• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Airbus mbylli linjën e prodhimit për shkak të mungesës së blerësve, tani Airbus A380 është avioni më fitimprurës i Emirates: Duam edhe 100 të tjerë!

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Nëntor, 2026
në Aviacion
A A
Airbus mbylli linjën e prodhimit për shkak të mungesës së blerësve, tani Airbus A380 është avioni më fitimprurës i Emirates: Duam edhe 100 të tjerë!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pesë vjet pasi Airbus ndërpreu prodhimin e avionit më të madh të pasagjerëve në botë, A380, kompania ajrore Emirates jo vetëm që nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij, por kërkon rikthimin e tij në prodhim.

Presidenti i Emirates, Tim Clark, ka deklaruar se kompania është e gatshme të porosisë të paktën 100 avionë A380 të gjeneratës së re, nëse prodhuesi evropian vendos të rifillojë programin.

Paradoksi qëndron në faktin se avioni që Airbus pati vështirësi ta shiste rezultoi më fitimprurësi i flotës së Emirates gjatë vitit financiar rekord 2025-2026.

Ndërsa industria e aviacionit është orientuar drejt avionëve me dy motorë, që konsumojnë më pak karburant, Emirates përballet me një problem që këta avionë nuk arrijnë ta zgjidhin: transportimin e një numri sa më të madh pasagjerësh në aeroporte ku mundësitë për shtimin e fluturimeve janë të kufizuara.

Edhe Boeing 777-9, avioni i ri me dy motorë që pritet t’i bashkohet flotës së kompanisë, do të transportojë rreth 150 pasagjerë më pak se A380, sipas konfigurimit të planifikuar nga Emirates.

Në aeroporte të mbingarkuara, si Heathrow i Londrës, kjo përbën një humbje të konsiderueshme të kapacitetit transportues.

Emirates, e cila disponon një flotë prej 117 avionësh A380, planifikon t’i mbajë ata në shërbim deri në vitin 2041.

Kompania po investon gjithashtu 5 miliardë dollarë në modernizimin e kabinave të flotës së saj Airbus A380 dhe Boeing 777, duke përfshirë instalimin e klasës Premium Economy.

Sipas Clark, përdorimi i teknologjive moderne të zhvilluara për Airbus A350 në një version të ri të A380 mund të reduktonte kostot operative me rreth 25%.

Megjithatë, sipas drejtuesit të Emirates, Airbus do të kishte nevojë për të paktën 250 porosi për ta bërë ekonomikisht të justifikueshëm rifillimin e prodhimit të avionit gjigant. /skyweb.al

Etiketat: airbus a380
Artikulli para

Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, Shqipëria më mirë se rajoni, por mbi mesataren e BE-së

Artikulli pas

Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më të mirët e kategorisë së tyre, Wizz Air ka flotën më të madhe me Airbus A321Neo: 14 të tillë janë në bazën e Tiranës
Aviacion

Më të mirët e kategorisë së tyre, Wizz Air ka flotën më të madhe me Airbus A321Neo: 14 të tillë janë në bazën e Tiranës

25 Nëntor, 2026
Shkallët “efiçente” të avionëve të RyanAir janë kthyer në një shqetësim serioz për pasagjerët
Aviacion

Ryanair shkurton 700 mijë vende dhe 12 linja në Greqi, zgjeron fuqishëm operacionet në Shqipëri

25 Nëntor, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

Kush s’paguan, mbetet në fund! Ryanair mbron vendimin e fundit, si do të veprohet tani e tutje

24 Nëntor, 2026
Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways
Aviacion

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve
Aviacion

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
Si luftrat po zgjasin orët tona të fluturimit
Aviacion

Kapiteni anulon fluturimin vetëm se pilotit në krah i ra zilja e telefonit, ky i fundit humbi dhe punën

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak

Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak

Të Përzgjedhura

Në Tiranë nuk gjen më kamarierë, i mori jugu
Ekonomi

Në Tiranë nuk gjen më kamarierë, i mori jugu

Nga SkyWeb
3 Qershor, 2025
0

Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po hap...

Lexo të plotë
Numërohen 75% e kutive, PS siguron 82 mandate, PD mbetet me 52: Si ndahen mandatet në 12 qarqe

Numërohen 75% e kutive, PS siguron 82 mandate, PD mbetet me 52: Si ndahen mandatet në 12 qarqe

12 Maj, 2025
Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

11 Tetor, 2025
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

26 Shkurt, 2026
Kjo është fjala e vitit 2025, e shpalli universiteti Oxford

Kjo është fjala e vitit 2025, e shpalli universiteti Oxford

3 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave

Lidhen kontratat, Policia blen mbi 2 milionë euro pajisje policore nga Kasapi i skandalit të uniformave

25 Nëntor, 2026
Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër

Nivelet e vitaminës D gjatë verës mund të tregojnë më shumë për shëndetin sesa ato në dimër

25 Nëntor, 2026
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar

Turizmi shqiptar merr goditje në tetor, 113 mijë hyrje të huajsh më pak! INSTAT njofton rënie 12,5%

25 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr