• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të kostove pas miratimit të paketës fiskale: Rrezikohet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare

SkyWeb SkyWeb
27 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Rritja e taksave nga janari i vitit 2027 rrezikon të dobësojë pozitat e prodhuesve shqiptarë në treg, duke u shtuar kostot e aktivitetit dhe duke krijuar pasiguri për investimet e ardhshme.

Në një reagim pas miratimit të paketës fiskale në Kuvend, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka ngritur shqetësimin se sipërmarrjet do të kenë vetëm pak javë në dispozicion për të përshtatur aktivitetin dhe planet e tyre financiare me sistemin e ri të taksave.

Tre prej ndryshimeve që shqetësojnë më shumë prodhuesit janë rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së standarde nga 20% në 21% dhe ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore.

Përveç barrës tatimore, prodhuesit evidentojnë edhe kostot administrative që do të shoqërojnë përfshirjen e mijëra bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së. Sipas tyre, shtimi i kostove të aktivitetit do ta vështirësojë ruajtjen e çmimeve konkurruese të prodhimeve shqiptare.

Paketa fiskale u miratua pavarësisht kundërshtimeve të 16 dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit, të cilat kishin kërkuar më shumë kohë për konsultime, rishikimin e disa prej masave dhe shtyrjen e afateve të zbatimit.

Megjithatë, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë evidenton se disa prej kërkesave të sipërmarrjes janë reflektuar në variantin përfundimtar. Tatimi mbi fitimin mbetet në nivelin 15%, duke mos u rritur në 17%, siç ishte diskutuar fillimisht. Gjithashtu, disa produkte të bulmetit janë përfshirë në kategorinë e mallrave me TVSH 6%, ndërsa duhani i prodhuar në Shqipëri ruan trajtimin e diferencuar në akcizë.

Një nga ndryshimet me efekt të menjëhershëm financiar për pronarët e kompanive është taksimi i dividendit. Norma e re prej 15% do të aplikohet për të gjitha fitimet e shpërndara nga 1 janari 2027, pavarësisht vitit kur janë realizuar ato.

Po nga janari, administrata tatimore do të regjistrojë automatikisht në skemën e TVSH-së bizneset që gjatë vitit 2026 kanë realizuar mbi 5 milionë lekë xhiro. Vetëm nga kjo masë, Ministria e Financave parashikon të arkëtojë 3,5 miliardë lekë shtesë.

Ndërkohë, TVSH-ja për 14 kategori produktesh ushqimore bazë reduktohet në 6%, kurse për shërbimet e akomodimit në hotele rritet nga 6% në 10%. Përjashtim bëjnë subjektet e certifikuara të agroturizmit, të cilat do të vazhdojnë të aplikojnë normën 6%.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i ka argumentuar ndryshimet me nevojën për rishpërndarjen e barrës fiskale, lehtësimin e taksimit për shtresën e mesme dhe rritjen e kontributit nga kategoritë me të ardhura më të larta.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, efekti neto i paketës fiskale në buxhetin e vitit 2027 pritet të jetë 3,8 miliardë lekë, ose rreth 40 milionë euro të ardhura shtesë.

Artikulli para

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

Artikulli pas

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël
Ekonomi

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Pusia ndaj bizneseve të vogla, futen në skemën e TVSH-së edhe ata me xhiro mbi 5 mln lekë në 2026

27 Nëntor, 2026
Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari
Ekonomi

Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

27 Nëntor, 2026
Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!
Ekonomi

Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!

27 Nëntor, 2026
Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje
Ekonomi

Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

Të Përzgjedhura

Marrëveshja SHBA-Iran ul kostot e karburantit, por pse biletat do të mbeten të shtrenjta
Aktualitet

Marrëveshja SHBA-Iran ul kostot e karburantit, por pse biletat do të mbeten të shtrenjta

Editor
22 Qershor, 2026
0

Linjat ajrore mund të kursejnë miliarda dollarë në karburantin e avionëve pasi një marrëveshje e përkohshme paqeje midis SHBA-së dhe...

Lexo të plotë
Qeveria miraton kompensimin për subjektet që preken nga rritja e pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin për subjektet që preken nga rritja e pagës minimale

6 Mars, 2026
DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

Shqiptarët kryen 4.5 milionë udhëtime në 2025, vetëm 2.4% për biznes

30 Qershor, 2026
Si të mbroni sytë kur të shihni eklipsin?

Si të mbroni sytë kur të shihni eklipsin?

12 Gusht, 2026
Defekt në motor, avioni i Wizz Air bën ulje emergjente: 47 avionë të tjerë në hangar pas problemeve

Defekt në motor, avioni i Wizz Air bën ulje emergjente: 47 avionë të tjerë në hangar pas problemeve

29 Maj, 2025

Të Fundit

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

27 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të kostove pas miratimit të paketës fiskale: Rrezikohet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare

27 Nëntor, 2026
Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In