• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aviacion

“Mos u çoni në këmbë sa ulet avioni!” Lufthansa nis fushatën edukuese për pasagjerët: A duhej kjo edhe në Shqipëri?!

SkyWeb SkyWeb
27 Nëntor, 2026
në Aviacion
A A
“Mos u çoni në këmbë sa ulet avioni!” Lufthansa nis fushatën edukuese për pasagjerët: A duhej kjo edhe në Shqipëri?!
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka ndërmarrë një nismë të pazakontë për të edukuar pasagjerët, duke vënë në shënjestër një prej sjelljeve më bezdisëse gjatë udhëtimeve me avion: ngritjen në këmbë sapo avioni prek tokën.

Duke nisur nga sot nëntori, kompania ka hedhur në shitje një koleksion veshjesh, ku spikat një bluzë me mesazhin: “Nuk ka nevojë të ngriheni në këmbë menjëherë pas uljes së avionit”.

Një fushatë e tillë do të ishte e mirëpritur edhe në Shqipëri, ku nuk janë të rralla rastet kur pasagjerët zgjidhin rripat e sigurimit, ngrihen nga sediljet dhe nxitojnë të marrin bagazhet, ndërkohë që avioni ende nuk ka ndaluar plotësisht.

Pavarësisht njoftimeve të personelit të kabinës, pasagjerë të paduruar nxitojnë të zënë korridorin dhe të kalojnë përpara udhëtarëve të tjerë, edhe pse dyert e avionit ende nuk janë hapur.

Kjo sjellje jo vetëm që krijon rrëmujë dhe mund të vonojë procesin e zbritjes, por përbën edhe një rrezik për sigurinë.

Një frenim i papritur i avionit gjatë lëvizjes në tokë apo rënia e bagazheve nga ndarjet e sipërme mund të shkaktojë lëndime.

Sipas rregullave të sigurisë, pasagjerët duhet të qëndrojnë ulur me rripat e lidhur deri në ndalimin e plotë të avionit dhe fikjen e sinjalit përkatës.

Nisma e Lufthansa-s ka lindur pas sugjerimeve të ndjekësve të kompanisë në rrjetet sociale. Koleksioni përfshin gjithashtu kapele me mesazhe që u kërkojnë udhëtarëve të zbresin sipas radhës së sediljeve dhe të tregohen të kujdesshëm kur anojnë mbështetëset e tyre.

Secili model është prodhuar në vetëm 250 ekzemplarë të numëruar individualisht, ndërsa të ardhurat nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë organizatës humanitare të grupit Lufthansa, “Help Alliance”.

Kompania gjermane po përpiqet që përmes humorit të promovojë një kulturë më të mirë udhëtimi, duke u kujtuar pasagjerëve se ngritja me nxitim nga sedilja nuk i hap më shpejt dyert e avionit. /skyweb.al

Artikulli para

LOKALET/ Kush është “kandidati tjetër” që del i pari në sondazh për Bashkinë e Tiranës

Artikulli pas

Një sistem “alien” i AI-së po sulmon CIA-n dhe bankat

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më të mirët e kategorisë së tyre, Wizz Air ka flotën më të madhe me Airbus A321Neo: 14 të tillë janë në bazën e Tiranës
Aviacion

Më të mirët e kategorisë së tyre, Wizz Air ka flotën më të madhe me Airbus A321Neo: 14 të tillë janë në bazën e Tiranës

25 Nëntor, 2026
Airbus mbylli linjën e prodhimit për shkak të mungesës së blerësve, tani Airbus A380 është avioni më fitimprurës i Emirates: Duam edhe 100 të tjerë!
Aviacion

Airbus mbylli linjën e prodhimit për shkak të mungesës së blerësve, tani Airbus A380 është avioni më fitimprurës i Emirates: Duam edhe 100 të tjerë!

25 Nëntor, 2026
Shkallët “efiçente” të avionëve të RyanAir janë kthyer në një shqetësim serioz për pasagjerët
Aviacion

Ryanair shkurton 700 mijë vende dhe 12 linja në Greqi, zgjeron fuqishëm operacionet në Shqipëri

25 Nëntor, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

Kush s’paguan, mbetet në fund! Ryanair mbron vendimin e fundit, si do të veprohet tani e tutje

24 Nëntor, 2026
Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways
Aviacion

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve
Aviacion

Greva e pilotëve të Lufthansa-s mund të shkaktojë kaos në aeroporte gjatë Krishtlindjeve

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Një sistem “alien” i AI-së po sulmon CIA-n dhe bankat

Një sistem “alien” i AI-së po sulmon CIA-n dhe bankat

Të Përzgjedhura

Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!
Aktualitet

Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

Editor
30 Shtator, 2026
0

Në konferecën për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, kryeministri Edi Rama u shpreh edhe njëherë se ajo që ndodhi...

Lexo të plotë
Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

25 Mars, 2026
2025, një nga vitet më të ngrohtë në historinë e planetit

2025, një nga vitet më të ngrohtë në historinë e planetit

7 Nëntor, 2025
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

STRUKTURA/ 350 punonjës, si do të funksionojë pasardhësja e AKSHI-t, Albanian Digital Solution

26 Maj, 2026
VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici

VIDEO/ Dronë dhe kamera inteligjente, Lamallari flet për ndryshim epokal në polici

11 Gusht, 2026

Të Fundit

Një sistem “alien” i AI-së po sulmon CIA-n dhe bankat

Një sistem “alien” i AI-së po sulmon CIA-n dhe bankat

27 Nëntor, 2026
“Mos u çoni në këmbë sa ulet avioni!” Lufthansa nis fushatën edukuese për pasagjerët: A duhej kjo edhe në Shqipëri?!

“Mos u çoni në këmbë sa ulet avioni!” Lufthansa nis fushatën edukuese për pasagjerët: A duhej kjo edhe në Shqipëri?!

27 Nëntor, 2026
LOKALET/ Kush është “kandidati tjetër” që del i pari në sondazh për Bashkinë e Tiranës

LOKALET/ Kush është “kandidati tjetër” që del i pari në sondazh për Bashkinë e Tiranës

27 Nëntor, 2026
Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In