• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 5 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika, biznesi dhe segmente të krimit përplasen dhe merren vesh kur duhet në dëm të interesave të qytetarëve.

Prej disa muajsh vijon një përplasje mes RTSH, Komisionit të Prokurimit Publik dhe kompanisë R&T e biznesmenit Renis Tërshana për tenderin në fjalë.

Gara fillestare u zhvillua në fillim të prillit dhe në të u paraqitën tre oferta.

Sipas dokumentave zyrtarë, oferta më e ulët u dha nga kompania T.B.S 96 e Artan Xhorit, e cila ofroi ta kryente shërbimin e kërkuar për çmimin 7.6 milionë euro.

Kompania R&T ofroi çmimin 8 milionë euro, ndërsa oferta e tretë ishte ajo e bashkimit të kompanive Idea Tel dhe Real Com të cilat ofruan çmimin 9 milionë euro.

Ai duket se ishte qepur që në fillim si një kostum për Tërshanën, por pas ardhjes së administratës së re në krye të RTSH, gjërat ndryshuan.

Tenderi u anulua dhe u rishpall dhe Renis Tërshana e çoi çështjen në KPP.

Pas shqyrtimit të këtij të fundit, u urdhërua shpallja fituese e kompanisë së Tërshanës.

Ndërkohë që pritej të zbatohej vendimi, Skyweb.al mëson se RTSH ka anuluar sot tenderin me argumentet që Tërshana nuk ka vërtetuar që nuk ka qenë dënuar gjatë periudhës që kërkuar nga kontraktuesi is edhe nuk ka vërtetuar që ka paguar taksat në bashkitë ku operon.

Intriga dhe përplasje në KPP

Në tenderin me objekt “Blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2 për 48 muaj”, me fond limit rreth 907 milion lekë pa TVSH (9.1 milion euro), u shpall fitues paraprakisht biznesmeni Renis Tërshana në korrik, pas një gare të gjatë të shoqëruar me ankesa dhe debate.

Vendimi i KPP per shpalljen e Renis Tershanes fitues
Vendimi i KPP per shpalljen e Renis Tershanes fitues

Por sot, RTSH ka deklaruar se operatori “R&T” nuk dorëzoi brenda afatit vërtetimin që provon se nuk është subjekt i dënuar penal, certifikatën për pagesën e detyrimeve tatimore vendore, si dhe ekstraktin e pronarit përfitues, të cilat konsiderohen dokumente detyruese për kualifikim sipas ligjit për prokurimet publike.

Në këto kushte, RTSH e konsideroi ofertën “të pavlefshme” dhe anuloi procedurën me arsyetimin se “nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme”.

Ky vendim kundërshton urdhrin e KPP-së, që pak javë më parë konstatoi se skualifikimi i “R&T” ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe urdhëroi autoritetin kontraktor të rikthente Renis Tërshanën si fitues të tenderit.

Procedura është shoqëruar gjatë gjithë kohës me intriga dhe përplasje në KPP, duke ngritur dyshime se tenderi ishte “qepur” që në nisje pikërisht për kompaninë “R&T”, në kohën kur RTSH drejtohej nga Aurora Polo.

Mirëpo ndërhyrja e re në drejtimin e institucionit duket se ka ndryshuar kursin, duke mos lejuar dhënien automatike të kësaj kontrate të majme.

Ofertuesi tjetër në këtë tenderi është kompania Idea-Tel,pas së cilës qendron z.Idlir Karkini, i shpallur në kërkim nga prokuroria pas një skandali tokash në 2018.

Mbetet të shihet nëse RTSH e ka anuluar përfundimisht tenderin apo do ta rishpallë. /skyweb.al

Etiketat: dekoderatidea telidlir karkinikppr&trenis tërshanartshtenderi
Artikulli para

Frika nga SPAK, Gentjan Sula transferon kompaninë AgiKons në Angli

Artikulli pas

Kriza e mbetjeve në Shqipëri, nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027
Ekonomi

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja
Aktualitet

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Falja e borxheve tatimore, edhe 57 ditë për heqjen dorë nga ankimet: Afatet dhe kushtet për bizneset

5 Tetor, 2026
Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin
Ekonomi

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

5 Tetor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Afati final, Kadastra shpjegon me DETAJE si të rivlerësoni pasurinë përmes e-Albania

5 Tetor, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

145 mijë pensionistë ende në punë, propozohet përjashtimi nga kontributet e pensioneve për katër vjet

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kriza e mbetjeve në Shqipëri, nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

Kriza e mbetjeve në Shqipëri, nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pas iPhone 18, Apple gati të prezantojë modelin e palosshëm
Aktualitet

Pas iPhone 18, Apple gati të prezantojë modelin e palosshëm

Nga Editor
2 Prill, 2026
0

Apple pritet të prezantojë iPhone-in e parë me ekran të palosshëm menjëherë pas lançimit të iPhone 18, duke shënuar një...

Lexo të plotë
Doganat dhe Tatimet nisin kontrollet në tregun e karburanteve, aksioni i parë në Elbasan

Doganat dhe Tatimet nisin kontrollet në tregun e karburanteve, aksioni i parë në Elbasan

14 Mars, 2026
Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar

Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar

12 Maj, 2026
Erdogani i dhuron Ramës avionin qeveritar turk, kryeministri s’mbetet pa charter personal pas falimentit të Air Albania

Një “dhuratë me bisht”, charteri i Erdoganit për Ramën ka edhe një faturë 1 miliardë euro për shqiptarët

26 Dhjetor, 2025
BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

15 Qershor, 2026

Të Fundit

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr