• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

300 milionë lekë për ndërtimin e sistemit elektronik të tregtimit të energjisë Shqipëri-Kosovë

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
300 milionë lekë për ndërtimin e sistemit elektronik të tregtimit të energjisë Shqipëri-Kosovë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX) ka hapur tenderin për ndërtimin e një platforme të re elektronike që do të bashkojë tregjet e energjisë midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Projekti, me një fond limit prej 300 milionë lekësh, synon të krijojë një sistem modern, transparent dhe të sigurt për tregtimin e energjisë në dy vendet.

Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, platforma do të jetë një sistem elektronik i centralizuar, që do të menaxhojë të gjitha proceset e tregtimit dhe klerimit të energjisë për zonat e ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Qëllimi është të garantohet transparencë, saktësi dhe siguri në çdo hap të procesit tregtar.

Platforma do të mundësojë tregtimin e energjisë në tregun “ditë përpara” (Day Ahead) dhe në tregun “brenda ditës” (Intra-Day), duke lejuar bashkimin ose ndarjen e tregjeve sipas nevojës. Teknologjia e re do të sigurojë ekzekutim të shpejtë të transaksioneve, vonesë minimale dhe anonimitet mes palëve që kryejnë tregtimet.

Sistemi do të ketë mbrojtje të lartë ndaj çdo ndërprerjeje, me një platformë rezervë që do të aktivizohet automatikisht në rast defekti, për të garantuar vazhdimësinë e tregtimit.

Po ashtu, do të përfshihen kontrolle të forta sigurie dhe autorizimi, për mbrojtjen e të dhënave dhe integritetin e procesit.

Përmes kësaj platforme, anëtarët e bursës do të kenë akses në kohë reale në çmimet, urdhërporositë dhe të dhënat e tregut, si dhe do të ndërveprojnë me sistemin e klerimit që do të përpunojë automatikisht rezultatet dhe limitet e tregtimit.

Sipas të dhënave të ALPEX, në shtatë muajt e parë të këtij viti janë tregtuar rreth 986 mijë megavat/orë energji, me një vlerë totale prej 116 milionë eurosh.

Platforma e re pritet të forcojë integrimin energjetik mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe ta afrojë tregun rajonal me standardet europiane të funksionimit. /skyweb.al

Artikulli para

Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

Artikulli pas

Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lufta në Iran, “çmend” naftën në Shqipëri, 206 lekë/ litri….dhe fundi nuk dihet
Ekonomi

Lufta në Iran, “çmend” naftën në Shqipëri, 206 lekë/ litri….dhe fundi nuk dihet

23 Korrik, 2026
RAPORTI I PS/ Bashkitë më të rrezikuara të shkrihen, katër kriteret e vlerësimit dhe çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0
Aktualitet

RAPORTI I PS/ Bashkitë më të rrezikuara të shkrihen, katër kriteret e vlerësimit dhe çfarë parashikon Reforma Territoriale 2.0

23 Korrik, 2026
LIGJI I RI/ Facebook, TikTok dhe të tjerë do të kenë përgjegjësi ligjore në Shqipëri, gati ndryshimi i algoritmeve për kategori të caktuara përdoruesish
Aktualitet

LIGJI I RI/ Facebook, TikTok dhe të tjerë do të kenë përgjegjësi ligjore në Shqipëri, gati ndryshimi i algoritmeve për kategori të caktuara përdoruesish

23 Korrik, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

REKORD/ Çmimi mesatar për meter katror në Tiranë kalon mbi 2100 euro

23 Korrik, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Euro nuk ndal rënien, dobësohen valutat kryesore

23 Korrik, 2026
Skema e re e TVSH-së, nga1 korriku nis kompensimi për fermerët
Ekonomi

Skema Kombëtare 2026, kualifikohen mbi 21 mijë blegtorë dhe bletarë

23 Korrik, 2026
Artikulli pas
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një ekonomi në udhëkryq
Aktualitet

Popullsia e Shqipërisë vazhdon tkurrjen dhe plakjen, mosha mesatare shkon 45 vjeç

Nga Editor
2 Qershor, 2026
0

Popullsia e Shqipërisë vijon të ndjekë një trend të pandalshëm tkurrjeje, e ndikuar si nga rënia e numrit të lindjeve,...

Lexo të plotë
Bulmeti dhe vezët kthehen në luks për shqiptarët: Shqipëria në krye të listë së vendeve më të shtrenjta

Bulmeti dhe vezët kthehen në luks për shqiptarët: Shqipëria në krye të listë së vendeve më të shtrenjta

3 Qershor, 2025
Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira

Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira

20 Janar, 2026
Pse të lindurit mes viteve 1985–1995 duken më të rinj se Gjenerata Z?

Pse të lindurit mes viteve 1985–1995 duken më të rinj se Gjenerata Z?

21 Janar, 2026
Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është bekim dhe do të realizohet

Rama flet për herë të parë për ligjin që lejon blerjen e tokës nga të huajt

25 Qershor, 2026

Të Fundit

Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

23 Korrik, 2026
Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

23 Korrik, 2026
Studimi: Barnat GLP-1 për humbje peshe lidhen me rënien e flokëve

Studimi: Barnat GLP-1 për humbje peshe lidhen me rënien e flokëve

23 Korrik, 2026
STUDIMI/ Përtej klikimeve: Media Online, Algoritmet dhe Kriza e Besueshmërisë në Shqipëri

STUDIMI/ Përtej klikimeve: Media Online, Algoritmet dhe Kriza e Besueshmërisë në Shqipëri

23 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr