tensioneve mes kompanive

27 Gusht, 2025
Nafta i afrohet sërish çmimit të 100 dollarëve për fuçi

Nafta i afrohet sërish çmimit të 100 dollarëve për fuçi

9 Prill, 2026
“Business News This Week”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin kryesor turistik të Evropës

“Business News This Week”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin kryesor turistik të Evropës

22 Nëntor, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr