• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Mbi 52 mijë skedarë dhe të dhëna për deputetët, investigimi zbulon dobësi në sistemet e Kuvendit

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një investigim i publikuar nga eksperti amerikan i sigurisë kibernetike Patrick Quirk ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë e infrastrukturës digjitale të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas tij, një ndërfaqe API e institucionit ka qenë për një periudhë e aksesueshme pa autentifikim, duke mundësuar marrjen e dhjetëra mijëra dokumenteve dhe të dhënave parlamentare.

Quirk pretendon se gjatë muajve shkurt dhe prill 2026 ka arritur të mbledhë gjithsej 52,942 skedarë, me një volum prej 32.09 GB. Materialet lidhen me aktivitetin e Kuvendit dhe përfshijnë dokumente PDF, Excel dhe Word, të dhëna për deputetët, aktet legjislative, mbledhjet, lajmet, komisionet dhe strukturat parlamentare.

Sipas të dhënave të publikuara në investigim, arkivi përmban 30,455 dokumente PDF, 376 skedarë XLSX dhe 729 dokumente DOCX. Mes tyre pretendohet se gjenden edhe materiale mbi pagat dhe përfitimet e deputetëve, dokumente të komisioneve parlamentare, raporte dhe materiale të tjera administrative.

Një pjesë e investigimit ndalet te të dhënat e deputetëve. Autori thotë se një prej endpoint-eve të API-së, me emrin “anetaret”, kthente 236 rekorde, ku përfshiheshin emri, atësia, datëlindja, vendlindja, adresa zyrtare e emailit, partia politike, qarku, fotografia dhe lidhje me profilet në rrjetet sociale.

Sipas Quirk, API-ja funksiononte mbi infrastrukturën Microsoft Azure dhe shumica e endpoint-eve jepnin informacion pa kërkuar autentifikim. Vetëm endpoint-i “abonimet”, sipas tij, kthente përgjigjen 401, që nënkupton se kërkonte identifikim.

Autori argumenton se kjo tregon se mekanizmi i autentifikimit ekzistonte në sistem, por nuk ishte aplikuar në mënyrë të njëtrajtshme për të gjitha pjesët e API-së.

Investigimi trajton gjithashtu mënyrën e ruajtjes së dokumenteve në Microsoft Azure Blob Storage. Sipas autorit, API-ja përmbante një katalog me dhjetëra mijëra adresa direkte që të çonin te dokumentet e Kuvendit.

Megjithëse nuk ishte e mundur të shfaqej publikisht e gjithë lista e skedarëve përmes një “directory listing”, dokumentet individuale mund të hapeshin përmes adresave që ndodheshin në katalog.

Në prill 2026, sipas investigimit, katalogu përmbante 57,287 adresa dokumentesh. Quirk thotë se, duke përdorur këto adresa dhe duke kryer shkarkimin në dy faza, arriti të siguronte 52,942 skedarë, ose rreth 94.7% të materialeve të evidentuara. Pjesa tjetër, sipas tij, nuk ishte më e disponueshme në server.

Një tjetër pjesë e analizës lidhet me dokumentet financiare. Autori pretendon se ka identifikuar 11,030 rreshta të dhënash mbi pagat, që lidhen me 398 deputetë të ndryshëm dhe mbulojnë periudhën nga gushti 2018 deri në janar 2026.

Sipas investigimit, situata ndryshoi më 19 qershor 2026. Kur endpoint-et u testuan sërish, ato nuk jepnin më informacion në formatin JSON, por ridrejtonin te faqja kryesore e Kuvendit.

Quirk e cilëson këtë si një “mbyllje të heshtur” të API-së, duke thënë se nuk kishte marrë një shpjegim zyrtar për ndryshimin.

Më 18 gusht 2026, autori publikoi në platformën ODINT arkivin e mbledhur më herët. Sipas tij, aty përfshihen dokumente parlamentare, një ndërfaqe për kërkimin e të dhënave mbi deputetët, materiale financiare dhe dokumente të tjera që ai pretendon se kanë qenë të aksesueshme përmes infrastrukturës publike të Kuvendit.

Investigimi e lidh rastin edhe me historikun e problemeve të sigurisë kibernetike në Shqipëri, duke përmendur publikimin e të dhënave personale të qytetarëve në vitet 2021 dhe 2022, sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore dhe hetimet e mëvonshme që kanë përfshirë drejtues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Në analizë përmendet edhe Diella, sistemi i Inteligjencës Artificiale i prezantuar nga Qeveria shqiptare dhe më pas i vendosur në rolin e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale. Sipas autorit, ambicia për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në administratë bie në kontrast me dobësitë që ai pretendon se ka evidentuar në infrastrukturën ekzistuese digjitale të institucioneve.

Quirk thotë se ka analizuar edhe një tjetër sistem të lidhur me Kuvendin, “bisedimet.parlament.al”, ku pretendon se ka konstatuar probleme të tjera teknike dhe konfigurime të diskutueshme të sigurisë.

Autori bën një dallim mes dokumenteve të Kuvendit që, sipas tij, kanë qenë të aksesueshme përmes infrastrukturës zyrtare dhe databazave të tjera të dala nga rrjedhje të mëparshme të të dhënave në Shqipëri.

Ai deklaron se nuk ka publikuar në mënyrë të hapur databaza masive që përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve, përfshirë të dhënat e votuesve, databazën kombëtare të pagave apo informacione mbi persona të dyshuar për vepra penale.

Rasti ngre disa pyetje për institucionet përgjegjëse: për sa kohë kanë qenë të aksesueshme të dhënat, nëse ato janë shkarkuar edhe nga persona të tjerë dhe nëse është kryer një auditim për të përcaktuar shkallën e ekspozimit të informacionit.

Nëse pretendimet konfirmohen përmes një auditimi të pavarur teknik, çështja do të shkonte përtej një konfigurimi të gabuar të një API-je, duke prekur sigurinë e informacionit, mbrojtjen e të dhënave personale dhe përgjegjësinë institucionale për administrimin e sistemeve shtetërore.

Deri në një reagim zyrtar nga Kuvendi, AKSHI apo institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, pretendimet e ngritura nga investigimi mbeten gjetje të raportuara nga autori dhe jo fakte të konfirmuara në mënyrë të pavarur. /skyweb.al

Artikulli para

Bie sërish euro, edhe dollari humb terren

Artikulli pas

Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë
Kryesore

Ndryshojne paketat e cigareve, s’ka tym duhani deri 10 metra larg shkollave dhe spitaleve

18 Nëntor, 2026
Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen
Ekonomi

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

18 Nëntor, 2026
Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë
Aktualitet

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen
Ekonomi

“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen

18 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje

Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje

Të Përzgjedhura

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Turizmi apo dhomat plot me euro cash?! Euro ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

Nga SkyWeb
11 Nëntor, 2026
0

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut...

Lexo të plotë
Gëlltiti 100 magnetë, mjekët i shpëtojnë jetën adoleshentit

Gëlltiti 100 magnetë, mjekët i shpëtojnë jetën adoleshentit

27 Tetor, 2025
Të moshuarit amerikanë po konsumojnë shumë kanabis, bëhen problem për fqinjët

Të moshuarit amerikanë po konsumojnë shumë kanabis, bëhen problem për fqinjët

26 Gusht, 2026
Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?

Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?

25 Shkurt, 2026
1 Maji në epokën e Inteligjencës artificiale: a do të ketë më punëtorë?

1 Maji në epokën e Inteligjencës artificiale: a do të ketë më punëtorë?

1 Maj, 2026

Të Fundit

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

18 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

Gati ligji për njohjen automatike të diplomave të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në BE! 

18 Nëntor, 2026
Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë

Ndryshojne paketat e cigareve, s’ka tym duhani deri 10 metra larg shkollave dhe spitaleve

18 Nëntor, 2026
Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr