• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Airbnb në Shqipëri po shkon drejt luksit? Riviera kryeson me tarifa deri në 200 euro nata në kulm sezoni

Editor Nga Editor
4 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
Airbnb në Shqipëri po shkon drejt luksit? Riviera kryeson me tarifa deri në 200 euro nata në kulm sezoni
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po hyn në një fazë më të sofistikuar, ku mundësitë më të mëdha nuk qëndrojnë vetëm tek volumi, por tek segmentet e nën-shërbyera. Çmimet më të larta, që variojnë nga 100 deri në 180 apo 200 euro për natë për përvoja premium, po shfaqin potencial të madh për pritësit e rinj që synojnë një ofertë më cilësore dhe të diferencuar.

Në të njëjtën kohë, një tjetër “hapësirë e bardhë” po krijohet në segmentin e mesëm gjatë sezonit të ndërmjetëm. Pronat që ofrojnë ngrohje të mirë, ambiente të brendshme komode dhe pamje tërheqëse gjatë gjithë vitit mbeten ende të nën-përfaqësuara, duke krijuar terren për investime më të zgjuara.

Sipas një studimi të Investropa, karakteristikat që mund të bëjnë diferencën për pritësit e rinj përfshijnë izolimin dhe ngrohjen cilësore për përdorim jashtë sezonit, planimetri familjare me dy dhoma gjumi dhe parkim, si dhe dizajne autentike që dalin nga modelet standarde të apartamenteve. Veçanërisht të kërkuara mbeten përvojat tradicionale, si shtëpitë prej guri në Berat dhe Gjirokastër, që ofrojnë një identitet unik për turistët.

Kulmi i sezonit mbetet periudha korrik-gusht, kur zënia në zonat bregdetare mund të kalojë 85%. Në këtë periudhë, listimet më të suksesshme  sidomos vilat me pamje nga deti në Ksamil apo Dhërmi  mund të gjenerojnë të ardhura mujore nga 2,500 deri në 4,000 euro. Një vilë me dy dhoma gjumi, me çmim rreth 150 euro nata dhe me 80% zënie në korrik, mund të arrijë deri në 3,600 euro të ardhura në muaj.

Megjithatë, pjesa më e madhe e tregut mbetet më modeste. Rreth 80% e listimeve në Shqipëri gjenerojnë nga 500 deri në 1,800 euro në muaj, ku apartamentet në Tiranë renditen në segmentin më të ulët-mesatar, ndërsa vilat në Rivierë dominojnë gjatë verës. Në një treg që po piqet me shpejtësi, duket se suksesi nuk lidhet më vetëm me vendndodhjen, por me diferencimin nga komoditeti gjatë dimrit te eksperiencat autentike që turistët kërkojnë gjithnjë e më shumë./Scan

Etiketat: airbnb
Artikulli para

Pse etiketat në produktet ushqimore kanë ndikim të madh në shëndetin tonë

Artikulli pas

Studimi: Dieta mesdhetare mund të përmirësojë fertilitetin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?
Ekonomi

Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?

14 Nëntor, 2026
Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken
Ekonomi

Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken

14 Nëntor, 2026
AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize
Ekonomi

AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize

14 Nëntor, 2026
Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë
Ekonomi

Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Studimi: Dieta mesdhetare mund të përmirësojë fertilitetin

Studimi: Dieta mesdhetare mund të përmirësojë fertilitetin

Të Përzgjedhura

Çmimi i arit thyen rekordin, por ekspertët bëjnë thirrje për KUJDES
Ekonomi

Çmimi i arit thyen rekordin, por ekspertët bëjnë thirrje për KUJDES

Nga SkyWeb
21 Prill, 2025
0

Ari është rritur ndjeshëm në tregjet botërore, duke arritur një nivel rekord mbi 3,400 dollarë për ons këtë të hënë....

Lexo të plotë
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Emigracioni masiv, Shqipërisë i tkurret popullsia në moshë pune

24 Qershor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Kursi i këmbimit valutor: Euro vijon “fundosjen”

4 Gusht, 2026

Të Fundit

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr