• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“The Telegraph”: Serbët që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë të re në Ballkan

Editor Nga Editor
16 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
“The Telegraph”: Serbët që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë të re në Ballkan
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për një luftë të re në Bosnjë, zbulon “The Telegraph”. Qindra militantë kanë udhëtuar në Ukrainë për të luftuar përkrah trupave ruse, me bindjen se “Nëna Rusi” do t’i shpërblejë duke i ndihmuar të rimarrin territore që i konsiderojnë serbe, si Kosova.

Nacionalistët, përfshirë veteranë të Luftës së Bosnjës, po përdorin rrjetet sociale për të nxitur të rinjtë serbë që t’u bashkohen në Rusi. Disa ofrojnë deri në 23 mijë paund për rekrutim dhe luftim në Ukrainë.

Ekziston frika se, pas kthimit në Bosnjë, këta luftëtarë mund të nxisin një konflikt paramilitar, gati 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Bosnjës. Një rast i tillë është Dario Ristiç, një nacionalist serb që u kthye në Bosnjë pasi u plagos rëndë duke luftuar në Ukrainë me një njësi ruse të njohur si “Arinjtë” nga Permi.

Në Ukrainë, Ristiç njihej me nofkën ironike “I shpejti”, për shkak të sulmeve me snajperë dhe dronë në qytete si Avdiivka. Ai ndërtoi profilin e tij në rrjete sociale si TikTok dhe platformën ruse VKontakte, duke glorifikuar luftimet dhe përhapur mesazhe nacionaliste, sidomos te të rinjtë serbë të zhgënjyer politikisht.

Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë urimi për ditëlindje Ratko Mlladiçit, kriminelit të luftës të dënuar me burgim të përjetshëm për mizori ndaj myslimanëve boshnjakë.

Në një video në Telegram, Ristiç shfaqej pranë një bashkëkombësi duke deklaruar:
“Sapo të përfundojmë me këta fashistë të NATO-s këtu, do të kthehemi për të rifituar faltoret tona dhe atë që është e jona. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi!”

Pas kthimit në Bosnjë, Ristiç u arrestua në aeroportin e Sarajevës për pjesëmarrje në një njësi paraushtarake të huaj, por më pas u lirua dhe u vendos në arrest shtëpiak në pritje të gjyqit. Megjithatë, me mbi 10 mijë ndjekës në internet, ai vazhdon të shihet si rrezik i madh rekrutimi.

Një figurë kyçe mes këtyre qarqeve është edhe Davor Saviçiç, i njohur si “Ujku”, ish-anëtar i njësisë famëkeqe “Tigrat e Arkanit”. Ai ka luftuar në Krime, Siri dhe ishte pjesë e Grupit Wagner. Sipas raporteve, pas një plage të marrë në Ukrainë, dokumente mjekësore zbuluan se ai mbante edhe gradën kolonel në GRU, shërbimin famëkeq të inteligjencës ushtarake ruse.

GRU, nën drejtimin e tij, dyshohet se ka krijuar kompani fasadë për të ndihmuar vullnetarët e huaj të shmangin autoritetet kombëtare, duke siguruar leje pune dhe itinerare udhëtimi përmes vendeve të treta.

Gazetari investigativ Nino Bilajac thotë se është infiltruar në rrjetet e rekrutimit:
“Pagesat janë rritur ndjeshëm. Më është ofruar një parapagim prej rreth 23 mijë paundësh dhe një pagë mujore prej afro 2 500 paundësh.”

Për të rinjtë që jetojnë në qytete me papunësi të lartë dhe paga nën 500 paund në muaj, kjo ofertë është joshëse, pavarësisht se ligji në Serbi dhe Bosnjë ndalon luftimin për vende të huaja.

Në Modrica, ku ekonomia varet nga një rafineri nafte në pronësi ruse, banorë vendas thonë se Ristiç është mburrur me pensionin e tij si veteran rus dhe planifikon të hapë një qendër trajnimi për dronë.

Kjo situatë shkakton frikë të thellë te pakica myslimane boshnjake. Edib Ziliç, i cili ishte fëmijë gjatë luftës, kujton mizoritë dhe paralajmëron se një pakicë ekstremistësh ende përpiqet të ringjallë frikën e së kaluarës.

Shqetësuese janë edhe shenjat e bashkëfajësisë shtetërore. Milorad Dodik, figura dominuese e Republikës Srpska, është fotografuar me Saviçiçin para një takimi me Vladimir Putinin në Moskë.

Ekzistojnë frikëra se Republika Srpska po shndërrohet në një qendër stërvitjeje për luftë hibride të mbështetur nga Rusia, duke përfshirë sabotime, përdorim dronësh dhe nxitje trazirash – metoda që tashmë janë parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera evropiane.

Etiketat: ballkanlufteserbet
Artikulli para

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

Artikulli pas

Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

Editor

Editor

Nga Kategoria

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë
Aktualitet

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
AKMC merr tenderët e rindërtimit dhe pajisjeve, qeveria pranon mangësi në reagimin ndaj fatkeqësive
Aktualitet

Reshjet intensive Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje: Zonat që mund të preken

18 Nëntor, 2026
Kush është lideri i ri që do të udhëheqë Apple drejt epokës së inteligjencës artificiale?
Aktualitet

Probleme masive me shërbimet e Apple, mijëra përdorues mbeten pa akses! 

17 Nëntor, 2026
Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare
Aktualitet

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin
Aktualitet

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Trafikanti i drogës që mori 32 milionë euro tendera/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, përfshirë kompaninë e përbashkët me Artan Gaçin
Aktualitet

Trafikanti i drogës që mori 32 milionë euro tendera/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, përfshirë kompaninë e përbashkët me Artan Gaçin

17 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

Si mund t'ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

Të Përzgjedhura

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare”, VanHorn përcjell mesazhin e Donald Trump
Ekonomi

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare”, VanHorn përcjell mesazhin e Donald Trump

Nga Editor
15 Janar, 2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka rikujtuar rëndësinë e sigurisë ekonomike dhe ndikimin e saj për sigurinë kombëtare,...

Lexo të plotë
OBSH: Rastet e kancerit do të rriten me 66,7% deri në vitin 2050, ndërsa pabarazitë globale thellohen

OBSH: Rastet e kancerit do të rriten me 66,7% deri në vitin 2050, ndërsa pabarazitë globale thellohen

10 Korrik, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Rritet ndjeshëm kreditimi për strehim, nga korriku ka nisur shtrëngimi i kushteve

25 Gusht, 2025
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet

DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet

9 Shtator, 2026
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Çmimi i arit dhe argjendit kap rekorde teksa bota bëhet gati për luftë

5 Janar, 2026

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr