• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, Shqipëria më mirë se rajoni, por mbi mesataren e BE-së

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, Shqipëria më mirë se rajoni, por mbi mesataren e BE-së
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria vijon të ketë një nivel të pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave më të lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, ndërkohë që hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Evropë ka shënuar një ngushtim të lehtë gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të Eurostat, të analizuara nga Euronews Business, koeficienti Gini për Shqipërinë rezulton në 30.4 pikë, kundrejt mesatares prej 29.2 pikësh të Bashkimit Evropian.

Shqipëria ka të njëjtin nivel pabarazie me Francën, ndërsa renditet mbi Gjermaninë, Suedinë, Danimarkën, Austrinë dhe Holandën.

Në rajon, shpërndarja e të ardhurave në Shqipëri rezulton më e pabarabartë se në Maqedoninë e Veriut, por më pak se në Malin e Zi dhe Serbi.

Koeficienti Gini mat nivelin e pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave të disponueshme të familjeve. Vlera zero përfaqëson barazi të plotë, ndërsa vlera 100 nënkupton një situatë ekstreme, ku të gjitha të ardhurat përqendrohen te një person.

Në vitin 2025, pabarazia e të ardhurave në Bashkimin Evropian zbriti në nivelin më të ulët që prej vitit 2010, kur nis seria aktuale e të dhënave.

Turqia kryeson renditjen evropiane me 43.9 pikë, e ndjekur nga Bullgaria me 37.7, Letonia me 35.6, Lituania me 35.5 dhe Serbia me 32 pikë.

Në krahun tjetër, vendet me shpërndarjen më të barabartë të të ardhurave janë Sllovakia me 23 pikë, Belgjika me 23.4, Norvegjia me 23.7 dhe Çekia me 24 pikë.

Sipas ekspertëve, diferencat ndërmjet vendeve lidhen kryesisht me nivelin e pagave, papunësinë, ekonominë informale, sistemin e taksave dhe efektivitetin e politikave të mbrojtjes sociale.

Rumania dhe Polonia janë ndër vendet që kanë arritur të reduktojnë ndjeshëm pabarazinë krahasuar me mesataren e viteve të mëparshme, falë rritjes ekonomike, rritjes së pagës minimale dhe zgjerimit të programeve sociale.

Ndërkohë, në Hungari, Suedi dhe Finlandë, pabarazia e të ardhurave rezulton në nivele më të larta se mesatarja historike.

Sipas Eurostat, rritja ekonomike përkthehet në progres social vetëm nëse përfitimet e saj shpërndahen në mënyrë të drejtë, ndërsa pabarazia e lartë dobëson kohezionin social dhe frenon aktivitetin ekonomik.

Etiketat: pabaraziapensionistet
Artikulli para

Nga Londra në Vjenë, zbulohen 10 qytetet europiane më të preferuara për Krishtlindje

Artikulli pas

Airbus mbylli linjën e prodhimit për shkak të mungesës së blerësve, tani Airbus A380 është avioni më fitimprurës i Emirates: Duam edhe 100 të tjerë!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave
Ekonomi

Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave

25 Nëntor, 2026
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Kryesore

Turizmi shqiptar merr goditje në tetor, 113 mijë hyrje të huajsh më pak! INSTAT njofton rënie 12,5%

25 Nëntor, 2026
Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak

Shkallët “efiçente” të avionëve të RyanAir janë kthyer në një shqetësim serioz për pasagjerët
Aviacion

Ryanair shkurton 700 mijë vende dhe 12 linja në Greqi, zgjeron fuqishëm operacionet në Shqipëri

25 Nëntor, 2026
BE: Qepni dhe arnoni rrobat! Plani i Unionit deri në 2030
Ekonomi

BE: Qepni dhe arnoni rrobat! Plani i Unionit deri në 2030

25 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Airbus mbylli linjën e prodhimit për shkak të mungesës së blerësve, tani Airbus A380 është avioni më fitimprurës i Emirates: Duam edhe 100 të tjerë!

Airbus mbylli linjën e prodhimit për shkak të mungesës së blerësve, tani Airbus A380 është avioni më fitimprurës i Emirates: Duam edhe 100 të tjerë!

Të Përzgjedhura

Ferrari hyn në epokën e re, prezanton makinën tërësisht elektrike
Aktualitet

Ferrari hyn në epokën e re, prezanton makinën tërësisht elektrike

Nga Editor
26 Maj, 2026
0

Prodhuesi legjendar italian i supermakinave, Ferrari, ka zbuluar modelin e tij të parë 100% elektrik, të quajtur “Luce”, duke shënuar...

Lexo të plotë
Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse po thuhet se është shqiptar?

Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse po thuhet se është shqiptar?

29 Qershor, 2026
BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme burim ekstrem rreziku

BSH mban normën bazë të pandryshuar, Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme burim ekstrem rreziku

25 Mars, 2026
Një në tre evropianë përdorin Tik Tok

Një në tre evropianë përdorin Tik Tok

11 Shtator, 2025
DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

1 Nëntor, 2026

Të Fundit

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave

Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave

25 Nëntor, 2026
Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër

Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër

25 Nëntor, 2026
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar

Turizmi shqiptar merr goditje në tetor, 113 mijë hyrje të huajsh më pak! INSTAT njofton rënie 12,5%

25 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr