• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe vilën në kompleksin luksoz White Rocks në Dhërmi.

Detajet lidhen me dëshmitë e një pastrueseje që punonte në kompleks, si dhe të bashkëshortit të saj, Lavdrim Smone, të cilët janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas deklarimeve të referuara nga dosja, pastruesja ka shpjeguar se kryente shërbime pastrimi në gjashtë vila të familjeve të ndryshme në White Rocks.

Mes tyre ishte edhe vila në pronësi të Igli Tares, të cilën ajo e pastronte një herë në javë dhe që, sipas dëshmive, frekuentohej herë pas here për pushime verore edhe nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Gjatë marrjes në pyetje, pastruesja është pyetur edhe për praninë e mundshme të shumave të parave në këtë vilë.

Ajo ka deklaruar se nuk kishte parë asnjëherë para në banesën e frekuentuar nga Balluku dhe, për rrjedhojë, nuk kishte realizuar fotografi të shumave të tilla në këtë ambient.

Një tjetër dëshmi e administruar nga SPAK është ajo e bashkëshortit të saj, Lavdrim Smone, në telefonin e të cilit është gjetur një fotografi e vitit 2021, ku shfaqen shuma parash.

Sipas deklarimeve të referuara, Smone ka mohuar të ketë parë para në vilën në pronësi të Igli Tares që lidheshin me Belinda Ballukun.

Ai gjithashtu nuk ka dhënë deklarime që ta lidhnin drejtpërdrejt fotografinë e gjetur në telefonin e tij me ish-zëvendëskryeministren.

Dëshmitë e çiftit janë pjesë e hetimit më të gjerë të SPAK mbi pronësinë dhe përdorimin e vilës në Dhërmi, e cila figuron në emër të Igli Tares, por që Prokuroria e Posaçme po heton nëse i përket faktikisht ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. /skyweb.al

Etiketat: belinda ballukuigli tarelavdrim smonepastruesja
Artikulli para

Pse hakerat e Koresë së Veriut janë të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e shekullit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse hakerat e Koresë së Veriut janë të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e shekullit
Aktualitet

Pse hakerat e Koresë së Veriut janë të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e shekullit

1 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Rregulli i ri i 20 minutave i Ryanair: Kujdes, mund të humbisni avionin!

1 Nëntor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate
Ekonomi

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka
Ekonomi

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

31 Tetor, 2026
Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar
Aktualitet

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë
Aktualitet

Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë

31 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH
Aktualitet

Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH

Nga SkyWeb
4 Qershor, 2025
0

Shoqata Shqiptare e Bankave i ka dërguar një propozim Bankës së Shqipërisë, ku kërkon që kreditë e dhëna për projektet...

Lexo të plotë
Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

5 Mars, 2026
Sitet kulturore gjatë janarit u vizituan nga mbi 20 mijë vizitorë

Sitet kulturore gjatë janarit u vizituan nga mbi 20 mijë vizitorë

7 Shkurt, 2026
Tatimet: 250 mln lekë kompensim karburanti për shoqëritë e transportit, kur nisin aplikimet

Tatimet: 250 mln lekë kompensim karburanti për shoqëritë e transportit, kur nisin aplikimet

30 Maj, 2026
Qendra e Shqipërisë ia kalon dhe rajoneve të Italisë për përdorimin e makinave elektrike

Qendra e Shqipërisë ia kalon dhe rajoneve të Italisë për përdorimin e makinave elektrike

5 Mars, 2026

Të Fundit

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

1 Nëntor, 2026
Pse hakerat e Koresë së Veriut janë të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e shekullit

Pse hakerat e Koresë së Veriut janë të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e shekullit

1 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion

Rregulli i ri i 20 minutave i Ryanair: Kujdes, mund të humbisni avionin!

1 Nëntor, 2026
“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr