• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjet e ndodhura në Zvërnec, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga persona të sigurisë private gjatë kundërshtimeve për projektin turistik që po zhvillohet në zonë.

Në një deklaratë publike, Rama tha se e kupton plotësisht zemërimin e qytetarëve që reaguan pas publikimit të pamjeve të dhunës dhe pranoi se edhe vetë do të ishte revoltuar nëse do të ishte në vendin e tyre.

“Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të një prej protestuesve në Zvërnec. Ju kam dëgjuar, ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë. Madje ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e cilësoi të papranueshme sjelljen e personave të sigurisë private, duke theksuar se Policia e Shtetit nuk duhej ta relativizonte ngjarjen, por të ndërhynte menjëherë ndaj autorëve.

“Do të më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e Policisë së Shtetit, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë në plazhin e rrethuar dhe pastaj policia të thoshte se personi u fut vetë në zonën private, ndërkohë që duhet t’i kishte arrestuar në vend ata që morën zvarrë protestuesin”, deklaroi ai.

Rama u ndal edhe te pretendimet që kanë qarkulluar lidhur me projektin në Zvërnec, duke thënë se qytetarëve u janë servirur informacione të pavërteta për pronësinë e tokës dhe qëllimin e investimit.

Sipas tij, janë përhapur pretendime se toka po u falej investitorëve të huaj, se projekti lidhej me sjelljen e palestinezëve në zonë apo se pas investimit fshiheshin interesa ruse dhe pastrim parash.

“Do kisha bërë edhe më keq se ju po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po ua fal të huajve. Madje kam vënë re se është përhapur me shumë helm edhe legjenda se shteti po ua fal atë tokë izraelitëve për të sjellë palestinezët në Zvërnec. Po të më thoshin se aty janë futur ca rusë që në bashkëpunim me oligarkët shqiptarë po rrafshojnë zonën e mbrojtur dhe do të ndërtojnë pallate. Po të më thoshin që aty do të pastroheshin paratë e mafies ndërkombëtare dhe të tjera nga ato që ju kanë thënë dhe që më pas i keni shpërndarë”, u shpreh kryeministri.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur ngjarjet në Zvërnec kanë shkaktuar reagime të forta publike, ndërsa Policia e Shtetit ka hequr licencat e dy kompanive private të sigurisë të përfshira në menaxhimin e objektit ku ndodhi incidenti. Paralelisht, SPAK po zhvillon hetime për çështje që lidhen me pronat në këtë zonë. /skyweb.al

Etiketat: ramazvernec
Artikulli para

SPAK urdhëron kontrolle për tjetërsimin e pronave në Zvërnec, fokusi te biznesmeni Redi Struga

Artikulli pas

Rama për Zvërnecin: Për herë të parë më bënë të mendoj të largohem, por kam zgjedhur të udhëheq

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Aktualitet

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama për Zvërnecin: Për herë të parë më bënë të mendoj të largohem, por kam zgjedhur të udhëheq

Rama për Zvërnecin: Për herë të parë më bënë të mendoj të largohem, por kam zgjedhur të udhëheq

Të Përzgjedhura

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar
Ekonomi

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar

Nga Editor
26 Shkurt, 2026
0

Kredia për ekonominë e nisi me rënie vitin 2026. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin janar sektori...

Lexo të plotë
Kolegji Zgjedhor pezullon votimin nga burgu, çon ligjin në Kushtetuese

Kolegji Zgjedhor pezullon votimin nga burgu, çon ligjin në Kushtetuese

20 Maj, 2026
Pica që zbret nga ballkoni me litar, ideja që ktheu një pallat në Oslo në pikë takimi për lagjen

Pica që zbret nga ballkoni me litar, ideja që ktheu një pallat në Oslo në pikë takimi për lagjen

2 Qershor, 2026
39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

21 Qershor, 2025
Gjithçka duhet të dini për deklarimin e të ardhurave këtë vit

Gjithçka duhet të dini për deklarimin e të ardhurave këtë vit

21 Shkurt, 2026

Të Fundit

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr