• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

The Economist: Shqipëria, joshëse në rrugën e saj drejt BE-së

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
The Economist: Shqipëria, joshëse në rrugën e saj drejt BE-së
Share on FacebookShare on WhatsApp

Revista prestigjioze The Economist ka publikuar një analizë mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës, duke e përshkruar pozitën e tij si një kombinim të “kohëve më të mira dhe kohëve më të këqija”.

Sipas artikullit, Rama mbetet një nga liderët më të fortë të rajonit, i rizgjedhur për mandatin e katërt radhazi në maj të këtij viti. Ekonomia shqiptare ka shënuar rritje të ndjeshme, GDP është rritur me 160 për qind në terma euro që nga viti 2013. Po ashtu, lufta në Ukrainë ka përshpejtuar procesin e integrimit europian, me negociatat që sipas zyrtarëve të BE mund të mbyllen në vitin 2027 dhe anëtarësimi të ndodhë deri në 2030.

Por krahas këtyre zhvillimeve pozitive, The Economist thekson se Shqipëria e Ramës përballet me sfida serioze. Popullsia është tkurrur nga 2.9 në 2.4 milionë banorë gjatë udhëheqjes së tij, duke reflektuar emigracion të lartë dhe rënie të lindshmërisë. Korrupsioni mbetet i përhapur dhe SPAK ka goditur disa figura të afërta me mazhorancën. The Economist përmend rastin e kryebashkiakut të Tiranës, i cili aktualisht drejton bashkinë nga qelia.

Analiza nënvizon se Rama ushtron një kontroll të fortë mbi Partinë Socialiste dhe institucionet shtetërore, gjë që ka ngritur shqetësime për dobësimin e balancave demokratike dhe pavarësinë e institucioneve. Megjithatë, ndërkombëtarisht ai ruan një profil të lartë, duke u bërë një prej zërave më të dëgjuar të Ballkanit në Bruksel dhe kryeqytetet europiane.

The Economist shkruan se BE-ja e sheh Shqipërinë si vend të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe menaxhimin e migracionit, ndaj shpesh mbështet Ramën si partner të besueshëm, edhe në kushtet kur standardet demokratike nuk ecin me të njëjtin ritëm si reforma ekonomike.

Artikulli mbyllet me vlerësimin se e ardhmja politike e Ramës do të varet nga aftësia për të balancuar sukseset ekonomike dhe pozicionin ndërkombëtar me sfidat e brendshme, krizën demografike, akuzat e korrupsionit në rrethin e ngushtë dhe pakënaqësinë në rritje ndaj mënyrës së ushtrimit të pushtetit./skyweb.al

Artikulli para

Vendimi i Kushtetueses botohet në Fletoren Zyrtare, Balluku rikthehet zyrtarisht në detyrë

Artikulli pas

Emigrantët dërguan 816 milionë euro në dhjetë muaj, por familjet blenë më pak të mira dhe shërbime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit
Aktualitet

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Emigrantët dërguan 816 milionë euro në dhjetë muaj, por familjet blenë më pak të mira dhe shërbime

Të Përzgjedhura

“Jam i gëzuar që në Shqipëri ka protesta të tilla” – Ambasadori i OSBE në Tiranë: Më shumë se një muaj në shesh, por s’ka pasur incidente
Aktualitet

“Jam i gëzuar që në Shqipëri ka protesta të tilla” – Ambasadori i OSBE në Tiranë: Më shumë se një muaj në shesh, por s’ka pasur incidente

Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
0

“Protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa dialogu mbetet sfida kryesore e politikës shqiptare”. Kështu u shpreh ambasadori...

Lexo të plotë
Ortaku i Amant Josifit merret i pandehur në Gjermani, “Mishka” mashtroi mijëra qytetarë të BE me Call Centera në Shqipëri e më gjerë

Ortaku i Amant Josifit merret i pandehur në Gjermani, “Mishka” mashtroi mijëra qytetarë të BE me Call Centera në Shqipëri e më gjerë

8 Janar, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Inspektorati i Punës paralajmëron bizneset: Kujdes me pasaportën e të punësuarve!

27 Gusht, 2026
Prodhuesit e makinave elektrike rrisin ndjeshëm fitimet pas luftës me Iranin

Prodhuesit e makinave elektrike rrisin ndjeshëm fitimet pas luftës me Iranin

11 Maj, 2026
Pse po rritet me shpejtësi çmimi i arit

Pse po rritet me shpejtësi çmimi i arit

6 Shtator, 2025

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr