• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!

SkyWeb SkyWeb
27 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Oferta që skadojnë brenda pak orësh, njoftime se kanë mbetur vetëm dy produkte në magazinë apo mesazhe që tregojnë se dhjetëra konsumatorë të tjerë po shikojnë të njëjtin artikull. Pas këtyre teknikave të marketingut që përdoren gjerësisht gjatë Black Friday fshihet një mekanizëm psikologjik: frika e humbjes së një mundësie.

Aaron Atkinson-Toal, autor i librit “Influenced: The Science of Why We Buy”, shpjegon për The Guardian se konsumatorët përballen me një paradoks. Nga njëra anë, kanë frikë se mos humbasin një ofertë të favorshme dhe, nga ana tjetër, rrezikojnë të shpenzojnë para për diçka që nuk u nevojitet. Shpesh, frika e humbjes së ofertës mbizotëron.

Sa më pak kohë të ketë konsumatori në dispozicion për të marrë një vendim, aq më shumë gjasa ka që blerja të udhëhiqet nga impulsi dhe jo nga nevoja reale.

Teknologjia e ka përforcuar ndjeshëm këtë fenomen. Reklamat e personalizuara, rekomandimet e platformave tregtare, videot e influencerëve dhe njoftimet në telefon krijojnë atë që ekspertët e quajnë “zhurma e konsumit”. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre stimulon sistemin e shpërblimit në tru, duke e kthyer blerjen në një burim kënaqësie të menjëhershme.

Por si mund t’u rezistojmë ofertave? Ekspertët sugjerojnë një eksperiment të thjeshtë: përpara se të blini një produkt me ulje, pyesni veten nëse do ta blinit atë edhe me çmimin e zakonshëm. Nëse përgjigjja është negative, motivi kryesor i blerjes mund të jetë pikërisht ulja e çmimit dhe jo nevoja për produktin.

Një tjetër metodë është shtyrja e blerjes për disa ditë. Konsumatorët mund ta vendosin produktin në shportën virtuale dhe të rikthehen më vonë për të vendosur nëse e dëshirojnë ende.

Edhe fshirja e të dhënave të kartave bankare nga platformat tregtare mund të ndihmojë. Nevoja për të plotësuar manualisht të dhënat e pagesës krijon një interval kohe që i jep konsumatorit mundësinë të rishqyrtojë vendimin.

Amber Biello-Taylor, psikoterapiste dhe specialiste e varësive, evidenton për Washington Post disa shenja që tregojnë se konsumi mund të jetë kthyer në problem: zëvendësimi i produkteve ende funksionale vetëm sepse kanë dalë nga moda, krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët në rrjetet sociale dhe blerjet edhe kur personi përballet me borxhe apo vështirësi financiare.

Veçanërisht të ekspozuar ndaj blerjeve impulsive janë personat që e përdorin konsumin si mënyrë për të përballuar stresin, mërzinë apo vetminë. Në këto raste, aktiviteti fizik, shëtitjet dhe koha e kaluar me njerëzit e afërt mund të shërbejnë si burime alternative kënaqësie.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu çaktivizimin e njoftimeve promocionale nga dyqanet online, për të reduktuar ekspozimin ndaj ofertave dhe presionin e vazhdueshëm për të konsumuar. /skyweb.al

Artikulli para

Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje

Artikulli pas

Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël
Ekonomi

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Pusia ndaj bizneseve të vogla, futen në skemën e TVSH-së edhe ata me xhiro mbi 5 mln lekë në 2026

27 Nëntor, 2026
Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari
Ekonomi

Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

27 Nëntor, 2026
Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje
Ekonomi

Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje

27 Nëntor, 2026
GRAFIKU/ Shqipëria kap një nga treguesit europianë, por ky nuk është aspak një lajm i mirë
Ekonomi

Nuk u del pensioni, Shqipëria është vendi i parë në rajon për punësimin e të moshuarve

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

Të Përzgjedhura

Rriten çmimet e banesave, këto janë shtetet më të shtrenjta për të blerë një shtëpi në Evropë
Ekonomi

Rriten çmimet e banesave, këto janë shtetet më të shtrenjta për të blerë një shtëpi në Evropë

Editor
2 Tetor, 2026
0

Çmimet e banesave në Portugali janë rritur sërish, duke arritur një nivel të ri rekord në shtator. Sipas indeksit të...

Lexo të plotë
Kastrati Group mbështet Panairin e Karrierës nga Fakulteti i Ekonomisë

Kastrati Group mbështet Panairin e Karrierës nga Fakulteti i Ekonomisë

14 Maj, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve pritet të rriten me 18% deri në vitin 2027

28 Tetor, 2026
Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

1 Qershor, 2026
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

Mbi 52 mijë skedarë dhe të dhëna për deputetët, investigimi zbulon dobësi në sistemet e Kuvendit

19 Gusht, 2026

Të Fundit

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

Japonezët testojnë teknologjinë që zbulon gjendjen emocionale përmes lëvizjeve të syve

27 Nëntor, 2026
TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

Rekord i ri historik nga TIA: Mbi 12 milionë pasagjerë në 10 muaj, tejkalohet viti 2025

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In