• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aviacion

Rekord i ri historik nga TIA: Mbi 12 milionë pasagjerë në 10 muaj, tejkalohet viti 2025

SkyWeb SkyWeb
27 Nëntor, 2026
në Aviacion
A A
TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka thyer rekordin vjetor të trafikut ajror ende pa përfunduar viti 2026. Në periudhën janar–tetor, përmes aeroportit kanë udhëtuar mbi 12 milionë pasagjerë, duke tejkaluar numrin e regjistruar gjatë gjithë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga TIA vetëm gjatë tetorit në Rinas janë regjistruar 1,229,258 pasagjerë, kundrejt 1,048,706 në të njëjtin muaj të vitit 2025.

Trafiku i pasagjerëve është rritur me 17.2%, ose mbi 180 mijë udhëtarë, duke ruajtur ritme të larta zgjerimi edhe pas përfundimit të sezonit turistik veror.

Dy milionë pasagjerë më shumë se një vit më parë

Në total, gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, aeroporti ka përpunuar 12,049,184 pasagjerë, nga 10,077,002 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja vjetore rezulton në 19.6%, me afro 2 milionë pasagjerë shtesë.

Përgjatë gjithë vitit 2025, në aeroportin e Rinasit u regjistruan 11,640,044 pasagjerë, shifër që tashmë është tejkaluar me mbi 409 mijë udhëtarë, ndërkohë që mbeten edhe dy muaj për t’u përfshirë në bilancin vjetor.

Gushti vijon të mbajë rekordin e trafikut mujor me mbi 1.7 milionë pasagjerë, i ndjekur nga korriku me 1.65 milionë, qershori me 1.46 milionë dhe shtatori me 1.45 milionë.

Më shumë pasagjerë në dalje sesa në hyrje

Një tjetër zhvillim që bie në sy në statistikat e aeroportit është diferenca mes numrit të pasagjerëve që largohen nga Shqipëria dhe atyre që mbërrijnë në vend.

Gjatë tetorit, nga Rinasi janë nisur drejt destinacioneve ndërkombëtare 636,577 pasagjerë, ndërsa në mbërritje janë regjistruar 592,681 udhëtarë.

E njëjta tendencë është konstatuar edhe gjatë gushtit dhe shtatorit. Në harkun e këtyre tre muajve, numri i pasagjerëve në dalje ka qenë mbi 232 mijë më i lartë se ai në hyrje.

Megjithatë, në bilancin e përgjithshëm të 10-mujorit, flukset janë pothuajse të barabarta, me 6,016,947 pasagjerë në mbërritje dhe 6,032,237 në nisje.

Shtimi i destinacioneve, rritja e frekuencave të fluturimeve dhe konkurrenca mes kompanive ajrore kanë zgjeruar alternativat e udhëtimit për qytetarët shqiptarë.

Mbi 70 mijë ulje dhe ngritje avionësh

Krahas numrit të pasagjerëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka tejkaluar rekordin e vitit të kaluar edhe për sa i përket lëvizjeve të avionëve.

Në tetor janë regjistruar 7,600 ulje dhe ngritje avionësh, me një rritje prej 23.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, kur u regjistruan 6,168 lëvizje ajrore.

Për periudhën janar–tetor, numri i përgjithshëm i lëvizjeve ajrore ka arritur në 70,408, kundrejt 60,710 një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 16%.

Gjatë gjithë vitit 2025, aeroporti kishte regjistruar 69,896 lëvizje ajrore.

Nëntori drejt një tjetër rekordi

Ritmet e larta të trafikut kanë vijuar edhe gjatë nëntorit. Në dhjetë ditët e para të muajit, përmes Rinasit kanë udhëtuar rreth 300 mijë pasagjerë.

Vetëm më 1 nëntor janë regjistruar 38,670 udhëtarë dhe 226 fluturime, një nivel rekord për këtë periudhë të vitit.

Fluksi pritet të rritet më tej gjatë fundjavës së festave të 28 dhe 29 Nëntorit, si për shkak të udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit, ashtu edhe të kthimit të emigrantëve për festat kombëtare.

Ecuria e deritanishme krijon pritshmëri për tejkalimin e shifrave të nëntorit të vitit 2025, kur aeroporti u përdor nga 765,890 pasagjerë.

40 milionë euro investime, pista zgjatet në 3 kilometra

Rritja e shpejtë e trafikut ajror po shoqërohet me zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale. Kastrati Group po zbaton një program të ri investimesh me vlerë 40 milionë euro, që përfshin ndërhyrje në pistë, terminal dhe sipërfaqet operacionale të aeroportit.

Një nga investimet kryesore është zgjatja e pistës në 3,000 metra, ndërsa parashikohet edhe shtimi i hapësirave për parkimin e avionëve.

Për të kufizuar ndërprerjet e aktivitetit aeroportual, punimet në periudhën 9–27 nëntor janë organizuar gjatë 12 netëve, duke mundësuar zhvillimin e fluturimeve gjatë ditës.

Në kantier janë angazhuar 380 profesionistë, mes të cilëve 50 inxhinierë, si dhe 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante për prodhimin e asfaltit.

Programi i investimeve përfshin gjithashtu zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, shtimin e portave të imbarkimit, modernizimin e sistemeve të sigurisë, digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve të parkimit.

Me mbi 12 milionë pasagjerë në dhjetë muaj dhe një rritje vjetore prej afro 20%, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të konsolidojë pozicionin si aeroporti me trafikun më të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Artikulli para

Përdorimi i antidepresantëve nga baballarët para konceptimit të shtatzanisë ndikon tek fëmijët, çfarë zbulon studimi i ri

Artikulli pas

Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lufta që zhyti aviacionin: Pesë kompani në vështirësi financiare, disa ndërpresin fluturimet
Aviacion

Lufta që zhyti aviacionin: Pesë kompani në vështirësi financiare, disa ndërpresin fluturimet

27 Nëntor, 2026
“Mos u çoni në këmbë sa ulet avioni!” Lufthansa nis fushatën edukuese për pasagjerët: A duhej kjo edhe në Shqipëri?!
Aviacion

“Mos u çoni në këmbë sa ulet avioni!” Lufthansa nis fushatën edukuese për pasagjerët: A duhej kjo edhe në Shqipëri?!

27 Nëntor, 2026
Më të mirët e kategorisë së tyre, Wizz Air ka flotën më të madhe me Airbus A321Neo: 14 të tillë janë në bazën e Tiranës
Aviacion

Më të mirët e kategorisë së tyre, Wizz Air ka flotën më të madhe me Airbus A321Neo: 14 të tillë janë në bazën e Tiranës

25 Nëntor, 2026
Airbus mbylli linjën e prodhimit për shkak të mungesës së blerësve, tani Airbus A380 është avioni më fitimprurës i Emirates: Duam edhe 100 të tjerë!
Aviacion

Airbus mbylli linjën e prodhimit për shkak të mungesës së blerësve, tani Airbus A380 është avioni më fitimprurës i Emirates: Duam edhe 100 të tjerë!

25 Nëntor, 2026
Shkallët “efiçente” të avionëve të RyanAir janë kthyer në një shqetësim serioz për pasagjerët
Aviacion

Ryanair shkurton 700 mijë vende dhe 12 linja në Greqi, zgjeron fuqishëm operacionet në Shqipëri

25 Nëntor, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

Kush s’paguan, mbetet në fund! Ryanair mbron vendimin e fundit, si do të veprohet tani e tutje

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

Të Përzgjedhura

Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT
Ekonomi

SPAK po shpon tollumbacen e ndërtimit, cilat do të jenë pasojat e pastrimit të parave në ekonomi

SkyWeb
22 Qershor, 2026
0

Të ardhurat nga pushteti vendor janë rritur ndjeshëm në katër muajt e parë të vitit 2026, duke sinjalizuar vijimin e...

Lexo të plotë
Çelja “e koncensionuar” e gjuetisë

Çelja “e koncensionuar” e gjuetisë

13 Dhjetor, 2025
300 milionë lekë për ndërtimin e sistemit elektronik të tregtimit të energjisë Shqipëri-Kosovë

300 milionë lekë për ndërtimin e sistemit elektronik të tregtimit të energjisë Shqipëri-Kosovë

21 Tetor, 2025
Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit

Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit

7 Tetor, 2026
Emërohet drejtori i ri i UKT

Emërohet drejtori i ri i UKT

5 Janar, 2026

Të Fundit

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

27 Nëntor, 2026
TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

Rekord i ri historik nga TIA: Mbi 12 milionë pasagjerë në 10 muaj, tejkalohet viti 2025

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In