TIRANE – Më shumë se dy dhjetëvjeçarë në tregun e sigurimeve dhe duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët, duke zgjeruar gamën e shërbimeve dhe duke kontribuar në zhvillimin e kulturës së sigurimeve në vend.
Kompania e sigurimeve Albsig, pjesë e Kastrati Group, feston 22-vjetorin e krijimit të saj, duke shënuar një tjetër moment tërëndësishëm në historinë e saj të zhvillimit, konsolidimit dhe rritjes në tregun financiar shqiptar.
Me një portofol prej më shumë se 35 produktesh, me 28 degët e saj dhe mbi 400 agjensi, Albsig ofron zgjidhje të diversifikuara për individët, familjet dhe bizneset, duke përfshirë sigurimin e automjeteve, sigurimin Kasko, sigurimin e pronës, të shëndetit, udhëtimeve, përgjegjësisë sociale, përgjegjësive në ndërtim dhe të garancive për to.
Zgjerimi i aktivitetit përmes Albsig Jetë dhe Albsig Invest ka krijuar mundësi të reja për klientët në fushën e sigurimit tëjetës, pensioneve private dhe të fondeve të investimit, duke ofruar një mbrojtje financiare më të plotë dhe më afatgjatë.
Përgjatë 22 viteve, Albsig ka investuar në profesionalizmin e stafit, modernizimin e shërbimeve, dixhitalizimin e produkteve me nevojat gjithnjë në rritje e në ndryshim tëklientëve.
Përtej aktivitetit ekonomik, kompania ka dëshmuar përkushtimin ndaj përgjegjësisë sociale duke mbështetur nisma në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe të mirëqënies tëkomunitetit.
Në një treg gjithnjë e më konkurues, Albsig vijon të promovojë kulturën e sigurimeve, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të rreziqeve dhe të planifikimit financiar për njëtë ardhme më të sigurt.
Ky përvjetor është jo vetëm një moment krenarie për arritjet e deritanishme, por edhe një mundësi për të riafirmuar angazhimin ndaj klientëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve, besimi i të cilëve mbetet themeli i suksesit të kompanisë.
Me synimin për të vijuar rritjen, inovacionin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, Albsig hyn në vitin e 23-të të aktivitetit të saj me të njëjtin përkushtim: të jetë pranë klientëve në çdo etapë të jetës e të biznesit të tyre.
“Klienti është prioriteti ynë,” thotë vizioni strategjik ikompanisë. “Ne tejkalojmë pritshmëritë tuaja falë shërbimit cilësor, integritetit dhe profesionalizmit.”
22 vite besim, qëndrueshmëri dhe përkushtim. Këto janë vlerat që na bashkojnë!
















