• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje

SkyWeb SkyWeb
27 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore, Turizëm
A A
Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një ndryshim të minutës së fundit të paketës fiskale për vitin 2027, Kuvendi ka miratuar pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të afatit për përfitimin e lehtësive fiskale nga hotelet dhe resortet me katër dhe pesë yje, që operojnë nën marka të njohura ndërkombëtare.

Me 77 vota pro, shumica parlamentare miratoi amendamentin e propozuar nga deputetja socialiste Brisejda Çakërri, duke shtyrë nga dhjetori 2026 deri në dhjetor 2029 afatin për marrjen e statusit special që u mundëson këtyre strukturave përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për një periudhë dhjetëvjeçare.

Kjo është hera e dytë brenda më pak se dy vitesh që Kuvendi zgjat afatin për përfitimin e kësaj lehtësie fiskale. Fillimisht, skema parashikonte marrjen e statusit special deri në dhjetor 2024, afat që në janar 2025 u shty deri në dhjetor 2026.

Grafiku tregon se përjashtimi fiskal për hotelet me marka ndërkombëtare është shtyrë në mënyrë të njëpasnjëshme: fillimisht deri në 2024, më pas deri në 2026 dhe tani deri në 2029, duke bërë që efekti i përfitimit 10-vjeçar të mund të shtrihet deri në vitin 2044.

Zgjatja e mëparshme e përjashtimit tatimor për hotelet luksoze ishte kritikuar edhe nga Komisioni Europian, i cili në raportin e progresit të vitit 2025 e konsideronte atë në kundërshtim me angazhimin e Shqipërisë për reduktimin e përjashtimeve tatimore.

Vetëm pak javë pas publikimit të raportit të progresit të vitit 2026, ku Brukseli kërkon ndërmarrjen e hapave konkretë për reduktimin e përjashtimeve fiskale, Kuvendi shqiptar ka vendosur ta zgjasë sërish skemën.

Vendimi është marrë ndërkohë që paketa fiskale për vitin 2027 rrit barrën tatimore për kategori të tjera biznesesh, përmes rritjes së normës standarde të TVSH-së, përgjysmimit të pragut të regjistrimit në TVSH dhe rritjes së tatimit mbi dividendin.

Ende nuk është bërë e ditur se sa projekte hoteliere pritet të përfitojnë nga zgjatja e afatit deri në vitin 2029 dhe sa do të jetë kostoja për buxhetin e shtetit nga përjashtimi i tyre dhjetëvjeçar prej tatimit mbi fitimin, pasi këto detaje do të mësohen nga aktet nënligjore./skyweb.al

Etiketa: parlament
Artikulli para

Nuk u del pensioni, Shqipëria është vendi i parë në rajon për punësimin e të moshuarve

Artikulli pas

Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty
Turizëm

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël
Ekonomi

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Pusia ndaj bizneseve të vogla, futen në skemën e TVSH-së edhe ata me xhiro mbi 5 mln lekë në 2026

27 Nëntor, 2026
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Turizëm

“Travel Off Path”: Saranda, pikënisja për të zbuluar dy vende evropiane

27 Nëntor, 2026
Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari
Ekonomi

Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!

Black Friday, si t'i rezistoni ofertave urgjente!

Të Përzgjedhura

Çfarë duhet të dini për shëndetin mendor pas lindjes
Shëndet

Çfarë duhet të dini për shëndetin mendor pas lindjes

Editor
5 Shtator, 2026
0

Një gjykatë në Massachusetts shpalli të premten mosmarrëveshjen e jurisë dhe anuloi gjyqin për vrasje ndaj Lindsay Clancy, nënës që...

Lexo të plotë
THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

18 Gusht, 2025
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

Keni shlyer kredinë e apartamentit dhe lironi hipotekën e pronës? Kadastra shpjegon procedurat

10 Mars, 2026
Pesticide mbi normë, Kroacia bllokon 8 mijë kilogramë speca të kuq djegës nga Shqipëria

Pesticide mbi normë, Kroacia bllokon 8 mijë kilogramë speca të kuq djegës nga Shqipëria

1 Tetor, 2025
Shtrenjtohet uji në qarkun e Elbasanit, rritje deri në 100% në disa bashki

Shtrenjtohet uji në qarkun e Elbasanit, rritje deri në 100% në disa bashki

2 Korrik, 2025

Të Fundit

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

27 Nëntor, 2026
TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

Rekord i ri historik nga TIA: Mbi 12 milionë pasagjerë në 10 muaj, tejkalohet viti 2025

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In