• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Business News This Week”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin kryesor turistik të Evropës

Editor Editor
22 Nëntor, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
“Business News This Week”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin kryesor turistik të Evropës
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë, të cilët mbeten të mahnitur nga natyra e paprekur, historia mijëravjeçare dhe mikpritja e ngrohtë që e karakterizon vendin. Në një artikull të publikuar në revistën indiane “Business News This Week”, gazetarja Rekha Nair e përshkruan Shqipërinë si një destinacion sekret të Evropës, që po zbulohet gradualisht nga udhëtarët e huaj.

E vendosur në zemër të Ballkanit, Shqipëria ofron një shumëllojshmëri peizazhesh që variojnë nga plazhet kristaltë të Adriatikut e Jonit deri te malet e larta dhe lugina alpine. Ky kombinim i natyrës së virgjër dhe kostove të përballueshme të udhëtimit e bën vendin tërheqës për turistët që kërkojnë përvoja të reja larg destinacioneve tradicionale të Evropës Perëndimore.

Riviera Shqiptare mbetet një nga zonat më të pëlqyera, me plazhe si Dhërmiu, Jala dhe Himara, të cilat shquhen për ujërat e pastër blu, shkëmbinjtë e thyer dhe atmosferën e gjallë verore. Ndërkohë, Alpet Shqiptare vazhdojnë të tërheqin adhuruesit e natyrës dhe aventurës, falë shtigjeve të ecjes, liqeneve alpine dhe luginave të thella si ato të Valbonës dhe Thethit, ku turistët mund të zbulojnë vende të paprekura dhe tradita të hershme.

Parqet kombëtare të vendit, si ai i Llogorasë, ofrojnë gjithashtu mundësi për aktivitete aventureske, përfshirë paragliding dhe shëtitje panoramike që pasqyrojnë bukurinë autentike të Shqipërisë.

Vendi karakterizohet nga një trashëgimi kulturore e pasur, e ndikuar nga qytetërime të ndryshme, që nga ilirët e deri te sundimet romake, bizantine dhe osmane. Vizitorët kanë mundësi të zbulojnë vende të mbrojtura nga UNESCO, si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra, të cilat ruajnë gjurmë të qarta të historisë dhe arkitekturës së lashtë.

Në qytetet kryesore, veçanërisht në Tiranë, e vjetra ndërthuret me të renë, ndërsa muzeumet dhe qendrat kulturore u ofrojnë turistëve një pasqyrë të qartë mbi rrugëtimin historik të vendit. Muzeu Historik Kombëtar mbetet një prej pikave kryesore për ata që duan të thellohen në të kaluarën shqiptare.

Tradita shqiptare vijon të jetë një element i fortë i identitetit kulturor. Nga vallet popullore e deri te punimet artizanale, vizitorët mund të përjetojnë aspekte unike të kulturës vendase. Po aq tërheqëse është edhe gastronomia shqiptare, e cila ofron specialitete si byrekun, tavën e kosit, qoftet dhe një shumëllojshmëri gatimesh me fruta deti.

Një tjetër arsye që e bën Shqipërinë të preferuar nga udhëtarët është përballueshmëria ekonomike. Çmimet e akomodimit, ushqimit dhe transportit janë më të ulëta krahasuar me shumë vende të tjera evropiane. Hotelet me nivel të mesëm kushtojnë mesatarisht 30–50 euro nata, vakti në restorante lokale varion nga 5–15 euro, ndërsa transporti publik mbetet i lirë dhe i aksesueshëm.

Ndër atraksionet që po fiton gjithnjë e më shumë famë është plazhi i Gjipesë, i njohur për kanionin e tij spektakolar dhe pamjet e mrekullueshme, i cili mund të arrihet me shëtitje ose me varkë. Ujëvara e Grunasit në Theth dhe qytetet muze të Beratit e Gjirokastrës janë gjithashtu pika të rëndësishme që dëshmojnë bukurinë natyrore dhe vlerat historike të Shqipërisë.

Me natyrë të pastër, kulturë të thellë dhe njerëz të mikpritës, Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të pëlqyera për udhëtarët që kërkojnë autenticitet dhe përvoja të veçanta në Evropë. /Skyweb.al

Etiketa: destinacionshqiperia
Artikulli para

Kontrastet e energjisë, shteti humb, privati fiton, fillon të “ngrohë” biznesi i diellit

Artikulli pas

Shkencëtarët zbulojnë përfitimet për trupin nga një gote lëngu portokalli në ditë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Ekonomi

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të kostove pas miratimit të paketës fiskale: Rrezikohet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare

27 Nëntor, 2026
Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty
Turizëm

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Turizëm

“Travel Off Path”: Saranda, pikënisja për të zbuluar dy vende evropiane

27 Nëntor, 2026
Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari
Ekonomi

Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shkencëtarët zbulojnë përfitimet për trupin nga një gote lëngu portokalli në ditë

Shkencëtarët zbulojnë përfitimet për trupin nga një gote lëngu portokalli në ditë

Të Përzgjedhura

Pse përplasja Indi-Pakistan ka ngjallur shqetësime serioze në sektorin e turizmit në Turqi
Aktualitet

Pse përplasja Indi-Pakistan ka ngjallur shqetësime serioze në sektorin e turizmit në Turqi

SkyWeb
23 Maj, 2025
0

Turqia po përballet me një valë frike në sektorin e turizmit, pas një rritjeje alarmante prej 250% të anulimeve të...

Lexo të plotë
Rama takohet me drejtorin e Qatar Airways: Ishallah do të kemi së shpejti fluturimet për Tiranën

Rama takohet me drejtorin e Qatar Airways: Ishallah do të kemi së shpejti fluturimet për Tiranën

24 Nëntor, 2025
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

Bizneset shumëkombëshe, tatim minimal 15% mbi fitimet, Financat propozojnë ligjin për tatimin minimal global

7 Korrik, 2026
U nisën për mirë, por….! Gjiganti i ajrit A350 i Iberia-s dëmtohet për shkaqe banale në Ekuador

U nisën për mirë, por….! Gjiganti i ajrit A350 i Iberia-s dëmtohet për shkaqe banale në Ekuador

5 Qershor, 2026
Rrjeta më e madhe e merimangës në botë ndodhet në një shpellë pranë Leskovikut

Rrjeta më e madhe e merimangës në botë ndodhet në një shpellë pranë Leskovikut

7 Nëntor, 2025

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In