• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
  • Login
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
No Result
View All Result
Home Turizëm

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

SkyWeb by SkyWeb
25 Nëntor, 2026
in Turizëm
A A
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Greqia po shkon drejt një rekordi të ri historik të të ardhurave nga turizmi, pasi vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 ka arkëtuar afro 22 miliardë euro nga vizitorët e huaj.

Sipas të dhënave të Bankës së Greqisë, të ardhurat nga turizmi gjatë periudhës janar–shtator arritën në 21,96 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 9,7%, ose rreth 1,94 miliardë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë nëntëmujorit, Greqia priti 34,2 milionë vizitorë të huaj, me një rritje prej 8,3%, ndërsa shpenzimet mesatare për udhëtim u rritën me 1,5%.

Veçanërisht pozitiv ka qenë shtatori, gjatë të cilit turistët shpenzuan 3,76 miliardë euro, ose 11,1% më shumë se një vit më parë, ndonëse numri i vizitorëve u rrit me vetëm 0,6%.

Gjermania mbetet një prej tregjeve më të rëndësishme për turizmin grek, duke gjeneruar 3,57 miliardë euro të ardhura, e ndjekur nga Britania e Madhe me 3,19 miliardë euro, Shtetet e Bashkuara me 1,67 miliardë euro dhe Italia me 1,45 miliardë euro.

Rritje të ndjeshme kanë shënuar edhe mbërritjet e turistëve përmes kufijve tokësorë, me 17,7%, ndërsa ato përmes aeroporteve janë shtuar me 5%.

Turizmi vijon të mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë greke, me të ardhurat neto të këtij sektori që mbuluan 75,4% të deficitit të tregtisë së mallrave gjatë nëntëmujorit.

Gjatë gjithë vitit 2025, Greqia arkëtoi 23,63 miliardë euro nga turizmi, një rekord që, bazuar në ecurinë e deritanishme, pritet të tejkalohet këtë vit.

Previous Post

GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

Next Post

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare
Turizëm

“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare

25 Nëntor, 2026
Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë
Turizëm

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Kryesore

Turizmi shqiptar merr goditje në tetor, 113 mijë hyrje të huajsh më pak! INSTAT njofton rënie 12,5%

25 Nëntor, 2026
Nga Londra në Vjenë, zbulohen 10 qytetet europiane më të preferuara për Krishtlindje
Kryesore

Nga Londra në Vjenë, zbulohen 10 qytetet europiane më të preferuara për Krishtlindje

25 Nëntor, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët
Turizëm

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

24 Nëntor, 2026
Si do ta ndryshojë inteligjenca artificiale turizmin? Çfarë pritet të ndodhë me mënyrën si planifikojmë dhe rezervojmë pushimet
Turizëm

Si do ta ndryshojë inteligjenca artificiale turizmin? Çfarë pritet të ndodhë me mënyrën si planifikojmë dhe rezervojmë pushimet

23 Nëntor, 2026
Next Post
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

Të Përzgjedhura

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

by SkyWeb
3 Nëntor, 2026
0

Qeveria ka prezantuar një sistem të ri për punësimin në administratën publike, i cili parashikon që kandidatët fillimisht t’i nënshtrohen...

Read more
S’ka vend për panik! Shtresa e bardhë mbi ujin e detit nuk është ndotje nga anijet, si krijohet

S’ka vend për panik! Shtresa e bardhë mbi ujin e detit nuk është ndotje nga anijet, si krijohet

15 Korrik, 2025
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

8 Maj, 2026
PARADOKSI/ Popullsia bie, shpenzimet për digjitalizimin kapin majat, por ZGJEROHET administrata

Tamam “punë shteti”, Administrata do të ketë 9 ditë pushim gjatë 2027!

23 Nëntor, 2026

Të Fundit

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

25 Nëntor, 2026
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

25 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

25 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In