• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Turizmi apo dhomat plot me euro cash?! Euro ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Share on FacebookShare on WhatsApp

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej kohësh.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot, me 90.72 lekë, duke humbur edhe 0.03 lekë në krahasim me një ditë më parë.

Ky është një nga nivelet më të ulëta historike të monedhës së përbashkët, vetëm 0.08 lekë larg rekordit prej 90.64 lekësh, që u shënua më 22 tetor të këtij viti.

Rënia është e fortë nëse krahasohet me vitin 2016, kur nisi cikli i gjatë i forcimit të Lekut. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më 18 janar 2016, Euro arriti nivelin prej 139.48 lekësh, më i larti i atij viti. Me kursin e sotëm, monedha europiane ka humbur 48.76 lekë, ose gati 35% të vlerës së saj kundrejt Lekut.

Grafiku Euro/Lek Nentor 2016-Nentor 2026
Grafiku Euro/Lek Nentor 2016-Nentor 2026

Me fjalë të tjera, 1 mijë euro, që në janar 2016 vlenin rreth 139.5 mijë lekë, sot këmbehen me vetëm 90.7 mijë lekë, ose 48.8 mijë lekë më pak.

Për vite me radhë, forcimi i Lekut është shpjeguar nga institucionet zyrtare kryesisht me rritjen e turizmit, hyrjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e faktorëve themelorë të ekonomisë. Por historia e rënies së Euros është më e gjatë se bumi turistik dhe jo të gjitha zhvillimet shpjegohen lehtësisht nga treguesit zyrtarë.

Të dhënat e bilancit të pagesave që publikohen nga Banka e Shqipërisë dhe që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës nga burime si emigracioni, turizmi, tregtia e jashtme etj, tregojnë se gjatë periudhës 2016–2022, kur Shqipëria ende nuk kishte hyrë në bumin aktual turistik, deficiti i llogarisë korente u përkeqësua, ndërsa Euro vijoi të humbiste vlerë. Përkeqësimi erdhi kryesisht për shkak të deficitit tregtar, me vendin që u bë gjithnjë e më i varur nga importet ndërsa eksportet u goditën nga rënie e euros. Në vitin 2022, daljet neto të valutës nga vendi ishin rreth 1.1 miliardë euro, apo 37% më shumë se në vitin 2016, por monedha europiane ishte nënçmuar me rreth 13% gjatë së njëjtës periudhë.

Normalisht, një përkeqësim i deficitit të jashtëm do të ushtronte presion për dobësimin e monedhës vendase, jo për forcimin e saj. Megjithatë, në Shqipëri ndodhi e kundërta.

Rënia e Euros rezulton se ka pasur një lidhje më të fortë me bumin e lejeve të ndërtimit sesa me numrin e turistëve, të paktën deri në vitin 2024, kur raportohen të dhënat e sakta për lejet. Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivele rekord prej 2.1–2.7 milionë metrash katrorë në vit gjatë periudhës 2021–2024, ndërsa Euro vijoi të zhvlerësohej, duke zbritur nga mesatarisht 137.4 lekë në vitin 2016, në 119 lekë në vitin 2022 dhe 100.7 lekë në vitin 2024.

Ndërkohë, përmirësimi i bilancit të pagesave nga prurjet turistike filloi të bëhej i dukshëm vetëm nga viti 2023, kur deficiti i llogarisë korente zbriti në 374 milionë euro. Në vitin 2024, ky deficit u përkeqësua sërish, duke arritur në 610 milionë euro, por Euro humbi edhe 8% të vlerës kundrejt Lekut. Vetëm në vitin 2025, kur deficiti i llogarisë korente u ngushtua në 178 milionë euro, prurjet nga turizmi u kthyen në një faktor më të rëndësishëm që mbështeti forcimin e monedhës vendase.

Për bizneset eksportuese dhe ato që realizojnë të ardhura në Euro, zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane ka ulur të ardhurat e shprehura në Lek, në një kohë kur kostot e brendshme, sidomos pagat, vijojnë të rriten. Nga ana tjetër, konsumatorët nuk kanë përfituar në të njëjtën masë nga ulja e kostove të importeve.

Dhjetë vjet pas fillimit të rënies, pyetja mbetet se sa nga kjo ecuri shpjegohet me turizmin dhe faktorët realë të ekonomisë dhe sa me flukse valutore që nuk pasqyrohen plotësisht në statistikat zyrtare. /monitor.al

Artikulli para

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon
Ekonomi

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi
Ekonomi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore
Ekonomi

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

11 Nëntor, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Modeli “Himarë”/ Si po prokurohen miliona euro në tendera me tek ofertë ose garë farsë

11 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

11 Nëntor, 2026
Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit
Ekonomi

Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit

11 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

ALARMI/ Gati 70% e veshjeve tona përmbajnë kimikate toksike
Shëndet

ALARMI/ Gati 70% e veshjeve tona përmbajnë kimikate toksike

Nga SkyWeb
3 Korrik, 2026
0

Bashkimi Europian po përgatit një taksë të re për importet me vlerë të ulët, në përpjekje për të frenuar fluksin...

Lexo të plotë
Greqia drejt ndryshimit të Kushtetutës, fokusi te stabiliteti fiskal dhe Inteligjenca Artificiale

Greqia drejt ndryshimit të Kushtetutës, fokusi te stabiliteti fiskal dhe Inteligjenca Artificiale

2 Shkurt, 2026
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e popullatës, ngadalësohet konsumi

30 Shtator, 2025
INTERVISTA/ Gazetari e provokon me Erdoganin, Rama flet për një marrëveshje finale deti me Greqinë si edhe pronat e minoritetit

INTERVISTA/ Gazetari e provokon me Erdoganin, Rama flet për një marrëveshje finale deti me Greqinë si edhe pronat e minoritetit

23 Prill, 2026
Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

29 Maj, 2026

Të Fundit

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Turizmi apo dhomat plot me euro cash?! Euro ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

11 Nëntor, 2026
Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr